Titulli: Debate fetare (VIDEO)
Perkunder armiqëve/shpifësve te islamit, Profeti Muhammed mbetet cdoher shembull për të mirë i njerëzimit...
Ja disa shembuj nga te huajt, se ç`thanë:
Johan Volfgang von Goethe (Gëte), poeti më i madh i Evropës, lavdia e gjuhës gjermane dhe e jetës intelektuale. Edhe pse e kaloi jetën e tij në një vend jomusliman, ai pranoi dhe deklaroi se pajtohej me gjithë zemër me pohimin e dy dëshmive (Shehadetin): S’ka Zot tjetër veç Allahut, Një dhe të Vetëm, dhe Muhammedi a.s. është i dërguari dhe, njëkohësisht, vula e të gjithë të dërguarve të Tij. Veç të tjerash, ai thotë:
“اmenduri, secili në rastin e vet
Mendimin e tij të veçantë lëvdon!
Nëse Islam do të thotë nënshtrim ndaj Zotit
Ne jetojmë dhe vdesim në Islam.”
“Dhe, kështu, na duhet të qëndrojmë brenda Islamit (d.m.th.: në nënshtrim të plotë ndaj vullnetit të Zotit)…”
“Më tepër nuk kam ç’të them, përveç asaj se, edhe këtu, unë përpiqem të qëndroj në Islam.”
“Këtu askush nuk mund të këshillojë njeri; secili duhet të vendosë vetë, se çfarë duhet të bëjë. Ne të gjithë jetojmë në Islam, pavarësisht nga forma që zgjedhim për të inkurajuar vetveten.”
“Mbështetet… në çdo pikëpamje të arsyeshme fetare dhe është në Islam, të cilin ne, herët a vonë, të gjithë duhet ta pranojmë.”
“Feja e Muhammedit jep shembullin më të mirë për këtë.”
“Ju e shihni se, këtij sistemi, nuk i mungon asgjë dhe se ne, me gjithë sistemet tona, nuk jemi aspak më të përparuar, madje askush nuk mund të shkojë më përpara… Ky sistem filozofik është një masë e shkëlqyer, të cilën njeriu mund ta aplikojë tek vetvetja dhe tek të tjerët, për të mësuar se në ç’nivel të virtytit shpirtëror jemi."
- Sipas Anemari Schimel, e cila është njëra nga njohëset më autoritative dhe më kompetente të Islamit në Evropë, Gëte ka mbetur tërë jetën i entuziazmuar me Islamin, ndoshta edhe për arsyen se Islami i ka pëlqyer, sepse Gëte kurrë nuk e ka pranuar idenë e kryqëzimit të Jezusit, as shëlbimin e tij, dhe as ngarkesën e tij me mëkate njerëzore. Në Divanin e vet, ka mjaft qëndrime antikrishtere, nga pozita e besimit islam.
John Austin, në "Muhammed the Prophet of Allah", në T.P. and Classels Wekly të 24 Shtatorit 1927, thotë:
"Për më pak se një vit, Muhammedi a.s., u bë udhëheqës i vërtetë shpirtëror, prijës dhe sundimtar i Medinës. Pa përdorur aspak forcën, ia arriti shumë shpejt të trondisë mbarë botën."
E Laris, historian i njohur françez, thotë: "Muhamedi a.s. qysh nga fëmijëria është dalluar për sinqeritet, sa që është quajtur: i drejti, i besueshmi ."
Edward Montet, profesor i Universitetit të Gjenevës, shpreh mahnitjen e tij ndaj Islamit, shpjegon dispozitat e tij, lavdëron Kur'anin dhe thotë se Muhamedi a.s., me reformat e tij, i ka bërë shërbim të pakufishëm njerëzimit, prandaj, meriton të numërohet, ndër mirëbërësit dhe reformatorët më të mëdhenj të njerëzimit. Në veprën e tij "Muhammedi dhe Kur'ani", për Muhamedin a.s., veç të tjerash, thotë: "Muhammedi a.s. kishte karakter fisnik, sjellje të jashtëzakonshme, fjalë bindëse, të drejta dhe tërheqëse."
Eshtë e pamundur që çdo njeri që e studion jetën dhe karakterin e Pejgamberit të madh të Arabisë, e di se si mësoi dhe jetoi ai, të ndiejë diç tjetër pos respektit të porosive të të Lartmadhërishmit. Edhe pse me këtë që e shtroj para jush do të them shumë gjëra të cilat për shumë njerëz tashmë janë të njohura, prapëseprap sa herë që i rilexoj ato, më kaplon nje ndjenjë e re admirimi dhe respekti ndaj mësuesit të madh arab".
Annie Besant, The life and Teachings of Muhammad, Madras, 1932, pp. 4.
"Përhershmëria e jo propagandimi i fesë së tij është ajo që meriton interesimin tonë; është ruajtur përshtypja e njëjtë e pastër dhe e përkryer të cilin ai e farkoi në Mekë e në medine, pas revolucioneve 1200 vjeçare të ithtarëve të rinj indianë, afrikanë dhe turq të Kur'anit... Besimtarët e Muhamedit kanë përballuar në tërësi orvatjen për riedukimin e objektit të besimit dhe të besnikërisë së tyre në nivel me ndjenjat dhe me imagjinatën e njeriut. "Unë besoj në një Perëndi dhe në Muhamedin- të dërguarin e Perëndisë" është predikimi i thjeshtë dhe i pandryshuar i islamizmit. Imazhi intelektual i Hyjnisë asnjëherë nuk është dërguar me ndonjë idol të dukshëm. Nderimet e pejgamberit kurrë nuk e kanë tejkaluar masën e virtytit njerëzor, kurse parimet jetësore të tij e kanë mbajtur mirënjohjen e ithtarëve të vet brenda kufinjve të arsyes dhe të fesë".
Edward Gibbon and Simon Acklay, History of the Saracen Empire, London, 1870, pp. 54
Volteri, filozof dhe shkrimtar i madh francez, thotë:
“Feja me të cilën erdhi Muhammedi, pa dyshim është më e lartë se Krishterizmi. Besimtarët muslimanë nuk janë sprovuar me mosbesimin, me të cilin janë testuar të krishterët, të cilët, në fund, deklaruan: ‘Një Zot është në tresh, ndërsa trinia ka njësinë e njëshit.’ Besimi në Një Zot të Vetëm, të Gjithëfuqishëm ka qenë në themel të Islamit. Ekzistimin e tij, Islami ia ka borxh liderit të tij dhe trimërisë së tij, ndërsa të krisherët përdorën shpatën dhe zjarrin për përhapjen e fesë së tyre. O Zot, Zot i Madh! Sikur këta popuj të Evropës t’i merrnin si model muslimanët! Nuk ka dyshim që Muhammedi a.s. ka qenë njeri vërtet i madh. Në gjirin e virtyteve të tij dhe personalitetit paradogmatik ka kultivuar gjenerata madhështore. Ai ka qenë shtetas i urtë dhe i drejtë, i cili deri në fund ka realizuar revolucionin më të madh në historinë e njerëzimit.”
“Luteri nuk është i denjë as t’ia zgjidhë lidhëset e këpucëve Muhammedit.”