Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dëmet e alkoolit në organizëm

Dëmet e alkoolit në organizëm



Shiko fotografinë 1428682


Konsumi i alkoolit është shumë i lartë, sidomos në radhët e të rinjve në vendet e zhvilluara. Ky është dhe shkaku kryesor i incidencës më të lartë të steatozës alkoolike dhe cirrozës në mëlçinë e konsumuesve të rregullt të alkoolit. Dëmet prej tij shkaktohen më së shumti në mëlçi, tru dhe më pak në zemër. Në mëlçi, alkooli i konsumuar, shkakton dëmtime të qelizave hepatike, dëmtim që rritet në kohë duke u varur nga doza e konsumuar, kohëzgjatja e konsumit, si dhe nga veçoritë fiziologjike të individit.


Njerëzit që pinë prej vitesh alkool, që nuk ndiejnë gjë, papritur, një ditë gjenden para një fakti të hidhur. Mëlçia e tyre ka marrë fund duke u kthyer në një mëlçi steatozike, ose më keq akoma në mëlçi cirrotike. Ata mund të kenë pasur shqetësime të lehta që nuk ia vënë veshin, pasi prekja e mëlçisë nga alkooli shpesh është asimptomatike. Nuk janë të pakta rastet kur zbulimi i një dëmtimi hepatik bëhet në ekzaminimet rutinë që bëjnë pacientët, ose në testet e funksionit hepatik që ata realizojnë (gjak komplet për matjet e bilirubinës, fosfatazës alkaline, kohës së protrombinës, aminotransferazave, gama glutamil transpeptidaza etj).


Jo pak dëmtime nga alkooli pëson edhe pankreasi. Përdorimi i zgjatur i tij e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë, sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave pankreatikepër të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve, sidomos të yndyrnave të marra me dietën ushqimore.


Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e të dehurit, në të cilën sistemi nervor qendror nuk arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme, apo të pavullnetshme të personit në fjalë.


Dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë. ثshtë vërtetuar se për çdo 1 litër alkool, vdesin 1000-2000 neurone, qelizat funksionale të trurit, të cilat nuk rigjenerohen më pas dëmtimit. Kështu që përdoruesit kronikë të alkoolit, me kohë e çojnë personin drejt demencës (skizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor etj. Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trurit. Përveç kësaj, edhe vetë cirroza e zhvilluar në mëlçi, shfaqet me dëmtim të trurit si pasojë e shtimit të toksinave në trup që normalisht duhet të metabolizoheshin prej mëlçisë. Një mëlçi jo tepër funksionale nuk ka se si t’i largojë këto toksina, duke bërë të mundur grumbullimin e tyre në organizëm dhe dëmtimin e trurit.


Shiko fotografinë 1428683


Alkooli është një substancë që mund të krijojë varësi. Përdorimi, dhe për më tepër abuzimi mund të shkaktojnë një sërë problemesh personale, familjare, financiare, ligjore, arsimore, sociale, aksidente dhe vdekje.


/BA
 
Ne shume raste njerzit e konsumojn alkoolin per tju lqgruar stresit, problemeve
 
Nje gote mbas pune me relakson, ca gota gjate fundjaves me clodhin... po nuk abuzove asgje nuk te gjen.;)
 
Si mund ta rrezikoj alkooli shendetin tim , ku prezenca ime ne trryezen e atij qe konsumon alkool nuk vjene ne shprehje . E lere me te konsumoj ndonjehere .
Kur ka 100 pije alternative te tjera nuk mund ti arsyetoj asapak keta konsumuesit e alkoolit . Te vrasesh veten nuk e bene pa u cmendure njehere .
 
Mjafton te mos abuzosh.

Darius
 
Hiq dore nga duhani, ok
Hiq dore nga alkoli, ok
Hiq dore nga kafeja, ok
Hiq dore nga femrat, ok

اa ngelet me bo?! Nje gote Barolo do e pi, qameti u befte.
 
Qe kur lash duhanin,realisht e konsideroj veten nje njeri qe ben nje jete te shendetshme. PErafersisht pasi jo gjithmone ushqimet qe konsumojme jane biologjikisht te pasterta.
Alkoli eshte shume me i keq se duhani kur teprohet.
Pasi duhani ta len mendjen ne koke,alkoli kalon ne varsi,alkolizem dhe behesh pijanec i varur e mendja iken pastaj fluturon.
 
Lol sa i bie qylit :p

cte thuash per alkolin. nena e gjith te keqiave eshte, dhe nje nene te tille skeni pse e respektoni :P
 
Ne shume raste njerzit e konsumojn alkoolin per tju lqgruar stresit, problemeve

Edhe sa arritin per ta largu stresin??nje ose dy ore.
Alkoholi duhet ndalohet me ligj sikurse droga.
 
alkooli u ben dem alkoolistave jo pijedashesve :P :P
 
Ne arabi pijn, ne zemren islame, e jo me te ne qe e kemi si kulture lol
 
Edhe sa arritin per ta largu stresin??nje ose dy ore.
Alkoholi duhet ndalohet me ligj sikurse droga.



I largohen nga mbremja deri ne mengjes pastaj ju shtohet edhe nje hall tjeter.. kan dhimbje koke :P
 
Njeri kishte borxh dy mije euro. Piu ate nate, lau borxhin, te nesermen kur u zgjua, perseri kishte ate borxh :p
 
O Aveeeer. Nje dolli kur do ia bejme cin-cin?
 
Nuk thuhet hajt gezuar Neve
Por ja gezuar ose thjesht gezuar !
Gezuar ti se eshte heret per alkol
Nje kafe deshiroj une

Mjesi Hartin.

E kam si shprehje timen ate.
Sbesoj ta ndryshoj.
Gjithesesi flm per keshillen.
 
Mjesi Hartin.

E kam si shprehje timen ate.
Sbesoj ta ndryshoj.
Gjithesesi flm per keshillen.

Gjesi gjesi e hic mos e ndrysho
Po ajo ngjyra e purpurt si eshte se nuk e njikam ?
 
Dite e diel sot, dite pushimi dhe mund te shkohet dhe per peshkim pas gotes se pare ne mengjes. Thu do i bjeri gje grepit?
 
Nevi leri denglat por me thuaj kur do e pime nje gote bashke...;)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back