De Biazi: Krenar që jam trajner i Shqipërisë. Riorganizim rrënjësor në ekip.

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Italiani Xhani De Biazi është prezantuar para mediave shqiptare si trajneri i ri kombëtares kuqezi. Në ambientet e FSHF-së rreth orës 11:00 presidenti i federatësArmando Duka së bashku me trajnerin italian kanë dalë para mediave, ku Xhani De Biazi ka bërë deklartat e parai s ii par ii pankinës kuqezi. Pjesë e marrveshjes është që edhe pjesëtarët e stafit të jenë të përzgjedhurit e trajnerit, që padyshim vijnë nga Italia. Deklarata e parë e De Biazit është optimiste dhe premton ndryshime rrënjësore tek kombëtarja shqiptare, Kontrata e De Biazit është për eliminatoret e Botërorit “Brazil 2014” dhe thuhet se do të përfitojë rreth 300 mijë euro. Ja çfarë deklaroi italiani Xhani De Biazi në konferencën e para për shtyp si trajner i kombëtares shqiptare:

“Kërkoj ndjesë që nuk mund të flas dot gjuhën tuaj. Ardhja ime në krye të Shqipërisë përbën një moment specifik dhe të veçantë në karrierën time si trajner. Në planin e përgjithshëm, drejtimi i kombëtares suaj është krenari dhe përgjegjësi e madhe, njëkohësisht. Falënderoj presidentin Duka që ma besoi mua këtë detyrë. Jam krenar që jam zgjedhur trajner i një vendi, që rritet si nga ana ekonomike, ashtu edhe ajo sportive. E di mirë se çfarë më pret, ndërkohë që mund të them se e njoh disi kombëtaren e Shqipërisë. Kam parë disa ndeshje të saj në DVD dhe kam krijuar përshtypjet e mia të para. Të kuptohemi, Shqipëria ka një kombëtare të vogël, nuk bën pjesë në elitën e futbollit europian, por kjo nuk më tremb dhe as më dekurajon mua si trajner. Personalisht jam mësuar të punoj me ekipe të vogla, kështu që ndihem mirë dhe jam në terrenin tim. Në karrierën time nuk kam drejtuar kurrë Interin, Milanin apo Juventusin. Kam drejtuar ekipe të vogla, të cilat i kam ndihmuar për t’u rritur. Do të mundohem të krijoj një komunikim të drejtpërdrejtë me lojtarët, në mënyrë që të prek dhe kuptoj çdo gjë me dorën, sytë dhe veshët e mi. Së pari do të mundohemi të gjejmë arsyet se përse Shqipëria ka një rënie në renditje dhe në bazë të tyre të ndërtojmë strategjinë tonë të punës në vijimësi. Do të bjmë një riorgnizim rrënjësor të punës në kombëtaren e Shqipërisë, por kjo do të përfshijë edhe sistemin e ekipeve kombëtare më poshtë. Një gjë mund të garantoj sot, ditën e prezantimit tim këtu: Shqipëria, me mua trajner, do të rritet. Bashkë me lojtarët dhe drejtuesit e federatës do të bëjmë gjithçka për t’i arritur objektivat. Natyrshëm, ju do më pyesni në këtë pikë se çfarë objektivash kemi përpara. Në gjykimin tim, rezultatet në futboll nuk janë fantazi, por realitet, Ato duhet të jenë të prekshme. Ndaj unë them se kemi një objktiv real në lojë: të ecim përpara hap pas hapi. Do të sjell eksperiencën time të punës në Itali, ndërsa impenjimi personal, por edhe i stafit tim, do të jetë maksimal në këtë detyrë të re. Mirë është që të mos krijojmë iluzione tëkota, pasi të gjithë e njihni realitetin e kombëtares shqiptare. Sa i takon grupit kualifikues për Botërorin 2014, në të cilin bën pjesë Shqipëria, mund të saktësoj se është mjaft kompetitiv dhe impenjativ. Në të përfshihen skuadra të forta, me të cilat duhen bërë mirë detyrat dhe llogaritë”
 
Titulli: De Biazi: Krenar që jam trajner i Shqipërisë. Riorganizim rrënjësor në ekip.

Te shohim nje here se fjalet kan qene gjithmon te bukura...
 
Pe: De Biazi: Krenar që jam trajner i Shqipërisë. Riorganizim rrënjësor në ekip.

Po kshu thon te gjith ne fillim...Por te gjith ikin kok ulur pa bo asgjo te hajrit si gjith te huajt dhe ky....
 
Back
Top