Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

Pe: Ka me shume rendesi dashuria apo mosha?

....po ju flisni per dashurine...apo per opinionet tuaja????....
me pelqeu njeri qe tha ...dashuria eshte hipnoze....dhe eshte e vertete.....
natyrishte dashuria nuk jetohet njelloj ne periudha te ndryshme te jetes....adoleshenca per shembull e perjeton ne mynyren e saj...
kur njeriu fillon te kete nje eksperience jete ,natyrishte i shikon gjerat ndryshe......
natyrishte qe nje adoleshent-e eshte skandaloze ta shofesh me nje person shume vite me te madh...pse pikerishte jane dy bote krejt te ndryshme, dhe ne asnje moment nuk munde ta kuptojne njera-tjetren....
....ndersa nje person i pjekur me ekperience jete mbi 25 vjec do te thoja....fillon ta shikoje jeten ne nje tjeter kendveshtrim.....
jo se ketu nuk ekzistone koncepti qe te kene lidhje te te njejtes moshe....por sepse thjesht pelqehen dhe dashurohen pa pasur paragjykime....shembuj ka sa te duash...une nuk po citoj asnje....por mjafton ta shikosh boten astu sic eshte....
....po secili ka mendimin e tij lidhur me kete ceshtje....
por dashuria nuk njef kufij...eshte dicka e pakontrollueshme....po te ishte e kunderta do te ishte dicka banale....dicka qe munde te kontrollohet me komande....dhe ketu eshte bukuria e vertete e dashurise....
 
Titulli: Ka me shume rendesi dashuria apo mosha?

Scorpione thua qe eshte e pakontrollueshme.
Ia une punoj dhe kam koleg pune nje 50 vjeqar i mirembajtur, dhe rastesisht e normalisht
hyhet ne muhabet.
Une them se ne fillim pelqimi kalon nga mendja pastaj ne pelqim e me shume une thjeshte me idene qe ai eshte 50 nuk e shoh dot ndryshe
as mundet te me pelqeje.Behet e bukur e pakontrollueshme kur bie jo para :D
 
Pe: Titulli: Ka me shume rendesi dashuria apo mosha?

Scorpione thua qe eshte e pakontrollueshme.
Ia une punoj dhe kam koleg pune nje 50 vjeqar i mirembajtur, dhe rastesisht e normalisht
hyhet ne muhabet.
Une them se ne fillim pelqimi kalon nga mendja pastaj ne pelqim e me shume une thjeshte me idene qe ai eshte 50 nuk e shoh dot ndryshe
as mundet te me pelqeje.Behet e bukur e pakontrollueshme kur bie jo para :D
...po une se kisha fjalen per ty,,,,hahahahahaha....po kush te tha qe ta pelqesh?.....
ti sa vjece je?...16???:D
......po mir....cdo njeri ka konceptin e vet mbi ket ceshtje...
pastaj kur flitet per dashuri eshte e kote te themi...se mua nuk me pelqen keshtu....
sepse ata qe dashurohen ...nuk na marrin doren as ty dhe as mua.....
...po lerini keto....se une nuk paragjykoj asnje gje...natyrishte une nuk flas me adoleshentet, se ata jane tjeter univers....dhe nuk me shkon mendja te mbush mendjen ty per kete....edhe pse ti ke mendimin tende dhe une e respektoj.....
 
Pe: Ka me shume rendesi dashuria apo mosha?

personalisht jo... max 5 ... megjithese jetes kurre nuk i dihet... ku dihet ku godet kupidi... :p e na qerrohen te dy syte jo vetem njeri... :p
 
Pe: Ka me shume rendesi dashuria apo mosha?

Nuk e di...Me te vertete qe dashuria eshte e pakontrollueshme por sma merr mendja te jete deri ne kete pike...Une mendoj se dashuria duhet te jete e lidhur ngushte me arsyen,ne baze te trurit duhet te kaloje dashuria,nuk ndertohet dicka duke marre drejtimin vec ndjenjat.Njeriun arsyeja e dallon nga kafshet,gjithsesi ndjenjat jane te bukura per aq kohe sa ndjehen,pasi dhe ato kane nje fund,cdo gje eshte relative ne kete bote...Po me kujtohet dicka qe thoshte nje autor Servantes:Njerezit e ndjeshem dashurohen lehte,kurse ata te mencurit kurre....
 
Dashuri pa kufi,..(Ai plak, ajo e re (por edhe e anasjellta) ,..!

