Demokratët votojnë kryetarin e ri, anëtarë të PD-së nuk gjejnë emrin në lista

cent

...Lontano
TIRANث- Demokratët me kartë anëtarësie votojnë sot në mbarë Shqipërinë pasuesin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Rreth 105 mijë anëtarë të kësaj force politike janë thirrur për të zgjedhur liderin e ri për herë të parë përmes parimit “një anëtar-një votë”. Votimi ka nisur në orën 8:00, të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 19:00.
70827_1.jpg

Anëtarët e partisë demokratike do të votojnë në 39 qendra votimi të hapura në të gjithë vendin, ndërsa votat do të numërohen në kryeqytet.

Të dy kandidatët, kryetari aktual i Bashkisë së kryeqytetit Lulzim Basha dhe ministri i Transporteve Sokol Olldashi kanë nënvizuar nevojën e një përfshirjeje të drejtëpërdrejtë të anëtarësisë në vendimmarrje dhe premtojnë fitore në garën më të afërt me kundërshtarin e tyre të majtë. Ata kanë evituar debatet e drejtpërdrejta me njeri tjetrin, ndërsa kanë zhvilluar takime thuajse në të gjithë vendin me anëtarët e partisë së tyre.

VOTIMI Nث RRETHE
Ndërkaq procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike, vijon në të gjithë vendin. Ashtu sikundër ishte njoftuar procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 në qytetin e Durrësit, votimi po zhvillohet normalisht, në Pallatin e Kulturës ‘Aleksandër Moisiu’, ku janë regjistruar mbi 4400 votues.

Proces normal po zhvillohet edhe në Mirditë ku 2900 votues kanë regjistruar emrat ne lista, po ashtu në Kurbin ku janë regjistruar 1381 votues. Ndërkaq, në qytetin e Pukës, nuk ka nisur ende procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike, pasi pengesë janë bërë listat e anëtarëve, pasi në rrethin e Pukës janë dërguar vetëm 730 fletë votimi. Anëtarët e PD-së thonë se listat i përkasin vitit 2005 dhe në to nuk ekzistojnë emrat e anëtarëve që i janë bashkuar PD-së vitet e fundit.

Procesi konsiderohet i qetë edhe në Fier, ku votimi ka nisur që prej orës 8 të mëngjesit në ambientet e teatrit Bylis. Raportohet se pjesëmarrja në votime në këtë rreth është e lartë. Procesi i votimit i qetë edhe në rrethet e tjera të vendit.

Në rrethin e Elbasanit janë thirrur për të votuar 5684 anëtarë të cilët do të zgjedhin mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës, postin për kreun e PD, pas dorëheqjes së kryeministrit aktual Sali Berisha.Por ajo ç’ka vihet re është se që në orët e para të votimit që po kryhen në ambjentet e teatrit “ Skampa” ka radhë të gjata të anëtaresisë së PD të cilët nuk gjejnë emrin në lista. Lidhur me këtë anëtaret e komisionit, deklaruan se “ problemi qëndron tek vetë anëtarët të cilet nuk kanë bërë rifreskimin e emrave në lista, por gjithesi ky numër është i vogël dhe nuk përbën problem”.

BASHA VOTON: DESHMOJME VLERAT E DEMOKRACISE
Ora: 12:00 - Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha votoi rreth orës 12:00 në qendrën e votimit të ngritur në selinë e Partisë Demokratike. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Basha e cilësoi procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri si dëshmi të vlerave të demokracisë dhe procesin e parë të vërtetë në zgjedhjet brenda një partie.

Basha falënderoi anëtarësinë e PD-së, ndërsa foli tone të ashpra për mazhorancën e re dhe kreun e saj, duke i akuzuar për deformim të vullnetit të shqiptarëve në zgjedhjet e 23 qershorit.

“Ky është rasti kur krahasojmë identiteti tonë, vlerat tona me antivlerat e turpshme, me diskreditimin që i bëhet qytetarit shqiptar nëpërmjet vjedhjes dhe tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve, siç provojnë kutitë e Lezhës dhe akoma me keq tentativën e Ramës për të penguar transparencën e plotë. Deformimi i vullnetit të qytetarëve shqiptarë është e papranueshme këtu në mes të Europës.”- deklaroi Basha.

