Dashuri, seks, tradhti: zbulo horoskopin për vitin 2010

madmax

lost in the ocean
:eek:hh:Shenja që do të të bëjë për të qarë, ajo që do të të magjepsë, që do të të bëjë të prekësh qiellin në shtrat, shenja që duhet t’i rrish sa më larg. Ja cilat janë parashikimet për beqarët, çiftet dhe dashnorët, shenjë për shenjë. Kush është vetëm do të gjejë dashurinë? Si do ta përjetojë dashurinë kush është çift? Tradhtia do të forcojë lidhjen apo do të lindë diçka e re? Të gjitha përgjigjet na i jep Antonio Kapitani, astrologu më ironic dhe argëtures në Itali. Ai ka shkruar një libër ku mund të gjesh gjithçka, e megjithatë zemra e librit është dashuria. Ekziston një përllogaritje e thjeshtë për të kuptuar se në cilat shenja do të pozicionohet Venusi. Në këtë shkrim do të njiheni me disa detaje për të kuptuar se cilat janë shenjat që u përshtatemi më shumë, kush do të na bëjë për të qarë dhe kush do të na bëjë të lumtur.
Mitet që duhen përmbysur
Pyetja më e thjeshtë është nëse mund të mbrojmë mitet apo më mirë t’i fundosim një herë e mirë ato. Për shembull që binjakët janë tradhtarë apo akrepët pasionantë në shtrat...
Shpesh është e vërtetë e kundërta. Shpesh binjakët janë tipa depresivë, të ciët mund t’i manipulosh shumë thjesht varësisht situatës. Ata dinë të jenë autoironikë, inteligjentë, por mjafton vetëm një goditje që ata të mos e ngrenë kokën për një kohë të gjatë. Janë të zotë të krijojnë strategji dhe lojëra të dyfishta por më pas mërziten kanë nevojë për stimuj dhe për strategji të cilat kërkojnë shumë durim.

Planetet që vrasin libidoisin
Sipas astrologut të gjithë planetet ndikojnë pozitivisht ose negativisht, por kjo varet edhe nga ndërthurja e secilit me shenjën tonë. Hëna është ajo që të bën të braktisësh ndjenjat, por edhe të mos e braktisësh kurrë partnerin. Venusi është më i ëmbli nga të gjithë, Saturni të bën të jesh më i duruar, Urani të bën mëkatar por edhe novator.

Shenja më me fat për këtë vit
Viti 2010 është si viti 2009: nuk ka një shenjë me fat. Për 12 mujat e ardhshëm për fat të keq planetet nuk kanë një shenjë të preferuar dhe një tjetër më pak të preferuar. Për një periudhë të gjatë Jupiteri do të jetë në shenjën e peshqve dhe do të favorizojë shenjat e ujit: peshqit, gaforren dhe akrepin. Një frymë pozitive ky planet do të ketë edhe për demin dhe bricjapin. Më pas do të spostohet te shenjat e zjarrit: dashi, shigjetari dhe luani, për t’u dhënë mundësi pa fund binjakëve dhe ujorit. Shenjat e tjera do të favorizohen nga Saturni.

Miti i gabuar për Saturnin
Për kohësh ekziston një ide e gabuar se Saturni është shkaktari i sëmundjeve, veprimeve negative dhe e gjithçkaje tjetër që na shkakton dhimbje. Në të vërtetë ky planet është shumë i dobishëm, shprehet astrologu, sepse ai heq qafe gjërat që nuk të hyjnë më në punë, raportet që nuk kanë më asnjë kuptim në jetën tënde. Shpesh herë kjo është e dhimbshme. Të heqësh dorë nga i fejuari, nga bashkëshorti, nga një punë që ndiheshe prej kohësh shumë mirë, është vërtet e pakëndshme. Pas një kohe të gjatë, kthehesh të shohësh se çfarë ke lënë pas dhe i thua vetes: “Paskam qenë me fat që shkoi ashtu”. Saturni është një nga planetet më të vështira, por gjithçka që ai prek “shërohet” patjetër.

