Kuptimi i demokracisë
Demokracinë e kuptojmë si tërësi vlerash demokratike, që nuk paraqesin një sistem ideal pa kundërthënie, por një sistem që mundëson kushtet reale për pjesëmarrjen sa më të gjerë të njerëzve në ushtrimin e punëve publike dhe ndërtimin e politikave publike, që synojnë krijimin e një mirëqenie të përgjithshme.
Demokracia është sistem i qeverisjes që buron nga populli, funksionon me popullin dhe për popullin (Abraham Lincoln), ky përkufizim idealit bazohet në idenë e sovranitetit popullor, i cili siguron qeverisjen e drejtpërdrejt ose nëpërmjet organeve përfaqësuese të popullit. Ky koncept edhe se përfaqëson konceptin burimor nuk shpreh realitetin shoqëror, i cili është përplot kundërthënie konflikte interesash dhe pluralitetet e diversitetet shoqërore.
Demokracia në fakt nënkupton sistemin që akcepton tërësinë e vlerave qytetëruese të cilat sigurojnë mirëqenien individuale dhe publike, krijimin dhe funksionimin e politikave publike nga qytetarët përmes institucioneve demokratike.
Në doktrinat bashkëkohore politike dominojnë qasjet realiste për demokracinë, të cilat lënë anash parimin e “sovranitetit popullor” dhe në epiqendër vendosin qytetarin, emancipimin politik të tij dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në ndërtimin e politikave publike dhe zgjedhjen e organeve përfaqësuese.
Përkufizimi i demokracisë
Sipas definicionit ontologjik, në fjalorët e ndryshëm gjuhësor, demokracia “është qeverisje e popullit, ku pushtetit suprem i takon popullit, i cili atë e ushtron vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes përfaqësuesve të vet të zgjedhur në sistemin e lirë zgjedhor”.
Në përkufizimin juridik të demokracisë përmenden dy elemente të demokracisë: e para, ajo shpreh vullnetin politik të shumicës së popullit si bartës i pushtetit politik , dhe e dyta, realizimi i këtij vullneti konsiston në lidhjen e funksionimit të shtetit me popullin, i cili duhet të siguroj zbatimin e vullnetit të tij.
Në esencë demokracia është tërësi e ideve dhe parimeve për lirinë. Ajo institucionalizon lirinë dhe krijon kushte për realizimin e saj. Duke pamundësuar tiraninë dhe shtypjen, demokracia afirmon lirinë e popullit, vetëvendosjen e tij dhe institucionet politike popullore, “të cilat dalin nga populli dhe punojnë për të”.(Xhon Stjuard Mill)
Botëkuptimi tradicional dhe klasik i demokracisë, si sistem i qeverisjes së popullit, sot në kushte të një zhvillimi të lartë ekonomik, teknologjik dhe kulturor, është mjaft abstrakt, madje edhe fizikisht i pamundur të realizohet.
Në kuptimin politik demokracia mund të përkufizohet në kuptimin e gjerë dhe kuptimin e ngushtë.
Në kuptimin e ngushtë demokracia nënkupton sistemin politik në të cilin sigurohet qeverisja-sundimi në emër të shumicës së popullit, sistem me të cilin, me kushtetutë dhe ligj është siguruar mundësia reale që qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, të marrin pjesë aktive në jetën politike dhe të kenë ndikim në të gjitha format e vendosje politike.
Në kuptimin e gjerë demokracia nënkupton marrëdhëniet demokratike në të gjitha sferat e jetës shoqërore, funksionimin e institucioneve politike në kuadër të rregullave të shtetit ligjor, si dhe pozitën aktive dhe liritë politike të qytetarit si subjekt i jetës politike.
Demokracia dhe parlamentarizmi janë të ndërlidhura ngushtë në mes veti, në kuptim më të gjerë demokracia nënkupton parlamentarizmin dhe pluralizmin, si proces politik përmes të cilave artikulohet vullneti politik i qytetarëve.
Parlamentarizmi krahas sovranitetit popullor, shtetit ligjor dhe qytetarit të lirë, paraqet element themelor të çdo sistemi dhe rendi demokratik.