8am298.jpg


Tabutë e mëdha të dashurisë, të krijuara zakonisht nga paragjykimi i shoqërisë, nuk i ndalin më të moshuarit e sotëm të duan gratë-fëmijë. Nuk bëhet fjalë për gra që paguajnë zhigolo me orë apo të moshuar që kërkojnë kokrra viagre. Jemi duke folur ca pleq-të rinj që nuk duan t’i dorëzohen kohës që kalon dhe duan të ndihen ende të dashuruar pa ndjerë peshën e moshës.
Lilian Betenkur, dama e pasur e L’Oreal, e cila është në qendër të një affaire përgjimesh telefonike që mbërrin deri te presidenti Nikola Sarkozi, nuk ka nguruar të mbrojë gjatë një interviste për “Le Monde” Toy Story e saj, Fronsua Mari Barni, i akuzuar nga vajza e Betenkur se ka përfituar nga gruaja më e pasur e Francës një milard euro, ku përfshihen vepra arti apo dhe shuma të mëdha për sigurim jete. E gjitha kjo për të treguar se është një zonjë që di të shijojë çmenduritë e saj deri në fund. “Jeta është më e bukur për të jetuar, kur nuk ke brejtje ndërgjegjeje. Më pëlqen të veproj, por më shumë më pëlqen fantazia”. Kjo është motoja e një 87-vjeçareje.

Të njëjtat “çmenduri” i gjejmë edhe te 84-vjeçarja Gajtana d’Alba, e cila është dashuruar me një 60-vjeçar, të cilin e gjejmë në detin e Ibizës me gruan që qëndron e hekurt në moshën dhe në liftingun e saj. Nëpërmjet një komunikate për shtyp dukesha iu ka bërë të ditur fëmijëve të saj se nuk do të martohet kurrë me të, por do ta mbajë pranë, pasi ai e bën të lumtur.

Mund të thuhet se në këto histori nuk ka asgjë të re. Kur burri apo gruaja sheh se po i zbehen energjitë e rinisë, iu drejtohen gjeneratave të reja për të gjetur motivin jetësor. Një gjë të tillë mund ta hasim edhe në letërsinë e lindjes në librin “Shtëpia e bukurosheve të fjetura”, ku pleqtë shkonin të takonin virgjëreshat e fjetura për të ndjerë forcën dhe dëshirën vetëm duke iu afruar atyre. Një gjë e tillë ka ndodhur dhe vazhdon të ndodh në çiftet ku diferenca e moshës është dukshme; në të shkuarën Arturo Toskanini dhe pjanistja e tij, Ada Coleoni Mainard (përkatësisht 66 dhe 36 vjeç) Pablo Pikaso dhe Xhëneviev Laport (përkatësisht 70 dhe 24 vjeç), Paola Borboni dhe djaloshi lodër Bruno Vilar (përkatësisht 72 dhe 30 vjeç), të cilin aktorja e dashuroi e më pas u martua me të. Sot kemi rastin e Zhan Pol Belmondosë me ish modelen e Playboi, Barbara Gandolfi, edhe pse përgjimet në Belgjikë kanë treguar se ajo e ka përdorur aktorin francez apo Alen Delon, që edhe sot vazhdon të jetë një burrë i bukur, që përpiqet të dalë me ndonjë bionde sa herë do të parakalojë në tapetet e ndonjë festivali.

Duken si imazhe të një bote që na vjen nga Lindja, ku shohim afganët pleq me gratë e tyre vogëlushe. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm që për hir të nostalgjisë së kohës së shkuar, kërkojmë të gjejmë energji të re te ndonjë sy i ri apo te ndonjë lëkurë e freskët.

Edhe pse në këto rastet e kronikës së shoqërisë perëndimore ka diçka më shumë një lloj hakmarrjeje, krenarie, dëshira për të arritur çdo gjë dhe duke mos iu bindur idesë se pasioni është shuar: është diçka që ka të bëjë me grykësinë bashkëkohore. Kështu dhëndri apo nusja fëmijë nuk është më një tabu, ashtu siç qe për shkrimtarin Francez Shatobrio, i cili dy shekuj më parë, teksa shkruante për dashurinë e pleqërinë do ta përfundonte kështu: “Rinia bën të shtrenjtë çdo gjë, ndërsa pleqëria bën të shëmtuar edhe lumturinë”.

