
Shën Valentini zgjat vetëm një ditë, por dashuria e një çifti grek shkon përtej lindjes së festës së të dashuruarve.
Arkeologët grekë zbuluan në një zonë arkeologjike në jug të vendit varrin e përbashkët të një çifti, që ata besojnë se daton të paktën 5800 vite më parë.
Udhëheqësja e grupit të arkeologëve, Anastassia Papathanassiou thotë se zbulimi i eshtrave 6 mijë vjeçare është bërë në vitin 2013, por vetëm tani analizat e ADN përcaktuan gjininë e secilist skelet.
Ajo thotë se me shumë gjasa çifti ka vdekur i përqafuar, ndërsa shton se testet sugjerojnë që kanë qenë rreth 20 vjeç kur kanë ndërruar jetë.
Zbulimi cilësohet me rëndësi të veçantë pasi është më i vjetri i këtij lloji i gjetur në Greqi dhe ndër më të vjetrit në mbarë botën. / Top Channe
