Debatet dhe mitingjet për Alfabetin shqip

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Historia e alfabetit të gjuhës shqipe ka qenë një rrugë e gjatë, e vështirë, plot me të papritura për të ardhur në ditën fatlume të nëntorit të vitit 1908, kur në Kongresin e Manastirit u zgjidh përfundimisht problemi i shkronjave të gjuhës shqipe. Kështu e nis bisedën Prof. Dr. Tomorr Osmani, përgjegjës i sektorit shkencor të Albanologjisë pranë Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër, në prag të 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit. Në 14-22 nëntor ky përvjetor do të kremtohet nga të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit. Grupi organizator, i ngritur enkas për këtë qëllim, mes të cilëve dhe prof Osmani, ka kohë që është duke u përgatitur për këtë ngjarje të shënuar të kombit tonë. Njohës i mirë i këtij kongresi dhe autor i një libri mbi këtë temë, prof. Osmani thotë se ishte vullneti, dëshira, pasioni dhe mbi të gjitha patriotizmi i shqiptarëve që për rreth tre shekuj e gjysmë luftuan pa marrë parasysh rrjedhojat politike dhe ekonomike që mund të kishin duke iu kundërvënë ideologjisë së pushtuesit edhe për çështjet kulturore. "Në atë periudhë të gjatë dhe të errët, shqiptarët u përplasën me dallgë të fuqishme që donin të pengonin zgjidhjen e problemit të vetëm, alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe", cilëson ai. Duke evidentuar hapat e parë të kësaj nisme, Osmani tregon se si dëshmi të parë të shkrimit shqip njohim "Formulën e pagëzimit" të vitit 1462, që la Pal Engjëlli, kryepeshkop i Durrësit dhe mik i Skënderbeut, "një burrë i pajisur me zotësi të rralla në të folur, me dituri", siç e portretizonte humanisti ynë Marin Barleti. Ashtu siç dhe kanë vërejtur studiues të tjerë, kjo traditë vijon z.Osmani, duhet të jetë më e vjetër se shekulli i XV. Kërkimet dhe hulumtimet mund të na çojnë më në thellësi të viteve, ndoshta 2-3 shekuj më parë. "Ndoshta fati na do dhe biem në një traditë më të hershme të shkrimit të gjuhës sonë nga ajo që njihet deri më sot", shprehet prof. dr. Osmani, ndërsa nënvizon rrugën e gjatë, të vështirë, të mundimshme, plot vuajtje e sakrifica të Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit që i prinë alfabetit të gjuhës shqipe. Profesor Osmani ndalet në vitin 1879, në komisionin e kryesuar nga Sami Frashëri, ku bënin pjesë dhe Pashko Vasa, Hoxha Tahsini, Jani Vreto, të cilët kanë meritën në punën për zgjidhjen përfundimtare të alfabetit të përbashkët të shqipes, i cili në vetvete kishte 36 fonema që duhet t'i përgjigjen 36 shkronja, si dhe përcaktoi edhe renditjen e shkronjave që i kemi edhe sot. Mbi bazën e këtij alfabeti, angazhimi, dëshira dhe këmbëngulja e shqiptarëve kudo që ishin nëpër botë për të pasur një gjuhë të tyre sa vinte e shtohej, për të ardhur tek 27 gushti i vitit 1908, që në sajë të iniciativës së klubit shqiptar "Bashkimi" në Manastir, i drejtuar nga Fehim Zavalani, u vendos të thirrej një Kongres në 14 nëntor të vitit 1908.