Rrugët e reja që ka marrë dashuria romantike në çdo moshë, na bëjnë të mendojmë për Johan Volfgan Gëte, interpretuesin më të madh të modernizmit dhe të ndjenjës bashkohore, i cili, duke parë pak më larg sheh njeriun që merr në dorë dëshirat e tij për t’i çliruar nga rrethi i martesës tradicionale. Ai, shkrimtari dhe poeti i madh, nuk iu kushtua dashurisë vetëm në moshë të thyer, por e kultivoi atë në etapa të ndryshme, duke e kthyer “në një ekzistencë të gjatë, të plotë të qetë dhe plot dëshira. Kishte sekretin e madh që të shndërronte çdo gjë në nektar intelektual”, siç do të shkruante për të Pol Valeri. “Një njeri i urtë po, por edhe aq djall sa duhej për të qenë i plotë”.

Dhe në moshën 72-vjeçare ai u dashurua dhe nuk u kthye më mbrapa. Gjatë periudhës së verës që kalonte në Marienbad, shkrimtari u takua me 17-vjeçaren Ulrike von Levetzov, e cila e sillte vërdallë shkrimtarin edhe pse ishte e ngazëlluar nga suksesi i tij planetar, nuk e fshehte se tërhiqej prej tij. Këtë gjë do e tregonin edhe disa letra që në vitin 1899, pas vdekjes së Ulrikes, ato u dogjën nga kamarierja e tij, sipas dëshirës së shkrimtarit. Por Gëte nuk heq dorë që t’i kërkojë martesën dy vjet pas takimit, por familja e refuzon dhe, ai kthehet i dëshpëruar, nis të udhëtojë dhe të shkruajë “Elegjia në Marienbad” që mbetet një nga dëshmitë dashurore nga më të bukurat.

Por lidhur me këtë ngjarje kaq drithëruese për të, diheshin shumë pak gjëra, përveç disa datave historike dhe Elegjisë. Në vitin 2008 shkrimtari gjerman Martin Valser shkroi për atë boshllëk dashuror të Gëtes, i cili në pjesën “Një burrë që dashuron” tregon për dhimbjen dhe frikën e të moshuarit Volfgangut, teksa shikon në pasqyrë trupin e plakur, që nuk do heqë dorë nga dëshirat e tij sentimentale, duke sjellë ndërmend “atë numër monstruoz, 74 minus 19 baraz 55.

Para Vlaser, Tomas Man në një nga poezitë e tij kishte shkruar se si dashuria e pafre për një vajzë të re mund t’i jepte jetë. Një gjë e tillë i ndodh Rozalisë, një vejusheje plot dritë dhe e dashururar me natyrën, teksa takon të riun Ken, i ardhur nga një botë e re :Amerika. Rozalia i rrëfen vajzës së saj Anës se donte t’i besonte mrekullisë së shpirtit dhe të ndjenjave, për këtë “pranverë të dhimbshme” të shpirtit të saj.

Por nëse çdo moshë ka mundësi të ketë pasionin e saj, nuk rrezikojmë të rrethohemi nga të moshuar të guximshëm dhe të lumtur, shumë individualistë të bindur për të konsumuar periudhën e fundit të jetës si egoist të vetëkënaqur?

“Rreziku i të vjetërve është i pranishëm në këtë epokë. Pleqëria është periudhë e vështirë dhe e tmerrshme, ku zbulohet dhe sekreti i moshës”, thotë filozofi Manlio Sgalambro. Dhe në fakt Gëtja, që dinte diçka për këtë, tek “Fausti” vë në gojën e Mefistofelit fjalinë: “Djalli është plak, mendojeni: duke u plakur do ta kuptoni”.

Mapo

B:botime shqiptare,.(F_B,|)
 

Attachments

  • 8am298.jpg
    8am298.jpg
    30.7 KB · Shikime: 0
Re: Dashuri pa kufi,..(Ai plak, ajo e re (por edhe e anasjellta) ,..!

dhe xhepi plot ....................
 
Re: Dashuri pa kufi,..(Ai plak, ajo e re (por edhe e anasjellta) ,..!

Keta gjera gjithmone kane nje interes ne mes...Dashuria vertet e nuk njeh moshe por keshtu me duket e tepruar...
 
Pe: Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

Deri ne 7/8 vjet diference shkon por me siper nuk mban me......
 
Pe: Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

per mendimin tim dashuria e sinqerte uk njef moshe , bukuri , lek njeri me shume se tjetri , asgje i kalon te gjitha por oki ne njerzit e trete varet si e shofim dhe si e kritikojme thone mer syte e mi e shife si e shof une keshtu qe nese dy njerez duhen vertete ska rendesi mosha ...
 
Pe: Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

Sigurisht qe nuk njeh moshe dashuria, por pyetja eshte qe...: Nje dashuri e tille do mundet te perballoje paragjykimet, apo do shembet nga faktor te tille? Pra duhet te jete nje dashuri e vertete, e thelle dhe me themele te shendetshme, sepse te tilla lidhje zakonisht "sulmohen" rende!
 