Me parlamentarizëm në kuptimin e përgjithshëm nënkuptohet një sistem përfaqësues në të cilin parlamenti si organ qendror i zgjedhur, luan rol qendror në procesin e marrje së vendimeve të rëndësishme politike.
Atributet themelore të demokracisë dhe shtetit demokratik
Sistemi dhe rendi demokratik presupozon ekzistimin dhe sigurimin e parakushteve të cilat mundësojnë zhvillimin e marrëdhënieve demokratike. Atributet themelore të demokracisë janë:
• Sovraniteti popullor;
• Qeverisja e së drejtë përkatësisht shteti ligjor;
• Ndarja dhe kufizimi i pushtetit shtetëror;
• Zgjedhjet e lira , të drejtpërdrejta dhe pluraliste;
• Sigurimi dhe garantimi i të drejtave të qytetarëve;
• Pluralizmi politik dhe ekonomik;
• Përgjegjësia politike;
• Procedura demokratike e marrje së vendimeve;
• Kultura dhe toleranca politike.
1. Sovraniteti popullor nënkupton realizimin e vullnetit politik të popullit nëpërmjet konceptit të qeverisjes së shumicës, që realizohet drejtpërdrejtë nga qytetarët ose nëpërmjet organeve përfaqësuese të zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët. Krahas vullnetit të shumicës, duhet të krijoj edhe hapësirë politike edhe për artikulimin politik të pakicës dhe të inkorporoj atë në jetën politike.
2. Shteti ligjor nënkupton respektimin e parimit të ligjshmërisë. I gjithë pushtetit shtetëror duhet të del nga ligji dhe bazohet në të. Legjitimiteti i pushtetit buron nga populli dhe ligji. Populli legjitimon pushtetin dhe organet e tij, duke u dhënë votën e tij mandat për qeverisje ndërsa organet e zgjedhura në mënyrë demokratike, duhet të organizohen në mënyrë demokratike dhe të sigurojnë mekanizma institucional për realizmin e interesave të përgjithshme shoqërore. Shteti ligjor si koncept modern nënkupton shtetin demokratik të bazuar në të drejtat e qytetarëve, që të zgjedhin organet dhe institucionet përfaqësuese në një anë dhe obligimet e këtyre organeve që në punën e tyre të kufizohen me autorizimet e tyre që burojnë nga ligji. Element themelor i konceptit të shtetit ligjor është ndarja dhe kufizimi i pushtetit shtetëror. Asnjë pushtet nuk është absolut, ai kufizohet nga ligji, i cili cakton kornizën e fushëveprimit të tij. Gjyqësia e pavarur është institut i shtetit ligjor dhe demokratik, që duhet të sigurojë mbrojtjen e qytetarëve nga arbitrariteti i pushtetit, mbrojtjen efikase të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, si dhe arbitrimin objektiv të gjykatave, në zgjedhjen e kontesteve publike dhe private. Pavarësia e gjyqësisë realizohet duke siguruar pavarësinë e gjyqtarëve, të cilët në punën e tyre duhet të udhëhiqen vetëm nga ligji. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria paraqet esencën e shtetit ligjor, i cili është në funksion të realizimit të së drejtës.
3. Parimi i ndarjes dhe i kufizimit të pushtetit është një nga parakushtet elementare të demokracisë. Vendosja e një ekuilibri midis tre pushteteve është bazë për funksionimin e demokracisë në një shtet. Balanca dhe ekuilibri i pushteteve në shtetet demokratike parlamentare duhet të arrijë dy qëllime: e para të siguroj pavarësinë e pushteteve dhe e dyta të kufizojë pushtetet, duke përcaktuar mekanizma të kontrollit të tyre reciprok. Varësisht nga mënyra e përcaktimit të balancës midis pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, funksionojnë tri modele të qeverisjes shtetërore: sistemi parlamentar, presidencial dhe i kombinuar.
