Danimarkë, kandidati për kryeministër me postera nudo

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Erik.jpg


Personazhi është i njohur për daljet e tij të papritura dhe piktoreske. Kandidat disa herë në zgjedhjet në Daminarkë, në këtë rast, duke kandiduar sërish, ka menduar pikërisht të tërheqë vëmendjen duke mbushur Kopenhagenin me postera elektoralë, që e shfaqin nudo, i veshur vetëm me një rrip prej “kauboji”. Aspiruesi politik, John Erik Wagner, synon kështu të fitojë vota përmes trupit të tij.

Veshja prej “kauboji” nuk është diçka e re për të, pasi edhe në të shkuarën kishte bërë gjetje të tilla. Emri i tij është në listën e skedave elektorale për zgjedhjet në Danimarkë që do të mbahen në 18 qershor.

Danish.jpg


I lindur në një zonë të kryeqytetit, ai ishte paraqitur në zgjedhjet lokale dhe ato politike që në 2005-ën dhe kishte tërhequr vëmendjen për ndërhyrjen në një studio televizive, ku po mbahej një debat politik.

I pajisur edhe atëherë me rripin e pandashëm të “kaubojit”, kishte protestuar për përjashtimin nga debatet të partive të vogla, duke ulëritur: “Nuk janë zgjedhje të lira”, – para se të largohej me forcë.

Me sa duket Wagner nuk dorëzohet dhe tani riprovon: këtë herë kandidon për postin e kryeministrit, siç lexohet në një poster. Kandidati ka publikuar edhe postera të tjera elektoralë, duke pozuar thuajse i veshur dhe me kravatë.

Danish-1.jpg

Ai ka edhe një program elektoral: 52-vjeçari kërkon të modifikojë rregullat elektorale, t’i bëjë falas vizitat te mjeku dhe dentisti dhe të modifikojë ndjeshëm tregun e punës, sepse të gjithë kanë 6 muaj punë dhe 6 muaj pushime.
g.shqip
 
Titulli: Danimarkë, kandidati për kryeministër me postera nudo

e pra ne shqiptaret nje hap para qenkemi ..............foto nudo pat ba edhe antari i partis se fort ne ks.

images
 
Back
Top