KORCث, ANثTARثT E PD: PROBLEMET ME LISTA Tث QثLLIMSHME
Ora 11:45 Edhe në Korcë, janë regjistruar probleme me listat e votuesve. Kreu i PD-së Gjergji Papa tha se rastet janë sporadike teksa shtoi se ajo nuk është e qëllimshme.

Nga ana tjetër, anëtarët e PD-së që nuk kanë gjetur emrin në lista pretendojë se gjithçka është e qëllimshme. “Mbështesim Bashën, gjithçka e qëllimshme”, shprehen ata.

VOTON BERISHA: DO JEM NJثRI PREJ JUSH, NUK LARGOHEM
Ora 11:20 Kryetari i dorëhequr i PD-së Sali Berisha iu drejtua kutisë së votimit për zgjedhjen e pasardhësit të tij rreth orës11:20. Në një prononcim për gazetarët pasa se të futej në qendrën e votimit lideri historik i PD-së, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 23 qershorit duke e cilësuar zgjedhjen e kreut të ri të PD një ditë historike, përmes parimit ‘1 anëtar 1 votë’, i siguroi demokratët se nuk do largohet, por do jetë njëri prej tyre që fillimin e ri për partinë ta shndërrojë në një fitore më të madhe kundër kundërshtarit politik.

“Të theksoj me kënaqësi të veçantë se kjo është një ditë historike për PD, pasi për është të parë në historinë e saj por dhe të vendit zgjedh bazuar në parimin me demokratik “1 anëtar, 1 votë”, kryetarin e saj të ri. ثshtë rast i shkëlqyer për t’iu përcjell përshëndetjet me të përzemërta të gjithë anëtareve dhe anëtarëve të PD për mënyrën e civilizuar me të cilën ata ndoqën, respektuan garën e hapur për kryetar partie, për pjesëmarrjen e tyre në votim. I siguroj përsëri se do jem njëri prej tyre për të bërë gjithçka për një fillim të ri të PD ta shndërroj garën e saj të parë në një fitore të thellë”, u shpreh Berisha.



PROBLEME ME LISTAT DHE Nث BERAT
11:13 Kryetarja e komisionit në qendrën e votimit, Berat Liljana Bica në një prononcim për News24, bën me dije se disa anëtarë të PD nuk gjejnë emrat në listat e votuesve.
Gjithashtu Bica thekson se janë regjistruar edhe probleme me shtypjen e shkronjave në listat e emrave.

TIRANث, PROBLEME ME LISTAT
10:40 Teksa demokratët në gjithë vendin vijojnë të votojnë për kreun e ri të PD-së, në Tiranë është shënuar problem me listat, për personat që janë transferuar në Tiranë.

Nga qendra e votimit e vendosur në ‘Muzeun Historik Kombëtar”, gazetari Erion Skëndaj raporton p[personat e transferuar në Tiranë nuk mund të votojnë dot pasi nuk e kanë gjetur ermin e tyre në lista për shkak se nga momenti që janë anëtarësuar nuk e kanë marrë me vete dokumentacionin transferimit.

Vera Jarani, ish-kryetare e një ****iOni të PD në jnë prononcim për News24, bën me dije se vajza e saj megjithëse nuk mund të votojë për kreun e ri të PD-së pasi emri i saj nuk figuron në lista.

“Vajza është interesuar dhe nuk e ka emrin në listë. Më vjen çudi pse emrat mungojnë, vajza nuk vjen nga rrethet . unë e kam shtëpinë tek rruga “اerçiz Topulli”, njësia 9. i me bijë nuk do votojë , vajza e ka kartën e anëtarësimit. Problemi është vënë re sot. Vajza ime është anëtarësuar para 1 viti”, shprehet Jarani.

GJIROKASTثR, SEKRETARI I PD: DISA ANثTثRث JANث HEQUR NGA LISTAT
Ora 10:15 1680 Demokratë nga Gjirokastra i janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të partisë. Ndërkohë, që janë regjistruar parregullsitë e para. Adrian Islami themelues dhe sekretar i PD nga viti 1997-2001 në një prononcim për News24, deklaron se janë hequr emrat e anëtarëve të mëparshëm të PD dhe janë zëvendësuar.

