“Dashuria” e rrezikshme me qetësuesit!

Love

βeℓℓe â๓e
ibuprofen.jpg

Kanë kaluar 50 vjet që kur qetësuesit nisën të përdoreshin për publikun e gjerë dhe të shiteshin në farmaci pa recetë.

Ibuprofeni, një vetmëve që nuk ka patur nevojë për modifikime që prej krijimit të tij, në një laborator të vogël në Notingem në vitin 1961, është ndër më të njohurit.

Së bashku me aspirinën dhe paracetamolin, qetësuesi është shndërruar në një prej ilaçeve më të zakonshëm me të cilin vetëmjekohemi për dhembje koke dhe probleme të tjera kalimtare.

Megjithatë, ndërsa ky “trinitet” e ka bërë botën ku jetojmë një vend me më pak dhembje, të gjithë përdoruesit duhet të dinë se qetësuesit kanë efekte anësore, prandaj këshillohet që të mos formohet një varësi ndaj tyre për çdo problem fizik që zhvillohet.

”Efekti më i madh anësor është dëmtimi i veshkave. Elementët e qetësuesve nuk përballohen shumë mirë nga personat mbi 65-vjeçarë dhe mund të shkaktojnë gjakderdhje gastrike. Grupi i ilaçeve antiinflamatore ku ibuprofeni përfshihet është përgjegjës për vdekjen e dy mijë personave në vit në Britaninë e Madhe, për shkak të efekteve anësore”, shpjegonte një mjek për “Daily Mail”.

Sipas tij, përdorimi i ibuprofenit, aspirinës, paracetamolit dhe versioneve të tyre është reklamuar gjerësisht nga qeveritë, të cilat kështu kursejnë në kosto për trajtimin dhe kurimin e popullatës së tyre.

”Një qetësues apo aspirinë nuk mund të merret kurrë në mënyrë të vazhdueshme pa një recetë mjekësore”, argumenton eksperti farmaceutik Chris Wells.

Gjithashtu, qetësuesit mund të rrezikojë jetën në një formë tjetër jo të drejtëpërdrejtë.
“Një dhembje e përsëritur mund të kontrollohet nga ibuprofeni dhe qetësuesit e tjerë brenda disa minutash. Megjithatë, kjo është shumë e rrezikshme, pasi dhembja mund të tregojë që diçka madhore nuk shkon në trupin e pacientit. Heqja e dhembjes është një zgjidhje e përkohshme, por shumë e rrezikshme në planin afatgjatë”.
Burimi: individi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top