Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Dashuria është kudo” 60 vjersha për të bukurën dhe dashurinë

“Dashuria është kudo” 60 vjersha për të bukurën dhe dashurinë


Vëllimin me poezi “Dashuria është kudo”, është libri i fundit që poeti Kujtim Boriçi u jep lexuesve këto dit. Nëse nis të lexosh poezinë e parë, titullin e së cilës mbanë dhe libri, e deri tek e 60-ta, e ke të vështirë që të shkëputesh prej tij. Vjershat të rrëmbejnë, të fusin në një botë ndjenjash e dashurie njerëzore, krej natyrshëm, derdhur në vargje me ndjenja e pasion… E kur shkon tek poezia e fundit, nuk kupton se sa kohë ka kaluar, ndjenë keqardhjen përballë pamundësisë për të “notuar” më tej në këtë lëndinë njerëzore. Në fund të fundit, pasi kalon këtë “det” dashurie provon ndjesinë e gjetjes së vetvetes, pas çdo vargu, pas çdo strofe… Nga libri i parë i tij, “Këngët tona”, botuar tre dekada më parë kur ishte student, e deri tek i fundit “Dashuria është kudo”, konstatohet pjekuria në poezi. Veçanërisht tek përmbledhja e fundit. Kur lexon poezitë e këtij vëllimi, lexuesi i çdo moshe e niveli kulturor, gjen vetveten, kupton se dhe jeta në këtë kohë të trazuar ka bukurinë e saj, ka dashuri, e duhet jetuar në çdo sekondë, në çdo minutë, në çdo ditë, javë, muaj e vite… Se jeta është e shkurtër, e në këtë botë të gjithë jemi të përkohshëm, një ditë do të ikim… Në morinë e librave poetik të botuar kohët e fundit, për mendimin tim, “Dashuria është kudo”, është i veçantë. Poezi të tilla si “Ashtu si dikur, më erdhe në gjumë”, “Flokëverdha”, “Nomadi i dashurisë”, “Shiu”, “Gruas”, “Puthja”, “Dehje”, “Mbeti vegim”, “Asaj që dikur më deshi”, “Trishtim”, “Etyd”, “Fqinjës”, “Loti”, “Puthja e fundit”, etj, të rrëmbejnë… Jo vetëm për faktin se tematika e poezive është dashuria njerzore e në kuptimin e plotë të saj, por dhe për tendencën e përcjelljesh natyrshëm tek lexuesi të mesazheve të dashurisë, ndjenjës më të vjetër e fisnike njerëzore.




BallkanWeb
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back