Dashuria, adrenalinë për jetën

Dashuria është energji, qetësi, jetë. Është mekanizmi që lëviz brenda nesh nevojën për të jetuar në paqe, bukur. Kur grindemi me dikë, kur hatërmbetemi me partnerin, kur nuk ka ngacmim të vërtetë ndjenjash, mërzitemi, ndihemi bosh, të ngarkuar emocionalisht, të palumtur.
Mungesa e dashurisë çon në epërsi negativitetin, mund dëshirën për jetesë të shëndetshme, zemëron dhe fut në gjire ngatërrestare lidhjen me të tjerët. Aty ku nuk ka dashuri, nuk ka dëshirë për të jetuar. Dashuria ka nevojë për vëmendje. Është si ajo lule që po nuk tregove kujdes, po nuk e ujite, fishket, rrëzohet.
Për çfarë ka nevojë dashuria? Për gjeste, mendime pozitive, mbështetje, përkujdesje, vëmendje… është thelbi i mirëqenies psikomendore. E gjen tek familjarët, gruaja, bashkëshorti, fëmijët, prindërit… ushqyesit organikë dhe të meritueshëm të jetës që na është dhënë ta jetojmë.
Me dashurinë duhet të jemi mirënjohës. Nuk ka ndjenja të lehta për ta bërë të funksionojë. Dashuria është serotonina, për të cilën duhet të jemi të vërtetë për ta zotëruar. Bindjuni zemrës kur ju thotë se dashuron. Është e vërteta jote më e mirë, sepse duam dhe jemi duke jetuar atë që na bën mirë, na lumturon.
Kur shikoni se diçka nuk shkon në raport me veten, të tjerët, ktheni vëmendjen te dashuria. Ju pa të nuk do të jeni në gjendje të kuptoni veten tuaj, të tjerët. Është e natyrshme, rutina, ngarkesa, ritualet e një jete zakonore të mësuar, ndikojnë te dashuria, për mirë apo për keq. Dashuria falet, por edhe lëndohet. Jeni ju që duhet ta kontrolloni, sepse dashuria është emocion që ka nevojë të trajtohet, të merret me të mira.
Dashuria nis nga vetja. Nuk është turp të merresh me të, të kujdesesh për veten, ta trajtosh dhe t’i kushtosh vëmendjen që meriton. Uni nuk është një statujë e ftohtë që duhet ta ngrohin të tjerët. Është ai që me dlirësinë e pastër të dashurisë, do t’ju përmbushë ju dhe ata që ndajnë jetën me ju. Dashuria për veten është si ajo varka që ju nxjerr në anën tjetër të bregut, e ju bashkoni zemrën tuaj të ngjashme, më atë që ju pret.

Gjeni kohë dhe dashuroni! Është ligj i natyrës, i jetës.
 
Po per Zotin. S'ka gje me t'bukur kur ka dashuri mes njeri tjetrit.
Njeriu eshte me i lumtur, me i paqte! Nuk e nderroj me asgje ate ndjesine qe ndjen ne kraharor kur mendon per dike dhe ti mbushesh me fryme thelle sepse e do. Zoti mos na lente pa te dashurit tane!
 
Kjo me ka ndodh mua mbasi kalova covid por do ti qe sme beson njeri lol
Une po!Marla eshte transformuar dhe "i love this version of you"! lool:love::love::love:
 
Ndihem me fat ne lumin e jetes,qe gjithnje me udhtoj neper ujra ku jane ujit me dashuri!! :) Flm!!
 
Ndaj me duket sikur sme mbaron kurre benzina mua se marr dashuri nga ata qe me rrethojne.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top