“Kjo gjë bëhet vetëm për pjesë korruptimi dhe nga klane të posaçme për të ruajtur identitetin e krerëve lokal. Themeluesi i PD-së, Sokol Karaulli, ka qenë themelues nuk e ka emrin edhe pse mban një vërtetim që e ka që nga Azem Hajdari”, thekson Islami.

Sekretari i PD-së për Gjirokastrën ka sulmuar kandidatë Basha dhe Olldashi, duke i akuzuar se e kanë kthyer partinë në klane.

BERISHA: DITث HISTORIKE PثR DEMOKRATثT
Ora 10:05 Kryetari i PD-së në detyrë Sali Berisha e ka cilësuar ditë historike zgjedhjet e pasardhësit të tij.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha thekson se për herë të parë në historinë e saj PD do e zgjedhë kreun e ri të saj përmes parimit “një anëtar, një votë’.

“Të dashur miq, sot ditë vërtet historike për PD! Në, anëtarët e saj, do zgjedhim për herë të parë në historinë tonë, por dhe të vendit, me një garë të vërtet me parimin "një anëtar një votë", Kryetarin e ri të PD. Rroftë Partia Demokratike dhe anëtarësia e saj! sb”, shkruan Berisha.

PUKث, ENDE NUK KA FILLUAR VOTIMI PثR KRYETARIN E PD-së
Ora 08:35- Procesi i votimit për kryetarin e PD-së nuk kanisur ende në qytetin e Pukës. Pengesë për nisjen e votimit janë bërë listat e anëtarëve, pasi në rrethin e Pukës janë dërguar vetëm 730 fletë votimi. Anëtarët e PD-së thonë se listat i përkasin vitit 2005 dhe në to nuk ekzistojnë emrat e anëtarëve që i janë bashkuar PD-së vitet e fundit.

KORاث, NIS PROCESI VOTIMIT
Ora: 08:00- Në Korçë procesi i votimit për kreun e ri të PD-së ka nisur normalisht në orën 08:00. 5200 anëtarë të PD-së janë thirrur të marrin pjesë në votime. Sipas kryetarit të komisionit të kësaj qendre votimi, Adrian Shkëlqimi procesi i votimit është duke u zhvilluar i qetë edhe pa probleme. Sipas tij, pavarësisht orëve të para të nisjes së procesit pjesëmarrja në votim duket e kënaqshme, ndërsa pjesëmarrësit nuk kanë hasur probleme me gjetjen e emrit në listë. Në të gjithë qarkun e Korçës pritet të marrin pjesë 11.600 votues, nga këta 5200 janë anëtarë të partisë demokratikë ne rrethine Korçës, 2300 në rrethin e Devollit,3400 në rrethin e Pogradecit dhe 700 anëtarë në rrethine Kolonjës.

MBYLLJA E FUSHATES, BASHA: RAMA-META, DYSHE ZULLUMESH
Një dita para zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së, kandidati Lulëzim Basha ka mbyllur fushatën në një takim me anëtarët e njësive 1,3,4 dhe 11 në kryeqytet. Përpara mbështetësve të tij, Basha premtoi se nëse fiton zgjedhjet e nesërme në PD do gjejë mënyrën për ta ringritur këtë parti, për të fituar beteja të tjera.

“Kjo garë po vërteton se si ne, demokratët në momentet jo më të mira tonat rrezatojmë vlera dhe dinjitet për qytetarët e politikën shqiptare. Falenderoj nga zemra cdo anëtar që u përfshi në këtë proces të jashtëzakonshëm dhe emancipues. Të nisim rrugën tonë drejt rikthimit dhe fitores. Kemi vendosmëri për tu ringritur”, tha ai.

Gjatë këtij takimi Basha lëshoi një thirrje për bashkim mes cdo demokrati. “Në këtë garë, që në momentin e parë kam pasur një thirrje, kërkesa ime e parë, e dytë dhe e tretë ndaj cdo demokrati është që edhe sot të jemi më të bashkuar dhe me afër se kurrë me njëri-tjetrin”.

