Del nga burgu, pas gjysmë ore plaçkit një bankë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
ahjdut-noa.jpg

Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron...

Ajo çka mund të themi me siguri është fakti se sistemi i dënimeve nuk po arrin të “korrigjojë” sjelljen e të burgosurve.

Adam Ashe sapo kishte kryer një dënim prej dy vitesh (tentoi të vinte zjarr në një zyrë postare dhe u mbrojt duke thënë se ishte një xhest proteste kundër luftës në Irak dhe Afganistan), e po kthehej në shtëpi me autobus.

Në shtëpi, Ashe, nuk mbërriti kurrë, pasi fillimisht mendoi të bënte diçka tjetër.

Ai hyri në një bankë dhe tentoi plaçkitjen e saj, duke i bindur kasierët se ishte i armatosur dhe ato i dhanë të gjithë të hollat.

Megjithatë Ashe nuk kishte vënë re praninë e një makine policie që ndodhej jashtë bankës, ku agjenti Farley sapo e vuri re diçka të tillë u fut në aksion dhe e arrestoi menjëherë Ashe.

Liria e tij duhet thënë se nuk zgjati as 2 orë.

r.b/NOA
 
Titulli: Del nga burgu, pas gjysmë ore plaçkit një bankë

Kemi raste edhe me interesante se kjo. Ne Kosove vitin e kaluar nje person ishte amnistuar me rastin e Pavaresise se Kosoves nga ana e Presidentit. I amnistuari posa arrine ne shtepin e tij ka vrare gruan e tij. :joo
 
Pe: Del nga burgu, pas gjysmë ore plaçkit një bankë

Eh medet...Ky ka dashur ca coje dhimbjen ne force:D
 
Back
Top