Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Deltari Ilir

[h=1]Deltari Ilir[/h]
350px-Deltari.jpg Delltari Ilir - Qeni Ilir





Deltari Ilir ose Qeni i Sharrit është qen autokton në Trohet Shqiptare, në Ilirine antike. Ky qen njihet prej shumë kohësh, dhe përmendet në historinë e Ilirise ku njihet me emrin Qeni Dardan.

356px-Qeni_i_Hunz%C3%ABs.jpg
[h=2]Pamja[/h] Deltari ilir është plot fuqi, i madh, këndrejt, qimegjatë, deltarë i pazëvendësueshëm, dhe ruajtës i mirë. I fuqishëm, me pamje të vendosur, me kokë masive ndërtim të thukët, me këmbë të fuqishme dhe muskulore. Ka shikim të zjarrtë inteligjent dhe është i guximshëm. Ka karakter të pa djallëzuar është i ashpër kur e kërkon nevoja por jo agresiv.

  • TRUPI
Lartësia: te mashkujt - 67-75 cm ndërsa te bushtrat - 60-70 cm Pesha: te meshkujt - 40-60 kg ndërsa te bushtrat - 30-45 kg Tek qentë mbi 50% të ekzemplarëve dominon lartësia 70cm ndërsa te bushtrat 66cm.

  • KOKA
Gjatësia e kokës te qentë është 27-32cm mesatarisht 30cm ndërsa te bushtrat 24-29 cm mesatarisht 27cm. Proporcioni kafkë-turi, te qentë 17,4cm : 12,6cm te bushtrat 15,3cm : 11,7cm, raporti 60:40 turiri përbën 2/5 e kokës kurse kafka 3/5 te qentë ndërsa 5/9 te bushtrat.
  • NGJYRA
Te Deltari ilir kemi disa varietete të ngjyrave ku sipas përqindjes dominojnë: Ngjyra Vidra apo Tigër me 30%, ngjyrë hiri me të gjitha varietetet 20%, ngjyrë e verdhë me turi të zi 20%, ngjyrë e Bardhë 20%, dhe Kontra maska 10%.

  • QIMJA: e gjatë
E gjetur në Maqedoni



[h=2]Historia[/h] Deltari Ilir ose Qeni i Sharrit është racë autoktone Ilire e krijuar në Gadishullin Ilirik (Ballkanik) para mijëra viteve. Rreth krijimit të kodit gjenetikë të kësaj race ekzistojnë dy teori: E para thotë se kanë prejardhje nga qentë e Kaukazit para 2500 viteve, teori e cila nuk qëndron dhe Teoria e dytë e cila thotë se kanë prejardhje nga doga e Indisë/Tibetit e cila ka ardhur para mijëra viteve në kohën e Lekës (Aleksandri i Madh) në Gadishullin Ilirik në trojet ilire ku është kryqëzuar me qentë vendas dhe janë krijuar Qentë Molos, Plini thoshte se ilirët u dhanë qenj aq të mëdhenj Lekës saqë vrisnin si luanët, e që mundnin luanj, elefantë e dema në stadiume. Në ato troje ka banuar fisi i njohur ilir Molosët i cili është marrë me bujqësi ekstensive dhe ka kultivuar qen të tillë autoktonë, prej të cilëve e ka prejardhjen dhe ekziston raca autoktone Delari ilir. Në 100 vitet e fundit si në aspektin morfologjik të emërtimit ashtu edhe në atë të karakterit (tipareve) është prezantuar në mënyrë të shtrembëruar para opinionit botëror. Edhe pse prezantohet se kjo racë është e njëjtë me racën e cila është regjistruar në FCI, së pari me emrin Deltari ilir (Ilirski ovcar) në vitin 1939, pastaj me insistimin e Federatës Kinologjike të Jugosllavisë së atëhershme në vitin 1957 për qëllime të caktuara politike, që neve shqiptarëve të na mohojnë çdo gjë autoktone, është ndryshuar në (Jugosllovenski ovcarski pas Sarplaninac). Deltari ilir në mënyrë absolute ndryshon si nga aspekti morfologjik ashtu edhe për nga karakteri me “Sarplanincin”, dhe është me rëndësi të themi se Deltari ilir si racë nuk ka qenë asnjëherë i standardizuar. ثshtë e vërtetë se nga ky lloj i qenve janë marrë ekzemplarë dhe janë dërguar nëpër Jugosllavinë e atëhershme dhe nga kinologët e ndryshëm si dhe nga ushtria jugosllave janë bërë eksperimente me ta duke i përzier me raca të tjera dhe e kanë krijuar racën të cilën e njohim dhe është e pranuara në FCI si (Jugoslovenski Ovcarski Pas Sarplaninac), dhe parametrat e standardit të cilat i ka sot “Sarplaninci” nuk përputhen me parametrat e standardit të cilat i ka Deltari ilir, se si dhe ku i kanë marr ato parametra kinologët jugosllavë dhe janë ardhur deri te ai standard i tyre vetëm ata e dinë. Në Kosovë këtë racë e quajnë Deltar (Qen Dhene)kurse në Shqipëri e kemi një racë të ngjashme por për nga madhësia janë më të vegjël diku nga 65cm-70cm reth 45 kg janë qime shkurtër dhe quhen qen stanesh (t'banesh, por janë të pa standardizuar)./albanianhistory

Amulet.jpg
 
Pe: Deltari Ilir

oooooo sa te bukur ...Vetem ne Lure e kam pare kete lloj qeni ..
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back