“Dallimet mes dialekteve janë krim!” Unikkatil bën reagimin e fortë: Gegnishtja të kthehet në gjuhë zyrtare

! - !

Once upon a time...
Viktor Paloka, i njohur nga të gjithë si Unikkatil, nuk është aktiv në muzikë prej kohësh por gjithnjë shpreh mendimin e tij rreth çështjeve që e shqetësojnë. Një prej tyre janë edhe dialektet e gjuhës shqipe.
unikkatil-panorama-plus.jpg

Në rrjete sociale ku është vazhdimisht aktiv, Unikkatil ka shkruar një status të gjatë për dialektet e gjuhës shqipe ku shprehet se do të ishte më mirë që dy dialektet të lejonin njëri-tjetrin që gegnishtja të ishte “gjuhë zyrtare” në veri dhe toskërishtja në jug.

Teksa ka shkruar në gjuhën gege, Unikkatil e nis shkrimin e tij: “Dallimet mes Shqipes Gheg (Arbënishtes/Arbanishtes) e Shqipes Tosk (Arbërishtes) jòn substanciale e ôsht kriminale me e lejú njonën me u zhdukë sherri i tjetrës, sepse të dyjat jòn barabar të bukura. Ôsht kriminale edhe me i thônë nji fëmije të veriut: “ti nuk e njeh Shqipen” nëse ata thjeshtë nuk e njohin dialektin Tosk (standardin e imponúm për arsye vetjake) e padrejtësisht me krijú kompleks inferioriteti në mendjen e tyne.”

Më tej, artisti shprehet se fëmijët e veriut ‘torturohen’ në shkollë sepse mësojnë lëndët në një dialekt komplet ndryshe. Kështu ai sugjeron që në veri ‘gjuhë standarde’ të jetë dialekti geg dhe në jug ai tosk. Ai përmend vende të ndryshme si Zvicra e Belgjika që kanë dy-tre gjuhë të ndryshme zyrtare.

Fëmija verior shkollën fillore e kanë ferr sepse torturohen kur mësojnë landët në nji dialekt totalisht ndrýshe nga ai që e folin e që me vështirësí e kuptojnë. Kjo në shumicën e rasteve rezulton në analfabetízëm funksional e ky ôsht simptom tashmô i dítun i popullit tonë që duhet luftu me mish e me shpírtë. Në fakt ky ôsht thelbi i analfabetizmit funksional në popull tonë. Ka ardhë koha që Shqipja Gheg, me u kthý si gjuhë standarde në veri të trojeve tona e Toskëríshtja, le të mbetë standarde në jug. Mbetet evidente që kjo ôsht e pashmangshme e nuk kena kah me i ikë përndryshe kemi me pagú çmim të naltë me dômtim të matejshëm të fëmijëve tonë. Si zyrtare shtetnore le të mbesin të dyja. Kemi Zvicrën, Belgjikën etj. që kanë dy trí gjuhë të ndryshme zyrtare e gëzojnë sukses pa asnji ndamje. Mirëpo prap, nëse keni aq brengosje për ndamje atëherë praktikoni reciprocitet e le të studiohet e mësohet edhe nëpër shkolla në jug Gegnishtja, jo si standard po si orë e veçantë, e në veri Toskërishtja, prap jo si standard po orë e veçantë.”

Në fund, Unikkatil e mbyll shkrimin e tij duke u shprehur asnjë dialekt nuk duhet imponuar.


Sidokoftë, nuk bôn në asnji mënýrë me u imponu si standard dialekti jugor në verí e ai verior në jug. Njôjt isha indinju nëse jugu ish detyrú me përdorë dialekt verior sepse nuk bôn me hupë asnjôni. Ju përshendes në nën-dialektin Gheg Verilindorë!”

panorama.al
 
oh my litl' one, :( 4 gjuhe te huaja per 4 vite ka mesuar (pa mbush 5 vjec akoma) duke ndjek mamin e vet neper aventurat e saj. Do i kem te gjalla para syve deri sa te vdes, ato 3-4 muaj e pare qe vetem degjonte te tjeret e nuk fliste.
 
oh my litl' one, :( 4 gjuhe te huaja per 4 vite ka mesuar (pa mbush 5 vjec akoma) duke ndjek mamin e vet neper aventurat e saj. Do i kem te gjalla para syve deri sa te vdes, ato 3-4 muaj e pare qe vetem degjonte te tjeret e nuk fliste.
Gjuhet e huaja te zhvillojne intelektin sidomos kur i meson femije😀
 
Gjuhet e huaja te zhvillojne intelektin sidomos kur i meson femije😀
Ne fakt ajo as nuk i kujton veshtiresite. Thjesht gezohet qe 8 vjec e di 4 gjuhe. Lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top