Del për të mbledhur mbeturina, gjen thesarin milionësh

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një bullgar 42 vjeçar i cili kishte mbetur pa punë dhe i cili mbijetonte duke mbledhur metale nëpër kontejnerët e mbeturinave zbuloi një thesar të vërtetë me vlerë 1.4 milionë euro.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, ky burrë emri i të cilit nuk u bë publik, zbuloi shtatë copë bizhuterie, gjashtë monedha ari dhe dy sëpata nga periudha e bronzit në rrënjët e një lisi në veri të qytetit Svishtova të Bullgarisë.

“Arkeologu i rastësishëm” fillimisht e mbajti sekret zbulimin e tij, por pas disa hetimeve, ai më në fund iu dorëzua policisë. Sipas ligjit bullgar, pronar i artefakteve arkeologjike të kësaj rëndësie është vetë shteti.

“Ky zbulim ndihmon shumë për të zgjeruar njohuritë e tona për periudhën e bronzit”, tha Pavlina Vladkova, arkeologe e muzeut rajonal të provincës Veliko Trnovo për gazetën “24 Casa”.
“Në këtë periudhë, ari, argjendi dhe bakri ishin të njohur, por përdorimi i bronzit mundësoi prodhimin e mjeteve të punës”, sqaroi ajo.
 
Pe: Del për të mbledhur mbeturina, gjen thesarin milionësh

Ishalla i japin ndonje lek :P
 
Pe: Del për të mbledhur mbeturina, gjen thesarin milionësh

Ti mbante pervete te pakten ...c'pati qe ja dorzoi shtetit.....njecik pasuri nuk behet dem :P
 
Back
Top