Pe: Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

Personalishte jam shume skeptike ne kete drejtim..Per mendimin tim dashuria njef moshe.
Nuk munde te koceptoj nje dashuri afategjate mes nje cifti me diferenc te madhe moshe,..sidomos kur femra eshte me e rritur..(ndoshta e kam dhe gabim..por kete mendoj..)
Mendoj qe keto lloj lidhjesh ne qofte se ndodhin pa interes, pra fillojne nga nje ndjenje, dhe kjo eshte ndjenje emocionale,,momentale ,..tip fiksimiose dashuri e varfer fizike..dhe me kalimin e kohes,.eshte vete koha qe e pargjykon..ne kuptimin qe jane dy bote te ndryshme..sa do te lire te e perkushtuar,.jane botekuptimet,..jane mendimet gjerat qe deshirojn..qe i ndajne,per mos te fole dhe per pamjen fizike,.kur njeri nga partneret ka shume diferenc moshe,.me kalimin e pake viteve i bie si me qen me njerin nga prinderit,,pra vete aparenca fizike padite te pargjykon,..
Mendoj qe rinia don rinin,.dhe pleqet pleqerin..:P:P...dua te them diferenca mes nje cifti kurresesi sduhet te jete me madhe se 7-8 vjet,.shume me then 10 vjet,.
 
Pe: Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

Une e them dhe e kam me prov per mua dashuria snjef mosh :D :D me pelqen ta kem gjithnje me ta madhe partneren se vetia :D :D me terheq mosha me e madhe :D
 
Re: Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

Dashuria ndoshta nuk njeh moshe por njeh llogjike,nuk mund te biesh ne dashuri si te besh zhytje ne det...Dashuria dhe arsyeja jane nje lufte e perjetshme,por te menaxhosh nje dashuri me arsye eshte thjesht perfekte...Une si besoj dashurise me diference te madhe moshe,gjithmone me le nje hije dyshimi,ka nje interes ne mes...Nqs nje femer 20 vjecare merr nje mashkull 45-50 vjec se kuptoj ku qendron dashuria??Ajo eshte akoma ne boten e enderrave,ai ka mbaruar librin e pare te jetes,po behet gati te shkruaje librin e fundit...Pa llogarit qe idete dhe deshirat jane te ndryshme,smund te fusim paragjykimin ketu,por zakonisht keta lloj dashurish skane fund te bukur(ai 50 vjecari pas nje fare kohe do ndjehet i ''vjeter'' ndaj kesaj do filloje pse jo edhe xhelozia,pasi ndergjegjesohet qe ka perkrah nje femer te re,te bukur,qe mund te jete prap e gatshme per nje fillim jete te re,ndersa ai??Se besoj se ka kohe per te bere zgjedhje te tjera apo te mendoje per nje jete te re)...Jane shume gjera te lidhura e jane tema te thella....Une si besoj as nqs mashkulli eshte 15+ vjec me shume i vjeter se femra,jane pothuaje dy breza te ndryshem,mendimedeshira,pershtatja eshte shume e paket,kjo sdo te thote gje(pa lene menjane qe ka profesora qe kane marr per grua studentet e tyre)....
 
Titulli: Pe: Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

Sigurisht qe nuk njeh moshe dashuria, por pyetja eshte qe...: Nje dashuri e tille do mundet te perballoje paragjykimet, apo do shembet nga faktor te tille? Pra duhet te jete nje dashuri e vertete, e thelle dhe me themele te shendetshme, sepse te tilla lidhje zakonisht "sulmohen" rende!

Shum veretet kjo , nuk duhet ti vlersojm gjerat vetem nga pamja e jashtme,psh ja ket kemi edhe ne jeten e perditeshem nuk te shkon muhabeti me nje se eshte 15 vite diferenc ose 20 aty afer deri ne 5 vite diferenc shkon super
 
Ai eshte me i vogel se ajo...

Nuk e mbaj mend nese ekziston nje teme e tille...por dua te flas per marredheniet ku mashkulli eshte me i vogel ne moshe se femra. Cfare mendimi keni per to, a funksionojne, a paragjykohen? A ju ka ndodhur te dashuroheni me nje mashkull me te vogel se vetja dhe per meshkujt te dashuroni me nje femer me te madhe se vetja ? Si kane ecur gjerat ?

:)
 
Pe: Ai eshte me i vogel se ajo...