Kongresi

Punimet e këtij kongresi që zgjatën 8 ditë, u ndoqën nga 50 përfaqësues të 26 qyteteve, shoqërive dhe klube, prej të cilëve vetëm 32 kishin të drejtë vote. Kryetar i Kongresit të Manastirit u zgjodh Mit'hat Frashëri, nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Qiriazi, ndërsa sekretarë Hilë Mosi, Thoma Avrami e Nysret Vrioni. Në dy ditët e para të këtij kongresi u diskutua se në cilin alfabet duhet të mbështetej alfabeti ynë, ku përhapjen më të madhe e kishin ai i Stambollit, i shoqërisë "Bashkimi" dhe i shoqërisë "Agimi" të Shkodrës. Duke iu referuar ditës së tretë, Osmani shton se "në këtë ditë u zgjodh një komision prej 11 vetësh që do të merrej me hartimin e alfabetit të shqipes, ku kryetar u zgjodh Gjergj Fishta, një personalitet i kulturës shqiptare, poet i talentuar, erudit, që shquhej për forcën e fjalës, mendjen e mprehtë dhe logjikën e fortë". Komisioni pranoi njëzëri se alfabeti i shqipes duhet të kishte si bazë alfabetin latin, mungesat e të cilit do të plotësoheshin me anë të dyshkronjëshave. Gjatë punimeve të tij, nuk u morën parasysh preferencat e anëtarëve për ndonjë shkronjë të veçantë, por njëzëri u miratua shenja për çdo tingull-fonemë të shqipes, duke ruajtur raportin e përcaktuar në alfabetin e shoqërisë së Stambollit se shqipja kishte 36 fonema. Sipas studimit që i ka bërë në vazhdimësi Kongresit të Manastirit, prof. dr, Tomorr Osmani "kryetari i komisionit, Gjergj Fishta, shpjegoi pse u pranuan dy alfabete dhe jo një. Alfabeti i Stambollit ishte i mjaftueshëm për t'iu përgjigjur nevojave të kombit. Por, që të shtypeshin libra jashtë Shqipërisë dhe për të dërguar telegrame jashtë vendit duhej një alfabet me shkronja latine, praktikë që e ndeshim edhe në gjuhë të tjera, si në gjermanisht, etj. Delegatët e kongresit e vlerësuan këtë vendim, duke e quajtur atë si një fitore të madhe që arriti të bashkojë shqiptarët dhe të ndikojë në përhapjen e gjuhës shqipe dhe të arsimit kombëtar. Por, sipas Osmanit, ndonëse Kongresi miratoi dy alfabete, ai i mbështetur në atë latin që një tingull-fonemë mund të paraqitej edhe me anë të dyshkronjëshave, fitoi si më i përshtashmi për natyrën e gjuhës sonë, i lehtë dhe i thjeshtë në të shkruar. Me të mund të shtypeshin libra në çdo vend të Europës që përdornin këtë system shkrimor. Por, jo gjithçka shkoi mirë pas Kongresit të Manastirit, thotë Osmani. U organizuan mitingje dhe antimitingje në mbrojtje ose kundër alfabetit të sotëm. Turqit e rinj u përpoqën ta pengonin përqafimin e alfabetit latin për shqiptarët, por ishte tepër vonë. Të gjithë shqiptarët e mbrojtën alfabetin e sotëm, si shkencor, i thjeshtë dhe praktik. 100 vjet vërtetuan efikasitetin e tij, duk mbetur kështu sistemi i vetëm shkrimor i shqipes", cilëson z. Osmani. Kongresi i Manastirit, vlerëson ai, ishte një tubim me vlera të veçanta gjuhësore dhe historike, që u karakterizua për atdhetarizëm, tolerancë, mirëkuptim, që i dha një shtysë zhvillimeve politike, kulturore dhe arsimore dhe ndërgjegjësoi më tej popullin tonë drejt pavarësisë së Shqipërisë.


GazetaShqiptare
 
Komisioni i Alfabetit te Manastirit 1908 (foto kryer nga Kel Marubi)
 

Attachments

  • Komisioni i Manastirit 1908.jpg
    Komisioni i Manastirit 1908.jpg
    85.9 KB · Shikime: 18
Vendosja e alfabetit shenon fillimin i njohjes formale nga bota per kombin shqipetar.
 
Kane qene me kuptimin e plote te fjales, burra.
 
