Deklarata e fortë e ambasadore Kim: Nëse ju kanë vjedhur për 4 vite, mos e shisni votën për një celular të përdorur

Screenshot-2021-04-13-212923.jpg

Për ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim blerja e votës është krim. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, Kim tha se përpjekja për të blerë vota është krim ndaj ata politikanë që tentojnë të blejnë vota i cilësoi si kriminelë.
“Duhet të vrasin mendjen, kur kriminelët dhe të tjerët vijnë tek ata për t’iu blerë votat… Pse i quaj kriminelë? Sepse përpjekja për të blerë vota është një krim ndaj jeni një kriminel. Nëse përpiqeni të bleni një vote, jeni një kriminel. Për votuesit, duhet të vendosin. Do ta shes pushtetin që kam? Do ta shes dinjitetin? Do ta shes të ardhmen e fëmijëve? Mendoj se përgjigja duhet të jetë: Jo. ” – theksoi Kim.
Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, diplomatja amerikane ndau këtë mesazh për votuesit shqiptarë.
https://boldnews.al/2021/04/13/kokaina-ne-durres-lihen-ne-qeli-pronaret-e-firmes-pritese/
“Nëse dikush s’ka bërë asgjë për ty përveç gjërave të tmerrshme, duke vjedhur nga publiku për 4 vjet apo sado gjatë dhe pastaj para zgjedhjeve vjen dhe paguan faturat e tua ose të jep një iPhone të përdorur, e dini, ju vleni më shumë se kaq. Shqipëria vlen më shumë se aq. Fëmijët e Shqipërisë vlejnë më shumë se aq prandaj ky është një çast i vërtetë. Mos e merrni lehtë; mos shisni votën; mos u përpiqni të bleni një vote dhe nëse e bleni, duhet të shkoni në burg dhe shpresoj se prokurorët kudo në vend do t’i marrin detyrat e tyre seriozisht.” – tha Kim në Përballë.

/Boldnews
 

Attachments

  • Screenshot-2021-04-13-212923.jpg
    Screenshot-2021-04-13-212923.jpg
    50.9 KB · Shikime: 29
  • Screenshot-2021-04-13-212923.jpg
    Screenshot-2021-04-13-212923.jpg
    50.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top