çfarë i bën alkooli mëlçisë?
Në një video nga Lifechangers, Dr. Drew Pinsky iu shpjegon shikuesve se si konsumimi i tepërt i alkoolit mund t’ua dëmtojë mëlçinë. Ai ka krahasuar një mëlçi të shëndetshme me një mëlçi të dikujt që ka konsumuar alkool. Siç do ta shihni edhe vet, mëlçia e shëndetshme mban ngjyrë më të kuqe dhe duket më mirë e formësuar, ndërkaq mëlçia me cerozë ka ngjyrë hiri dhe është e mbushur me shenja.
Dr. Drew thotë se nëse mëlçia nuk funksionon siç duhet, i tërë trupi fillon të mos funksionojë siç duhet, madje edhe sistemi imunitar dobësohet dukshëm. Vlen të ceket se ceroza shfaqet kur mëlçia dëmtohet përherë nga dëmet afatgjate si pasojë e abuzimit me alkool, hepatitit apo obezitetit.
[video=youtube;l-SBR7p7K-M]https://www.youtube.com/watch?time_continue=63&v=l-SBR7p7K-M[/video]