2 her :D
C'faj kam un... dukeshin me te medhenj :P

Me te dytin edhe mund te funciononte sepse ishte komplet ndrryshe nga meshkujt e moshes te tij... aq ndrryshe sa kur e kujtoj mvjen me qesh sepse ishte fundi i botes per gallat, te knaqte me gjith shpirt :D por largesia ben te veten.

Me te parin... edhe sikur te ishte 10 vjet me i madh se un kurre nuk do kishte funcionuar sepse ishte mashkulli tipik egoist, qefli qe ska ndermend te krijoj dicka serioze, pavarsisht qe per cdo gje kerkonte mbeshtetjen time.

Mosha ka rendesin e vet... rri gjithmon e mendimit qe mashkulli behet burre pasi i ka mbushur 25, ose nuk rritet kurre.
 
Re: Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

Tani kote ska dale ajo fjala qe dashuria ska moshe..por te une ka sdo lidhesha kurre me nje me te vogel se vetja
 
Titulli: Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

mendoj se mund te funksionoje psh kur ka 1 ose 2 vjet me e madhe ....po jo shume diferenc se c kuptim do kishte atehere..:D
mua sdo me pelqente por si dihet...jane gjera qe ndodhin .:D
 
Titulli: Re: Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

Tani kote ska dale ajo fjala qe dashuria ska moshe..por te une ka sdo lidhesha kurre me nje me te vogel se vetja

kshu thoja dhe un por, ja qe ndodh
e para per mua ishte me diference 1 vit dhe nuk fuksionoi sepse tjetri po jeton akoma adoleshencen
kjo e dyta esht me 3 vjet dhe mund t them qe me te kuptohem me mire se me tgjithe meshkujt deri me sot..., sa shume i pergjegjshem dhe i matur mund t jet nje person me i vogel se un :)
 
Titulli: Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

Dashuria verte nuk njeh as moshe e asgje , por puna eshte qe te vije , te linde ajo dreq ndjenje , pa dhe Madonen do ta pranoja .

Ju siper , mos e ngaterroni dashurin me lidhjet se rralle perputhen .
 
Titulli: Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

Dashuria verte nuk njeh as moshe e asgje , por puna eshte qe te vije , te linde ajo dreq ndjenje , pa dhe Madonen do ta pranoja .

Ju siper , mos e ngaterroni dashurin me lidhjet se rralle perputhen .

Hartini si mund te krijosh nje lidhje pa ndjenje ?
 
Titulli: Re: Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

Tani kote ska dale ajo fjala qe dashuria ska moshe..por te une ka sdo lidhesha kurre me nje me te vogel se vetja

Ca dmthn me i vogel, ti 25 e ai 24? Hmmm sme duket aq diference e madhe?! Po qe me i vogel se ty me 1 muaj, prap do i thoje "je i vogel...slidhemi dot".
Sbesoj qe ne momentin qe do gjesh njeriun e duhur, dhe ai do jete me i vogel se ty ( mire jo mosha ekstreme 20-30 vj), ti largohesh vetem se ska "moshen" per ty.
+ qe vjen nje mosh kur keto diference nuk bien ne sy.
Fundja ti vlerson njeriun jo moshen ose gje tjeter. Nqs ai te pershtatet ty, dhe arrin ne nivelin tend...ske pse i thua JO.
 
Titulli: Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

Per mua mosha nuk eshte si parim ' po te me pelqej ndonje vajze edhe po te jete 2 vite 3 vite me e madhe se une' nuk do te ish kan problem . Vetem te me mbind ne moralin e saj ne karakterine saj ' dhe te pershtatet siq jam une moshes imeshoj vijjjjjjj. Se respekti -dashuria -lumturia nuk ka te bej me moshe.Mosha eshte periudh kohore e jetes sone .
 
Titulli: Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

Mesa po shifet aq shume e kemi ngushtu diferencen saq po diskutohet per diference mes 2 - 3 vitesh :syze:
 
Pe: Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

michelle-hunziker-hat-sie-sich-mit-tomaso-trussardi-verlobt.jpg

Kjo eshte "Michelle Hunziker: Hat sie sich mit Tomaso Trussardi"

Michelle 35 e Tomasso 28 vjec.

Kjo eshte ex e kengetarit Eros Ramazotti , Cuni ne fjale eshte milioner dmth nuk ju mungojne te dyve parate apo pamja e jashtme ...

E cmund te jete tjeter misdis tyre pervec se dashuri ?

Personalisht nuk njoh cifte ku femra eshte me e madhe ne moshe, ama pse mos te funksionoje. Pse duhet gjithmone mashkulli te jete me i madh.
 
Titulli: Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!

per lidhje serioze ka te bej mosha ndersa per lidhje kohore varja sa tjete sprish pune mjafton tjet e bukur :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top