Duke u shprehur se është përgjegjësi të kandidosh për kreun e ri të PD-së, Basha tha se nuk pretendon të zëvendësojë Berishën, por kandidon për të mos e lënë të ndalë orën e lirisë.

“Askush nuk e zëvendëson Berishën, ai është lideri historik i PD, por ora e PD nuk mund të ndalë, është ora e lirisë dhe zhvillimit europian. Nuk jam i shtyrë nga ambicija personale, sot marr përgjegjësinë time para cdo demokrati dhe mbështetësi për të ofruar gjithcka nga shpirti, mendja e trupi im", tha ai.

Teksa komentoi rezultatin e 23 qershorit, Basha u shpreh se pas zgjedhjeve të reja brenda PD-së do të bëhet edhe një analizë për të gjetur pikat e forta dhe të dobëta të forcës së djathtë, më të madhe në vend.

“Rezultati nuk ishte ai që prisnim, dëshironim, për të cilin kishim punuar. Këto ditë dhe javë kanë qënë të një reflektimi të thellë. Ky tur takimesh e ditët para tij më kanë dhënë mundësinë të ndjej dhe prek hidhërimin për humbjen të militantëve anë e mbanë vendit. Kam dëgjuar dhe ndjerë tronditje, edhe për dorëheqjen e liderit tonë historik, Sali Berisha”, tha Basha ndërsa shtoi se, “Do bëhet një analizë për humbjen e zgjedhjeve, të evidentojmë pa emocion gjithcka që bëmë në këtë fushatë e vitet pararendëse”, tha ai.

Sipas Bashës, një nga shkaqet e humbjes ishte mungesa e vëmendjes ndaj bazës, antarëve dhe militantëve të PD. Ai premtoi më tej, se në krye të PD-së do të respektojë vlerat e cdo anëtari, se do dëgjojë zërin e tyre dhe do i bëjë ata pjesë të vendimmarrjes në këtë parti.

“Anëtari i PD është sovran i padiskutueshëm. Zgjedhjet do zhvillohen sipas parimit një anëtar një votë. Nuk ka, nuk shoh asnjë arsye që ky parim të mos jetë në statutin e PD. Unë do kërkoj mendimin e sovranit për cdo veprim, kjo duhet të kthehet në një normë standarde në punën e PD. Të mobilizojmë cdo mendje, e cdo shpirt, cdo anëtar”, tha ai.

Basha nuk nguroi të akuzojë të majtën dhe ti shpallë asaj luftë frontale e ballore, për ta nxjerrë sërish në opozitë.

“Kundërshatri ka komplekse të thella me trashëgiminë dhe identitetin e forcës sonë politike. Në cdo prag zgjedhjes ndryshojnë ngjyrat, bëri mavinë e mashtrimit me ngjyrën tonë. Identitetin e tij nuk arrin ta shqiptojë”, tha Basha ndërsa nënvijëzoi se ata “Vijnë nga një humnerë antivlerash”.

Kandidati për kreun e PD, tha më tej se është i vendosur të bëjë një opozitë të fortë ndaj mazhorancës së re, të cilën e cilësoi si mazhorancën e zullumit. AI tha se do bëjë cdo gjë për tu përballur me dyshen Rama-Meta. “Gati të bëj opozitë të fortë ndaj dyshes së zullumit Rama-Meta. Gati të përballem me këtë mazhorancë të zullimit”, vijoi ai.

Ai shtoi se PS faktoi edhe nga rinumërimi i Lezhës se ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura.
“PS ka ardhur në pushtet me vjedhjen e votave, këto janë vlerat e tyre, e dëshmon rinumërimi i Lezhës. Kanë vjedhur dhe abuzuar me votën e shqiptarëve, ai bërtiste për votat në 4 vite, ndërsa sot u faktua në Lezhë si hajduti i votave, më i pacipë me mjete banditeske”, shtoi Basha.

Duke iu drejtuar Ramës, ai i kujtoi shprehjen “Kush të ka mundur njëherë është gati të të mundë përsëri”.
/BalkanWeb
 
Top