Demokracia ka vdekur. Rrofshin diktatorucët!

Ne nuk jemi popull shqiponjash. Ne jemi njerez të shtypur e aspak krenarë! Ndaj meritojmë diktaturat! Sepse sikundër thoshte Ciceroni “Një qytetar i mirë nuk lejon kurrë një pushtet individi që del mbi ligjet e normat”!

Cila është panorama e demokracisë sonë? Një demagogji e gjallë që ka marrë formën e diktaturës. Dhe nuk e kam fjalën vetëm për z Rama. Tek ne demokracia ka vdekur si sistem, ende pa lindur mirë! Partitë që sollën demokracinë sot janë shndërruar në fidanishte diktatorucësh!

Partitë politike i kanë forumet e tyre inegzistente. Vendos Kryetari diktator. Mbledh Partia Socialiste kryesinë apo asamblenë e nëse dikush ka një mendim kundër flaket jashtë, dikush që guxon e nge gjysëm zëri për ndonjë problem del nga listat e deputetëve. E njëjta shfaqe në Partinë Demokratike. Vendos Basha dhe pse baza kundërshton me forcë. Krijon Komision demokratik Basha për përzgjedhjen e kandidatëve e në fund nuk pyet njeri. Pa le më tej LSI që është një parti private ku pronari është padiskutim ai që vendos. Dhe prej këtij modeli do të lindi Parlamenti i Ri, në dukje me figura të reja të cilët do ti nështrohen diktatorëve përkatës. Ndryshe? Flaken jashtë. Parlamenti i ri sërish do jetë Parlamenti i kartonave! Asgjë e re! Njerëzit do vazhdojnë të mashtrohen me fjalën demokraci duke u bërë mbështetja kryesore e diktatorëve të sotëm të cilët vazhdojnë të sundojnë në emër të demokracisë!


E sikur të mos majftonin këto diktatorë partiak, ky model shtrihet në piramidën qeverisëse deri në bazë.Diktatorucët i gjen kudo.

Ka me dhjetra drejtorë e drejtorevica Agjensishë apo Drejtorishë që bëjnë “ ligjin si e duan. Dhuna e tyre psikologjike ndaj vartësve shkon përtej cdo perceptimi qeverisës. Urdhërat, që jo rrallë vijnë në kundërshtim me ligjet, prevalojnë në administratën publike. “Ti bëj kështu se e di unë!”Tipiku I dikatorucit që kopjon në mënyrë banale”shefin” që ka mbi krye. Dhe njerëzit që me kokën ulur, iu nështrohen pa më të voglin kundërshtim. Ndryshe? Ndryshe mbeten pa punë!


I keni parë “dëgjesat” publike të organizuara nga ata që na qeverisin? E quajnë demokraci! Dhe kur qytetarët kundërshtojnë dhe kur ata protestojnë, nuk i llogarit kush. Asnjë krah i politikës. Askush nuk i pyet e askush nuk mendon për ta. Sepse ata bëjnë vetëm MONOLOGJE! Dhe këtë e quajnë demokraci! Dhe ajo që më shqetëson është se ky modeli i diktatorucëve (që kopjojnë “shefat”por janë të përulurit e devotshëm deri në pështirosje ndaj tyre), po kap për fyti gjithë shoqërinë. Në arsim ka drejtorevica që bëjnë arrogantin, që “urdhërojnë” jashtë cdo llojë norme morale apo kodi etik, qe iu pëlqen vetja deri në kërcënime ndaj mësuesve që ngrenë zërin! Ka dekanë fakultetesh të tillë …

Dhe ky model që i ka ka zënë frymën demokracisë do vazhdojë të lulëzojë, sepse ne nuk jemi e nuk bëhemi dot solidarë me ligjin, me rregullin me vlerën, por nështrohemi ndaj diktatorucëve! Ne i “miratojmë” në heshtje guximtarët ,por i lemë vetem ata në kundërshtimet e tyre.

Ndaj Mos kërkoni e mos flisni për Demokraci! Keni vetëm fjalën e lirë dhe atë nuk mund ta përdorni dot!

E cfarë bëri Enveri më tepër? Vrau kundërshtarët e tij politik, do thoni ju! Këta tani të “vrasin” duke të fyer, duke të lënë rrugëve, duke të përdorur në emër të demokracisë!

Sa kohë që do ti nështrohemi e nuk do bëhemi dot bashkë për të kërkuar llogari në zbatimin e ligjit, sa kohë që do të lejojmë që vlerat të shkelen me këmbë apo të përdoren nga dikatorucët, aq kohë mos prisni të ndërtoni Demokraci! Është më e lehtë të pranosh diktaturën se sa të vendosësh ekuilibrin demokratik. Kjo do ndërgjegjësim, do edukim, do kurajo do solidaritet!Ne këto nuk i kemi!


Fjala.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top