4. Zgjedhjet e lira, të drejtpërdrejta dhe demokratike paraqesin institucionin qendror të sistemeve demokratike. Zgjedhjet e lira dhe demokratike, sigurojnë konkurrencën midis subjekteve me opsione dhe alternativa të ndryshme politike. Në demokraci nuk ka mandate të përhershme , të gjitha organet dhe bartësit e pushtetit, marrin votëbesimin për interval të caktuar kohor, pas skadimit të cilët duhet sërish t’i nënshtrohen procesit zgjedhor. Zgjedhjet në sistemet demokratike nuk janë vetëm instrument i legjitimitetit të pushtetit dhe zgjedhjes së organeve shtetërore, por edhe mjet përmes të cilit qytetarët me referendum dhe forma tjera të deklarimit personal marrin pjesë drejtpërdrejt në marrjen e vendimeve politike.
5. Sigurimi dhe garantimi i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit është në funksion të personalitetit dhe rolit aktiv të qytetarit në jetën politike. Liritë dhe të drejtat e qytetarit dhe sigurimi i mekanizmave kushtetues, për mbrojtjen e tyre janë tregues i mirëfilltë i demokratizimit të shoqërisë. Për sigurimin e rolit aktiv të qytetarit në shoqëri, rëndësi të posaçme kanë të drejtat dhe liritë politike, siç janë: liria e të menduarit, liria e bashkimit politik, liria e fjalës, e shtypit, e informimit etj.
6. Pluralizmi politik dhe ekonomik është negacion i monizmit është një parakusht tjetër i demokracisë. Pluralizmi politik nënkupton mundësinë e lirë të veprimit të partive politike si forma institucionale të artikulimit të aspiratave të tyre politike dhe si subjekte themelore të jetës parlamentare. Pluralizmi afirmon shprehjen e lirë të qëndrimeve, alternativave dhe opsioneve të ndryshme politike, ballafaqimin dhe konkurrencën e tyre. Pluralizmi ekonomik mundëson konkurrencën ekonomike në mes formave të ndryshme të pronësisë si dhe funksionimin e sistemit ekonomik sipas ligjeve ekonomike të tregut të lirë.
7. Përgjegjësia politike paraqet një mjet të fuqishëm të presionit dhe kontrollit shoqëror ndaj institucioneve politike. Krahas publicitetit të punës, ky parim është në funksion të efikasitetit, ligjshmërisë dhe shoqërizimit të këtyre institucioneve, të cilat së fundi duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe në funksion të realizimit të interesave të përgjithshme. Krahas autorizimeve, bartësit e institucioneve publike nga trupi elektoral që i ka zgjedhur ngarkohen me përgjegjësi politike, prandaj sistemet demokratike afirmojnë dhe zhvillojnë institucionin e përgjegjësisë politike si mjet të kontrollit shoqëror të punës së institucioneve politike dhe bartësve të titullarëve të funksioneve politike dhe publike.
8. Procedura demokratike e marrje së vendimeve synon të respektoj rregullat dhe veprimet institucionale, në marrjen e vendimeve politike. Këto rregulla paraqesin rregulla të sjelljes , në shoqëri të cilave duhet t’i përmbahen të gjithë pjesëmarrësit e jetës politike. Procedura demokratike e marrje së vendimeve lufton anarkinë dhe sjelljen arbitrare të organeve shtetërore dhe qytetarëve. Vendimet në organet shtetërore dhe institucionet publike merren në procedurë kushtetuese dhe ligjore, çdo vendim i marrë jashtë procedurës ligjore dhe demokratike, nuk është valid dhe nuk mund të prodhon pasoja juridike për qytetarët. Vendimet politike duhet të synojnë realizimin e interesave të qytetarëve në një anë dhe interesin e përgjithshëm shoqëror në anën tjetër.
9. Kultura dhe toleranca politike konsiston në sjelljen në pajtim me praktikën dhe normat me të cilat vërtetohet aftësia e popullit, që të qeverisë me veten. Toleranca politike si element i demokracisë kupton sjelljen korrekte të jetës politike, respektimin e tyre reciprok dhe gatishmërinë për të bërë kompromise politike. Kompromiset politike janë instrumente për arritjen e qëllimeve politike dhe për gjetjen e zgjedhjeve të mundshme. Kompromiset në jetën politike nuk “janë alternativë, por një domosdoshmëri e sjelljes politike”. (Douglas K. Stevenson)