Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Deklarata prekëse e Modric Si të mos qaja, më quanin të sëmurë mendor

Deklarata prekëse e Modric: Si të mos qaja, më quanin të sëmurë mendor

Cl1FOksWkAAWccK-770x433.jpg

Askush nuk e besonte se çfarë kishin bërë, se çfarë kishin arritur pasi mposhtën Anglinë në gjysmëfinale. Kroacia do të luaj për herë të parë në historinë e saj në një finale Botërori dhe kjo deri para pak ditësh ishte thjeshtë një ëndërr edhe për vetë futbollistët. Luka Modric, kapiteni i kroatëve pas ndeshjes ka filluar të lotojë edhe pse duhet të ishte një festë e madhe për ta.Modric është treguar lider i kombëtares së tij në këtë Botëror dhe ka arritur të tregojë vlerat se është mesfushori më i mirë në botë në pozicionin e tij. Pas ndeshjes në një intervistë për mediat kroate, Modric me fjalët e tij ka përlotur gjithë sportdashësit. Ai është pyetur se pse ka qarë kur tashmë është në finale dhe Luka tregon vuajtjet që ka kaluar për të ndërtuar një karrierë të tillë, të cilat duket se kanë lënë shenjë në jetën e tij.

33d5b61ddd7a40e0b157d746d9317d8f-e1531496124483.jpg


Gazetari: “Të pamë duke qarë. Megjithëse, ju keni fituar gjithçka,dhe jeni përshtatur me fitoret. اfarë emocioni te veçantë provuat të çoni ekipin e vendin tuaj në një finale të kampionati botëror? ”“ثshtë një gjë fantastike. Në fishkëllimin përfundimtar i mbylla sytë dhe kujtova gjithë fëmijërinë time, luftërat dhe mungesën e ushqimit. Si fëmijë gjatë luftës, jashtë hotelit që na strehonin si refugjatë, fillova të godisja topin në mure. ثndërroja të luaja në stadiumet dhe evenimentet më të mëdha dhe për tu larguar nga çdo gjë më rrethonte. Doja të bëhesha futbollist. Të tjerët më vështronin dhe më konsideronin një të sëmurë mendor.

Mendoja për futbollin, në një kohë të tillë të vështirë por unë vetëm dëshiroja të luaja, dhe e mbaja topin midis këmbëve të mia duke mos menduar për asgjë tjetër. Kur përfundoi lufta, babai im, i cili në ndërkohë kishte gjetur punë si mekanik për ushtrinë, më regjistroi në një shkollë futbolli. Tek Hajduku i Splitit me refuzuan dy herë. Ata thanë se nuk mund të luaja sepse isha tepër i dobët dhe eshtrat e mia ishin shumë të vogla. Pastaj babai më regjistroi në Dinamon e Zagrebit. Që nga ajo ditë gjërat ndryshuan. Sot jam këtu në finalen e Kupës së Botës me Kroacinë time. Si mund të mos qaj?”, kanë qenë fjalët e lojtarit të Real Madridit pas sigurimit të finales së Botërorit.
 
Mesfushor te till nuk lind me nana.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back