Dalja e Greqisë nga eurozona, sjell 674 miliardë euro humbje

Love

βeℓℓe â๓e
Një studim tregon se, dalja e Greqisë, Spanjës, Portugalisë dhe Italisë nga eurozona do ta shkurtonte GDP globale me 17 trilionë euro dhe do ta zhyste botën në recension. Nga ky skenar, Franca do të ishte humbësja më e madhe, ndërsa efektet do të preknin SHBA dhe Kinën. Raporti është hartuar nga grupi për kërkimet ekonomike “Prognos”, me porosi të fondacionit gjerman “Bertelsmann”.

timthumb.php


Nëse nga eurozona do të dilte vetëm Greqia, BE mund ta kapërcente këtë situatë, por nëse një shembull i tillë do të ndiqej nga vende të tjera të Evropës Jugore, atëherë ndikimi në ekonominë botërore do të ishte shkatërrues, parashikon raporti. Dalja e Greqisë do të sillte një humbje në GDP prej rreth 674 miliardë euro.
Kjo do t’i sillte Gjermanisë një kosto prej 64 miliardë euro humbje nga kreditë dhe 73 miliardë humbje ose 2.9% të GDP-së nga rritja ekonomike për periudhën 2013-2020. Nëse dalja e Greqisë do të pasohej me daljen e Portugalisë, kjo do të sillte një humbje për ekonominë botërore prej 2.4 trilionë euro, ndërsa nëse më pas një gjë të tillë do të bënte edhe Spanja, atëherë kostoja do të ishte 7.9 trilionë euro.

Kurse me daljen edhe të Italisë situata do të dilte komplet jashtë kontrollit dhe humbjet do të ishin 17.2 trilionë euro. Vetëm Gjermania do të humbiste 1.7 trilionë euro nga GDP-ja dhe do të fshinte nga llogaritë 455 miliardë euro kredi. “Në këtë situatë duhet të sigurohemi, që kriza në Evropë të mos kthehet në zjarr të pakontrollueshëm”, shprehet kreu i “Bertelsmann”, Aart De Geus.

Traktati i BE-së nuk ka mekanizëm që parashikon daljen e vendeve anëtare nga eurozona. Nëse Greqia do të rikthente dhrahminë në vitin 2013, do të fshinte nga llogaritë e saj 60% të borxhit. Kjo do të sillte humbje tek bankat private dhe kreditorët. Por dhrahmia e re do të vlerësohej 50% më pak se euro. Kjo do të thotë se borxhi i Greqisë do të dyfishohej.
Burimi: shekulli
 
Titulli: Dalja e Greqisë nga eurozona, sjell 674 miliardë euro humbje

As qe behet fjale nje gje e tille ..Jo sepse daum Greqine me fort..Por sepse Gjermania dhe Banka Europiane do € shume ..Dmth behet c´do gje si e s te jete nje Euro stabiile.

Nese predispozihet te dalin vendet nga EU si Greqi Portugali etj etj ..Gjeja me e pare qe do ndollte dio ishte venja e kufijve shteteror.....

Mund ta merrni me mend se sa vjet u desh qe te hiqen keta kufij ?

Kshuqe ,,une jam e sigurte ,qe asnje nga kto vende sdo dalin nga EU.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top