Paul Tedeschini: Vazhdon skandali komunist: “Shqipja shqiptare me nji koke te preme!”

kongresi-manastirit.png

Vazhdon skandali komunist: “Shqipja shqiptare me nji koke te preme!”
Lexova shkrimin e dates 02-11-2008 te Vlashi Filit me titull “Bijte e shqipes per nje gjuhe, nje komb”

( KETU ) ku te bijne ne sy dy qendrime negative te tipit komunist.
Qendrimi i pare negativ:
Konziston ne faktin se flitet shum per vlerat e “Kongresit te Manastirit” (14 - 22 Nëntor 1908) ose i quejtun ndryshe “Komisioni i Alfabetit te Monastirit 1908” , flitet per shume personazhe te tjera qe nuk kan pase asnji lidhje direkte me kete Kongres aqe te randesishem per popullin tone dhe nuk flitet as edhe nji fjale per ata qe paten meriten te organizojne kete Kongres te cilin e perfunduen me sukses.
Atehere per te plotesue kete mangesى te pajustifikueshme te ketij shkrimi, un po citoj ma poshte, i mbeshtetun ne fotografine e fotografit te famshem shkodrane Kel Marubi, se kan merite te veçante keto persona qe e organizuen Kongresin :

1- Pader Gjergj Fushta OFM – Kryetar i Kongresit (prift shqiptar katolik, françeskan)
2- Mehdi Frashri
3- Luigj Gurakuqi
4- D.Qiriazi
5- Dom Ndrè Mjeda (prift shqiptar katolik, jezuit)
6- G.Cilka
7- Taqi Buda
8- Shahin Kolonja
9- Sotir Peci
10- Bajo Topulli
11- Nyzhet Vrioni

Si mund te spjegohet kjo mangesi? - Kjo mangesi spjegohet sepse ne kete shkrim çdo referim bahet tue permend “Akademine e Shkencave te Shqiperise” e cila asht pjelle e Partise Komuniste Shqiptare, e cila edhe sot e kesaje dite perbahet nga te njajtet persona qe formoi ideologjikisht “Nena Parti” , ajo “Nene” qe kryetarit te ketij Komisioni, Pader Gjergj Fishtes, i vlersuem ne konferencen nderkombetare te Lajbcikut-Gjermani- si Homeri Shqiptar, autorit te kryevepres patriotike shqiptare poetike “Lahuta e Malcise”, ia hodhi eshtnat ne lumin Drin, kur ne te gjithe Boten e Perparueme ketyne bijve fener te popullit u ndertohen Monumenta ne qendrat e qyteteve dhe u vehen Instituteve Kulturale emna e tyne. Nuk po permendi mandej edhe antart e tjere te ketij Komisioni, te cilet nuk perputheshin me vijen politike te komunistve, familjart e te cilve u persekutuen.
Pra kjo mangesi nuk asht e rastit, por asht nji vazhdim i qendrimit antishqiptar dhe antikultural i kuadrove te ideologjise komuniste, prej te cilve nuk asht çlirue deri tash as edhe kultura shqiptare. Autori, si pjelle e komunizmit, nuk ka se si te shkruente ndryshe nga formimi i tij.

Qendrimi i dyte negativ:
Autori nder te tjera thote: “Në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës (22-23 Prill 1968) gjuhëtarët e Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare në ish Jugosllavi, hoqën dorë nga përdorimi i gegërishtes dhe pranuan gjuhën letrare dhe ortografinë e shtetit amë. Thirja e Prof. Ali Hadrit ‘Një komb, një gjuhë letrare kombëtare” u bë program që i nxiti studjuesit shqiptar për çështjen madhore të njësimit të gjuhës shqipe.”
Si skjarim te citimit te ma siperm po i kujtoj artikull-shkruesit komunisto-jugor Vlashi Fili si dhe antarve homolog te Shoqates “Gjuha jonë” në Filadelfia shkrimin tim te dates 05.06.2006 te publikuem ne disa gazeta si http://gazetajava.com/artman/publish/article_542.shtml etj. (si edhe shkrimin http://gazetajava.com/artman/publish/article_458.shtml )

Doemosdoshmenia e çfuqizimit te ligjit te “Drejteshkrimit”!