Shenja më problematike e vitit

Marsi njihet si planeti i erosit dhe deri në fund të qershorit do të qëndrojë në shenjën e luanit dhe kush ka Venusit te luani, dashi apo shigjetari mund të ketë probleme me ndjenjat dhe marrëdhëniet në çift. Do të jenë shenjat e zjarrit ato që do të argëtohen më tepër.

Shenjat që duhet t’u rrimë larg

Me një truk të vogël mund të dimë se cilat janë shenjat që nuk kanë asnjë të përbashkët me ne dhe që duhet t’i mbajmë larg për këtë vit. Marrim horoskopin (gjendet pothuajse në të gjitha adresat në internet) dhe gjejmë shenjën tonë. Nga aty vazhdojmë të zbresim gjashtë shenja në drejtim të kundërt të akrepave të orës, shenja e shtatë është ajo që duhet t’i rrimë sa më larg.

Shenjat e favorizuara për shtatzëni

Deri në muajin maj, si pasojë e ndikimit të Jupiterit, shenjat më të favorizuara për të mbetur shtatzënë mendohet të jenë: gaforrja, peshqit dhe akrepi. Nga muaji maj deri në fillim të shtatorit do të jenë të favorizuara shenja e: dashit, luanit dhe shigjetarit. Më pas nga fundi i shtatorit deri në dhjetor, sërisht dalin në skenë: gaforrja, akrepi dhe peshqit.

Mashkulli që do të të bëjë të vuash

Meqënëse Marsi është në shenjën e luanit dhe është një planet që të bën të nxituar, ato që do të vihen në lëvizje janë hormonet dhe shumë rrallë neuronet. Në këtë rast shenjat problematike janë shenjat e zjarrit (dashi, luani dhe shigjetari). Duhet të kemi kujdes sepse këtë vit këto shenja do të ndikohen edhe nga Venusi, i cili bën që meshkujt e këtyre shenjave të lëndojnë dhe tradhëtojnë.
 
Titulli: Dashuri, seks, tradhti: zbulo horoskopin për vitin 2010

Po mire,virgjeresha s'permendet as per mire e as per keq?! Si ka mundesi?!
 
Titulli: Dashuri, seks, tradhti: zbulo horoskopin për vitin 2010

Po mire,virgjeresha s'permendet as per mire e as per keq?! Si ka mundesi?!

edhe un e vura re kete gje sepse eshte dhe shenja ime!!!!!!
 
Titulli: Dashuri, seks, tradhti: zbulo horoskopin për vitin 2010

hahhahahaha :D hahahah tung nga Klm nga Qendrimi Bosi............
 
Titulli: Dashuri, seks, tradhti: zbulo horoskopin për vitin 2010

:eek:hh:
Shenja më problematike e vitit

Marsi njihet si planeti i erosit dhe deri në fund të qershorit do të qëndrojë në shenjën e luanit dhe kush ka Venusit te luani, dashi apo shigjetari mund të ketë probleme me ndjenjat dhe marrëdhëniet në çift. Do të jenë shenjat e zjarrit ato që do të argëtohen më tepër.



:eek:hh:mu fiks me ka rene...:(:(:(
 
Titulli: Dashuri, seks, tradhti: zbulo horoskopin për vitin 2010

:lol: :lol: :lol:

Kush eshte dashi ketu ?
 
Titulli: Dashuri, seks, tradhti: zbulo horoskopin për vitin 2010

Po mire,virgjeresha s'permendet as per mire e as per keq?! Si ka mundesi?!

Eh, te shkretat:p:p. E per cfare te permenden LOLLOLLOL
 
Titulli: Dashuri, seks, tradhti: zbulo horoskopin për vitin 2010

As ujori s'eshte permendur shume ,apo s'ka ndonje gje per ujorin :D
 
Titulli: Dashuri, seks, tradhti: zbulo horoskopin për vitin 2010

Flitet per shenjat problematike Ida,...si psh Dashi!!!! ujori eshte i qet...ska probleme kete vit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top