Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Demokratët kërcënojnë me vdekje komisionerët socialistë

Thyhet heshtja zgjedhore, presion dhe dhunë ndaj opozitës
Presionet psikologjike dhe incidentet nëpër rrethe thyejnë heshtjen zgjedhore. Edhe pse ishte përcaktuar si ditë heshtje për të gjitha partitë politike politike dhe përfaqësuesit e saj, Partia Socialiste nuk ka mundur të mbajë një qëndrim të tillë përballë dhunës psikologjike që sipas saj po u ushtrohet kominionerëve të saj por edhe incidenteve të ndryshme që kanë ndodhur nëpër rrethe. Kandidati i PS për deputet Ethem Ruka ka denoncuar dhunën psikologjike që sipas tij mbizotëron tek shumica e komisionerëve socialistë në rrethin e Tepelenës. Sipas Rukës, gjatë ditës së djeshme, duke vazhduar deri në orët e vona të mbasdites komisionerë të qendrave të votimit në fshatrat e Komunës Qendër Memaliaj në rrethin e Tepelenës, janë kërcënuar me vdekje nga persona ende të paidentifikuar. Komisionerët socialistë janë shprehur të shqetësuar se kërcënimi ka qenë me vdekje për ta dhe familjarët e tyre nëse ata do të jenë pjesëmarrës në procesin e votimit. Format e kërcënimit kanë qenë përmes telefonatave me numra të fshehtë dhe kanë qenë periodike çdo 30 minuta, ka bërë të ditur Ruka, sipas të cilit kanë qenë komisionerët socialistë të qendrave të votimit në fshatin Memaliaj, Vasjar, Kashisht, si dhe në qytetin e Memaliajt, të cilët kanë raportuar dhunën pranë tij. Ruka ka marrë në konsideratë shqetësimin e komisionerëve socialistë dhe ka kërkuar publikisht përmes një komunikate për shtyp, që drejtuesit lokalë të PD të ndalin këto forma presioni që kanë për qëllim tensionimin e situatës dhe krijimin e një klime të pasigurtë për votuesit. Kandidati socialist për deputet i PS, Ethem Ruka u ka bërë thirrje edhe një herë drejtuesve të PD në Tepelenë, të jenë racionalë në qëndrimin e tyre karshi zgjedhjeve dhe mos të bëhen pengues të një procesi të cilin do ta dëshironin të gjithë të jetë rregullt dhe brenda standardeve.
PS i drejtohet OSBE-ODHIR
Partia Socialiste ka denoncuar pranë OSBE-ODHIR 2 incidentet e ndodhura ditën e djeshme në qytetin e Peqinit dhe Elbasanit. Sipas informacioneve të marra nga strukturat socialiste në Peqin e Elbasan, mësohet se është shoqëruar në komisariatin e policisë njëri prej komisionerëve socialistë, Shkelzen Faiku, pa asnjë lloj arsyeje. Ndërkohë, në Elbasan është goditur vëzhguesi i PS, Kujtim Shinkolla, nga punonjësi i zyrës së Tatim Taksave, Zyber Troku. PS ka bërë të ditur se në qytetin e Peqinit, Policia e Shtetit ka ndaluar dhe shoqëruar për në komisariatin e qytetit te Peqinit, njërin nga komisionerët e PS, Shkëlzen Faiku, duke mos dhënë asnjë motivacion për arsyen dhe shkakun e ndalimit të tij. Para dyerve të komisariatit të Peqinit është gjendur edhe kandidati për deputet për PS, Skënder Hasa,i cili ka kërkuar informacion për ndalimin e komisionerit, por nga policia nuk është dhënë asnjë informacion. Sipas PS, situata në qytetin e Peqinit është tensionuar, Pasi Policia e shtetit po bën presion të hapur ndaj komisionerëve të subjektit zgjedhor të saj. Një veprim tjetër i pa precedent, sipas PS ka ndodhur në komunën Shalës të rrethit Elbasan, ku punonjësi i zyrës se tatim-taksave, Zyber Troku bashkë me vëllain e tij, i udhëhequr nga kryetari i komunës Vasil Mëhilli kanë goditur dhe keqtrajtuar banorin Kujtim Shinkolla, i cili mban statusin e vëzhguesit të Partisë Socialiste dhe kanë kërcënuar me jetë kryetarin e komisionit të Partisë Socialiste, Albert Rama, PS i ka cilësuar këto janë incidente, si treguese se qeveria po përjeton me ankth orët e fundit dhe po mundohet të përdorë çdo mjet antiligjor për të rezistuar.
gAZETA sOT
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back