Kam lexue intervisten e Kryetarit te Akademise se Shkencave dhe te Arteve te Kosoves Rexhep Ismaili dhane ne Tirane gazetes SHEKULLI me daten 25.05.2006, ne lidhje me hapat e pare qe ka ndermarre Keshilli Nderakademik per Gjuhen Shqipe rreth rishikimit te Kongresit te drejtshkrimit te vitit 1972 ne Tirane, tue u mbledhe alternativisht ne Tirane e ne Prishtine. Ne pamjen e pare ky hap duket pozitiv. POR!

Para se gjithash a asht e drejte, qe prep sot te jete ne fuqi ligji i Republikes ish Socialiste te Shqiprise i vitit 1972 mbi “Drejteshkrimin” , i mbeshtetun ne kete Kongres famkeq, me te cilin u perjashtue populli gege dhe iu imponue ati si gjuhe zyrtare tosknishtja?
Te gjitha muret, qe ndajshin popujt europian paten rà, perveç murit qe mban prep sot te ndame popullin e Gegnise perendimore (Shqipni e veriut) me popullin e Gegnise lindore (Kosove).
Gegnia Perendimore: Duhet thane troç se gjate komunizmit, Gegnia Prendimore u perjashtue ne Shqipni nga pjesemarrja ne te gjitha forumet qendrore drejtuese te Pushtetit Ekzekutiv, te Instituteve kerkimore-shkencore si dhe te Akademise se Shkencave te Shqipnise, sepse Pushtetin e kishin krejtesisht ne duer komunistet shqiptar-jugor. Ato e kan perdore Pushtetin gjithmone ne favor te shqiptarve te jugut dhe ne dam te shqiptarve te veriut.
Ndokush prej tyne perserite prep edhe sot ate formulen hipokrite te neveritshme: “Kjo eshte perçarje krahinore!!!” . Jo!
Dihet publikisht se perçarja diskriminuese krahinore e popullsise ne Shqipni ne ate kohe, ka kene De facto ne te gjitha fushat dhe me ligjin e vitit 1972 mbi Drejteshkrimin asht kene ba De juro ne fushen e gjuhesise, tue neglizhue komplet zanin e intelktualve verior, tue i ndalue me ligje popullsise se Shqipnise se veriut te shkruejne shqip si pat shkrue gjithmone qyshe qinda vjet perpara ne dokumentat ma te vjetra te gjuhes shqipe dhe me pretekste te ndryshme tue i ndalue popullsise veriore veprat letrare te figurave te saje te shqueme.
Gegnia Lindore: Mjerisht kete fat te keq e psuen ne ate kohe edhe popullsia veriore pertej murit, kosovart. E shtypen popullin kosovare, e masakruen, e diskriminuen deri ne rrezik shuemje kombi komunistet serb, homologt e komunistve te Shqipnise jugore. Per shkak te veshtirsive per shkollimin shqip te femijve te vet dhe para rrezikut te madh te sllavizimit te tyne, kosovart zgjodhen te keqen ma te vogel dhe keshtu u detyruen te pranojshin kushtin e qeverise se atehershme komuniste shqiptaro-jugore, te imponimit te dialektit shqip-jugor.
Sot mbas 15 vjet rrezimi te diktaturave komuniste, si dhe mbas çfuqizimit te shumices se ligjve te ish diktatures ne Shqipni, edhe ligji diskriminues antikostitucional i vitit 1972 mbi te ashtuquejtunin “Drejteshkrim” duhet çfuqizue. Pa çfuqizimin e ketij ligji nuk rivendoset e drejta ligjore e te gjithe shqiptarve per lirine e gjuhes. Pa rivendosjen e te drejtes ligjore te gjithe shqiptarve per lirine e gjuhes, çdo marreveshtje Nderakademike midis Tiranes “superiore” arrogante imponuese ende komunisto-jugore dhe Prishtines “inferiore” ka per te kene jete shkurte si te parat.
