PiNkY
Anëtar i Nderuar
Ceremonia e dasmës së një çifti të ri është kthyer në një sherr masiv në Norfolk të Anglisë. Shkak për sherrin e pazakontë është bërë një kofshë pule.
Vëllai i dhëndrit ka shkuar në tavolinën ku ndodheshin ushqimet. Pasi ka marrë një copë pule te pjekur ai është shtyrë nga një prej dasmorëve. Kjo gjë ka bërë që mes të ftuarve të nis një sherr i madh.
Në sherrin me grushte janë përfshirë dhe gratë. Motra e nuses ka përfunduar në spital, po ashtu dhe i ati i dhëndrit.
Ben Smethurst dhe Klarisa, çifti që kishte dasmën, thanë se kanë mbetur të shokuar nga ajo që ndodhi. اifti u detyrua ta kalonte natën e parë të martesës në spital, duke u kujdesur për të afërmit e lënduar./bota-shqip/