Dada

Ca te shkruej per ty fisnike,
Se ca te shkruj nuk asht boll..
A te shkruj per shtatin tan te drejte si lisat e bjeshkve tona,,,
Per floket geshtenje qe mblonin syte e tu blu.

Syte me ngjyren e lotit!
Apo te shkruj per zemren tane,
Te bame helm nga malli per djale te ndame per se gjalli?
Te shkruj per vujtjet si ato te kalvarit?
Jo .. po shkruj per shpirtin tan Dad.
Ma te paster se uji i "kronit te lotit".
Ma i shndritshem se rrezja mi Kurrilen motit.
A thu ka fjal te kallxoj rreth qenjes tane gjys Zane e gjys shtojzavalle?
Se njeri si te tjeret rralle se ja kishin dale
Me cu nipin te i jati.. e ti per hir me dek pa pa djal!
 
Je shume e mire Endrra ❤

Une kam nje halle qe e quaj Dade dhe me shkoi malli per te.
Fuqia eketyre rreshtave jane vetem thellesia e ndjenjave qe ke
 
Dada mua me therresin nipi dhe mbesa.
Edhe pse tashme jane mbi 20 te dy , ende nuk me prezantojne si teze por dada
Nje nofke qe ma vuri mbesa ..... Love them both
 
Me falni qe ju pyes se Kam degjuar ndonjehere cdo thote dada .....eshte personi qe na rrite eshte emer apo thjesht ju thone perkedheli ....
 
Me falni qe ju pyes se Kam degjuar ndonjehere cdo thote dada .....eshte personi qe na rrite eshte emer apo thjesht ju thone perkedheli ....
Ne kuptimin e pare po , personi qe rrit femijet
Por me mua ndodhi ndryshe , mbesa ime psh sa me shihte fillonte e therriste Da da , medemek me dal
E me ngeli e tille , si nofke
Dhe mire mbesa , por edhe shoqeria e ngushte e motres me therrisin dada lol lol
 
Me falni qe ju pyes se Kam degjuar ndonjehere cdo thote dada .....eshte personi qe na rrite eshte emer apo thjesht ju thone perkedheli ....
Dada i jepet femrave Alfa te fisit. ato qe marrin pergjesi dhe perkujdesje per te gjith.
Mund te jete motra e madhe.. nusja e xhaxhait halla apo tezja e madhe.
Ne kete Rast ishte per gjyshen Time.
I ka ngel sic duket nga perkujdesja qe ka pas per fmit e fisit, si motra e madhe e Pastaj si me pergjegjshmja tek fisi i gjyshit.
 
Ne kosov shum perdoret kjo nofk..Dada..mbaj mend babai im kur i thoshte motres (halles)tim..me dukej shum interesant kur e ndegjoja nga ai..se per tjert jo.
Ps..mua nipi dhe mbesa me thrrasin tet?tani edhe femit e vllait ashtu me thrrasin?edhe pse me qef kam te me drejtohen hall?po hajt mo me rensi
Mos te thon dreq?‍♀️?
 
Shume e ndjere Endërr!
E prisja kete pershkrim thejsht duke lexu titullin.
Dadat jane gra te forta nepermjet butesise!
 
DADA eshte Dashni (dicka qe ka me te mungu gjithmone).
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top