Dashuria romantike zgjat vetëm një vit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
valentine_love_wallpapers%2B%252828%2529.jpg


Romantikë dhe shkencëtarë, bien dakord në një pikë: dashuria romantike zgjat pak, zakonisht vetëm një vit nga shkrepja e shkëndijës së parë.

Një vështrim, një veprim, një frymëmarrje e shpeshtë dhe quhet menjëherë dashuri. ثshtë një ndjenjë me shikim të parë, gjithëpërfshirëse dhe e pakontrollueshme. Për shkencëtarët, në mënyrë më prozaike, gjithçka varet nga një molekulë, faktori i rritjes nervore (NGF), e njëjta molekulë që i dha zbulueses së saj, Rita Levi Montalcinit, çmimin Nobel.

Sinjalet tipike të dashurisë së re janë euforia, lumturia, por edhe varësia. Gjithsesi, sipas shkencëtarëve, nëse marrëdhënia funksionon, pas këtyre ndjenjave vjen edhe konsolidimi i raportit, ndërsa pasioni fillestar pakësohet. E gjitha kjo duket të përkojë me ndryshimet e vazhdueshme të kimisë së trurit (neurokimisë).

Specialistët matën edhe përqendrimet plazmatike të këtyre molekulave në gjakun e 58 të dashuruarve që kishin filluar prej pak kohësh një marrëdhënie së bashku, si dhe në po kaq individë të tjerë me një raport më të qëndrueshëm në çift prej një apo dy vjetësh, dhe në fund po kaq beqarë. Studiuesit arritën në përfundimin se në pikun e dashurisë, faktori NGF është në sasi shumë më të larta në plazmë. Këtij përqendrimi të NGF-së i përkojnë “shenja” të qarta të dashurimit, siç janë pëllëmbët e duarve të djersitura dhe "fluturat" në bark, përndryshe dhimbjet e stomakut nga nervozizmi.

Pas një viti, 39 të dashuruarit e rinj (që vazhdonin bashkë dhe me një marrëdhënie të konsoliduar tashmë) tregojnë nivele NGF-je të ngjashëm me beqarët dhe me çiftet e tjera të konsoliduar, shenjë që çdo ndryshim karshi kulmit të fillimit të ndjenjave ishte shuar. "Nga këto përfundime", deklaron Politi, "duket se mekanizmat biokimikë janë të përfshirë në ndryshimin e gjendjeve shpirtërore që zënë fill në krye të marrëdhënies deri kur kjo të bëhet më e konsoliduar".

B: /Telegrafi/
 
Titulli: Dashuria romantike zgjat vetëm një vit

njehere thonin 3 vjet......tani e paskan ulur nje vit......deri kur ta cojne as dy muaj........sa miiiiire
 
Pe: Dashuria romantike zgjat vetëm një vit

Personalisht mendoj qe dashuria eshte komplekse,.ka shume parametra qe ajo duhet ti kete qe ti rezistoj kohes dhe veshtersive te testimit te jetes,..
deri diku dashurit ekskluzivikishte romantike jane te destinuara te perfundojn shpejt,,shpesh ato ngarrohen me epshin e momentit dhe ate dehjen momentale,.pastaj i hyn nje lidhje dhe kur kalon pake kohe truri fillon llogjikon dhe precipiton ate qe duhet dhe nuk duhet ne lidhje,. shef ndryshimet,.
ndaje per mendimin time eshte e domosdoshme nje priudhe kohore njohje perpara fillimit te nje lidhje intime te plote mes dy personave, ne forme qe te kuptoshe ngjashmerin e karakterit dhe te boteformimimt..dhe sa te ngjashme jane ato,pasi vetem kjo e fundit ben te mundur suksesin e nje lidhje te vertet.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Dashuria romantike zgjat vetëm një vit

te zgjas sa te zgjas....aq sa te jete,te jete e thjeshte dhe e bukur per te dy .....
 
Pe: Dashuria romantike zgjat vetëm një vit

Pata lexuar se te njohesh taman nje njeri,partnerin,mund ta njohesh pas 25 vjetesh...Se di sa eshte e vertete kjo gje,por nqs veme re ciftet te cilat i kalojne 5 vitet e para te marteses me sukses kane premisa per te patur nje jetegjatesi ne ate marredhenie..Tani gjerat sjane absolute por nqs nisemi nga romantizmi te gjithe e dime qe dashuria ne fillim eshte e embel me pas nuk humbet dashuria por shnderrohen gjerat ne dicka pak me ''serioze''...gjerat marrin nje tjeter rrjedhe ik koha e fluturimet mbi re,por kthehesh me kembe ne toke......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top