Nuk kuptohet se pse kosovart, qe po shkeputen me guxim nga Serbia dhe po krijojne nji shtet te tyne te pamvarun edhe nga vete Shqipnia, sot nuk po mund te shkeputen haptas nga ligji i vitit 1972 i ish diktatures se Shqipnise dikurshme Socialiste, qe ka zbatim vete ne territorin e Shqipnise! A nuk munden te nxjerrin nji ligje te tyne kosovar te Drejteshkrimit, te zbatueshem ne territorin e Kosoves, njashtu siç e flasin ato vete gjuhen shqipe, pa pase nevoje te marrin mesime gjuhe nga “me te mençurit”, por ulen ne tavoline me akademiket e Tiranes sikur te ishin nxanesit tyne dhe a thue se shqip flitet vetem ne Tirane? Vetem atehere akademiket e Prishtines mund diskutojne ne pozita te barabarta me akademiket e Tiranes, sido qe te paraqiten keto, me ose pa ligjin e ’72-shit. Por ne qoftese ne delegacionin kosovar do te kete prep disa element kolaboracionist te komunistve serb apo shqiptar, atehere takimet per rishikimin e Drejteshkrimit nuk do te nxjerrin ne drite asgja. Sidoqofte gegnishten nuk do te kete ma force ta ndaloje, sepse ajo mbahet gjalle nga vete populli.
A mund te mbahen te dy dialektet njikohesisht? Ne Kanada te gjithe flasin dhe shkruejn anglisht dhe frengisht, gjuhe te cilat mesohen nga nxanesit dhe te dyja jane gjuhe zyrtare. Ne Zvicer flasin permateper gjermanisht, frengisht dhe italisht, te cilat mesohen nga nxanesit dhe te tria jane gjuhe zyrtare. Edhe ne Maqedonine fqinje jane dy gjuhe zyrtare, maqedonishtja dhe shqipja dhe sot minoranca turke aty po kerkon te bahet zyrtare edhe gjuha turke. Gjermant shkruejne si me alfabet latin ashtu dhe me alfabet gotik. Ka sllav qe shkruejn me alfabetin cirilic dhe me ate latin. Tue pa sot se nji i ri ne Shqipni po meson dy-tri gjuhe te hueja, le te mesoje ai nji gjuhe te huej ma pak dhe te mesoje te dy dialektet tona shqiptare.
Ekzistenca e dy dialekteve, asht nji pasuni e madhe, asht nji thesar, qe duhet ruejt dhe duhet zhvillue, pa i mohue vlerat e mdha te seicilit dialekt. Keto jane dy kambet ne te cilat mbeshtetet gjuha e jone. Atehere pse ne e vrasim aqe shume menden per te qendrue vetem mbi njenen kame ose tia fusim vedit te dyja kambet ne nji kepuce? Pse dona na vete ta vorfnojme gjuhen tone?
Prandej mbas çfuqizimit sa ma pare te ligjit antikostitucional te vitit 1972, i cili si çdo gja e imponueme e ngatrroi dhe e vonoi edhe ma shume zgjidhjen, le te bajme hapin e dyte te madh perpara tue mesue na te gjithe shqiptart pa dallim krahine, te flasim dhe te shkruejme si gegnisht ashtu edhe tosknisht.
Jeta e vertetoi kete ide: Perderisa une shkodrani sot dij te flas dhe te shkruej gegnisht dhe tosknisht, kjo provon se edhe nji shqiptar nga jugu, po te mos refuzoje, mund te flase dhe te shkruej si tosknisht ashtu edhe gengnisht. Ky unifikim horizontal i shqipes do te kontribuonte edhe ne unifikimin mbarkombtar.

Paul Tedeschini, 05.11.2008
 

Attachments

  • kongresi-manastirit.png
    kongresi-manastirit.png
    6.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top