De Biasi harton listën e talenteve, midis tyre Januzaj dhe Mustafi

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 12:53 / 29.10.2013

de-biasi-harton-list-euml-n-e-talenteve-midis-tyre-januzaj-dhe-mustafi_hd.jpg


Trajneri Gianni De Biasi nuk ka në vëmendjen e tij vetëm talentin Adnan Januzaj. Edhe pse ditët e fundit ai ka folur për të ardhmen e bazuar vetëm te lojtarët që ka ftuar deri tani, tekniku italian ka për detyrë të shohë dhe ushtrinë e lojtarëve të rinj të talentuar shqiptarë që po shpërthejnë me klube të ndryshme evropiane dhe që janë një bazë e fuqishme për Kombëtaren tonë nesër prandaj dhe meritojnë vëmendje. Trajneri e di mirë këtë dhe është në politikat e federatës tonë të nxisë ardhjen e këtyre futbollistëve të luajnë për Shqipërinë.
Kuptohet ë pjesa dërrmuese e tyre janë me origjinë nga Kosova apo trojet shqiptare në ish-Jugosllavi dhe që të vijnë të luajnë për Shqipërinë u duhet pasaporta shqiptare dhe që të pranojnë këtë duhet të binden. Pra duhet që FSHF dhe De Biasi t’u ofrojë diçka në kuptimin t’u mbushë mendjen se me Shqipërinë do të kenë sukses e do të njihen më shumë në futbollin evropian. Janë shumë emra që presin kontaktet me FSHF, por për momentin pista kryesore e punës është përqendruar te talenti Adnan Januzaj, i cili po çmend Anglinë dhe Evropën me cilësitë e tij të shkëlqyera në një moshë që nuk ka kaluar 18 vjeç, transmeton Sot News.

Të paktë kanë qenë ata futbollistë që kanë pasur një sukses shpërthyes në këtë moshë e për më tepër me klube të mëdhenj si Manchester United dhe trajneri Gianni De Biasi së bashku me stafin përgjegjës për ekipet kombëtare në FSHF do të takojë brenda këtyre ditëve talentin shqiptar dhe përfaqësuesit e tij ligjorë, por edhe prindërit e tij, me shpresën se do ta bindin Januzajn të veshë fanellën kuqezi të kombëtares tonë. Nuk është vetëm Januzaj, pasi në Angli është formësuar dhe një tjetër talent, bëhet fjalë për Frederik Veselin, i cili për momentin nuk është se po kalon një moment të mirë.

Djaloshi që kaloi nga City e United ka potencial dhe në mbrojtje mund të jetë një emër i spikatur. Ilir Azemi luan së bashku me Mërgim Mavrajn te Greuther Further në ligën e dytë gjermane dhe është ftuar një herë nga FSHF, por ai heziton. Ndoshta De Biasi do ta bindë dhe atë të zgjedhë të luajë për Shqipërinë. Një tjetër futbollist që po bën bujë është dhe Shkodran Mustafi, mbrojtës i talentuar që luan për U-21 të Gjermanisë. Mustafi ka potencial të madh dhe mund të jetë një emër i spikatur në Kombëtaren tonë.

Edhe pse ai luan me moshat e Gjermanisë, nuk pengohet që të pranojë Shqipërinë për kombëtaren e të rriturve nëse merr pasaportën shqiptare. Së fundi, është dhe djaloshi i talentuar Valmir Berisha, sulmues që luan për Suedinë U-17. Ky djalosh shënoi dhe dje ndaj Japonisë në Botërorin e kësaj moshe dhe FSHF duhet të jetë më këmbëngulëse ndaj këtij talenti. Edhe pse luan me moshat suedeze, Berisha mund të përqafojë kombëtaren tonë në të ardhmen, duke veshur fanellën kuqezi të Përfaqësueses Shqiptare.

Në ligën zvicerane të parë e të dytë janë më shumë se 10 futbollistë shqiptarë që luajnë në nivele të larta dhe këta elementë presin një ftesë nga FSDHF. Në fund të fundit De Biasi nuk mund të thotë se revolucioni i tij në thithjen e grupit kuqezi ka përfunduar, kjo pasi elementë shumë më të mirë e më të rinj janë duke dalë nga akademitë e ndryshme të klubeve evropiane dhe janë një bazë e fuqishme kompletimi për skuadrën tonë kombëtare. /Tribuna/Telegrafi/

Fotografia: Express
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top