Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dashi: Adi, si nuk kompozove një këngë për mua?

Dashi: Adi, si nuk kompozove një këngë për mua?


Dashi: Adi, si nuk kompozove një këngë për mua?
ثshtë koha të bëjë një marrëveshje Ilir Dashi, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim i Tiranës, me kompozitorin Adi Hila. Marrëveshja konsiston në kompozimin e një kënge nga ky i fundit pikërisht për Dashin. Duke qenë se Iliri është një nga këngëtarët e përhershëm të karaoke “Churchill”, dhe duke qenë se gjithmonë këndon këngët e të tjerëve, ka menduar pse jo, të bëjë edhe ai në mos një album, një këngë të vetën. Sot të gjithë bëjnë e jo më Dashi, që realisht ka një zë për t’u admiruar. Aktualisht ai është ende në negociata, por shpresojmë që jo larg produkti do të jetë gati.

Veliaj kopjon VIP-at botërorë!
Nëse në Amerikë e para që veshi një bluzë me portretin e kandidatit për president Barack Obama ishte aktorja fituese e çmimit Oscar, Halle Barry, në Shqipëri këtë e ka bërë Erion Veliaj. Gjatë një vizite në një lagje periferike të Tiranës, ku jeton një komunitet i gjerë romësh, ai mbante të veshur pikërisht një bluzë me portretin e Obamës. Ky pasion i liderit të G99-ës për Obamën, është në fakt një pasion ndaj asaj që dhe vetë Veliaj e quan: ndryshim! E jo vetëm kaq, por ditën kur gjithë bota do të mësojë se kush do të jetë Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Erion Veliaj do të ketë plotësuar një ëndërr të vjetër: do të shikojë të hedhur në treg librin e Barack Obamës, të cilin vetë Veliaj e ka redaktuar për versionin në shqip. Por nëse libri do të lexohet ose jo, këtë në fakt do ta përcaktojë edhe fati i Obamës në zgjedhjet presidenciale.

Mariza i rikthehet koncerteve dhe dueteve
Këngëtarja e suksesshme Mariza Ikonomi që tashmë është në treg me albumin e saj të fundit “Ditari”, ka nisur këtë sezon koncertet live në “Golden Time”. Pikërisht fundjavës që shkoi, ajo ka kënduar aty këngë të repertorit të saj, por edhe disa nga hitet botërore, e shoqëruar nga orkestra dhe Brikel Guga. Por nuk ka munguar as në karaoken e saj të preferuar “Churchill”, ku si gjithmonë ajo preferon të këndojë ndonjë këngë me partnerin e saj të përhershëm aty, politikanin Ilir Dashi, ashtu siç dëshmon edhe fotoja ku shfaqen dy personazhet e njohur.

Shfaqet Mirela Moisiu
Ajo luajti rolin e një First Lady. U bë një nga femrat më popullore gjatë kohës kur në krye të vendit ishte president babai i saj,
Alfred Moisiu. Në çdo takim zyrtar ose jo, ajo ishte në krah të tij. Qysh prej vitit 2005, Mirela i është kthyer jetës së thjeshtë dhe
shtëpisë së dikurshme diku përballë Parlamentit. E pas kaq kohësh ajo duket dhe pikërisht në një karaoke, duke kënduar. Sigurisht që ka ngjallur kuriozitet, pasi edhe njerëzit që ka rreth e shohin dhe e shoqërojnë ndërsa ajo këndon një nga këngët e saj të preferuara.


Ballkanweb.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back