Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Craig: Në film më pëlqejnë skenat seksi

Craig: Në film më pëlqejnë skenat seksi

Aktori Daniel Craig nuk ka shqetësime rreth xhirimit të skenave seksi, pasi “përballjet e zjarrta” e bëjnë xhirimin e filmave më të “lehtë”. Ylli i filmit “Casino Royale”, ka shijuar para kamerave vajzat Bond si Eva Green, dhe së fundi Gemma Arterton, në filmin e ri “Quantum of Solace”. Por, ai thotë se pauzat nga skenat aktive aksion gjatë pjesëve ku bëhet dashuri, janë të mirëpritura. “Unë jam aktor, andaj kam qenë ekspozues për aq kohë sa mund të mbaj mend. Ato skena të dashurisë e bëjnë xhirimin ca më të lehtë”, - ka thënë aktori.

Hamiltonin: Dua të bëhem këngëtar
I dashuri i Nicole Scherzinger, shoferi i Formula 1, Lewis Hamilton, dëshiron të ndërtojë një karrierë muzikore me ndihmën e të dashurës së tij. Piloti i Formula 1, i cili ka qenë në lidhje me këngëtaren e grupit “Pussycat Dolls” që kur ata janë njoftuar në MTV Awards në Gjermani gjatë vitit të kaluar, ëndërron që një ditë të thyejë top- listat me zërin e tij, dhe është i sigurt se Nicole mund ta ndihmojë ta arrijë këtë ambicie. “E dua muzikën. ثshtë diçka për të cilën do të dëshiroja të jem në gjendje ta bëj një ditë. Nuk besoj se e kam këtë talent, por e kam ulërimën, siç e kanë edhe miliona njerëz që e bëjnë”, - ka thënë Hamilton.

Dido, një këngë për babanë e vdekur

Ylli i muzikës pop, Dido i ka kushtuar një këngë babait të saj të ndjerë në albumin e ri. Këngëtarja e hitit “Thank You” e ka shkruar këngën “Grafton Street” për albumin e saj më të ri, “Safe Trip Home”, në kujtim të babait të saj William, i cili ka vdekur në vitin 2008, në moshë 68-vjeçare nga lupusi (sëmundje e sistemit imun). “Vdekja e tij ishte një humbje e madhe. Unë isha shumë e afërt me të. Ai ka qenë pranë meje gjatë kohës kur po e punoja albumin e tretë, mirëpo më vjen shumë keq që nuk arriti ta dëgjonte të plotë”, - ka thënë Dido.

Njeriu ujk, Russell Crowe
Fituesi i çmimit ‘Oskar’, Russell Crowe, është i gatshëm të luajë njeriun ujk në filmin e ri që do të realizohet nën regji të Ridley Scott. Scott ka siguruar një skenar të shkruar nga shkrimtari i skenarëve horror, Ian Jeffers dhe planifikon ta zhvillojë atë në projekt për në ekranin e madh, duke përfshirë në bashkëpunim edhe Crowe. Dyshja Scott-Crowe kanë punuar së bashku në një varg projektesh, përfshirë edhe filmin fitues të çmimit ‘Oskar’, “Gladiator”, dhe aktualisht janë duke u përgatitur të xhirojnë filmin mbi Robin Hoodin, në të cilin aktori Russell Crowe do të luajë problematikun e famshëm, si edhe hakmarrësin e tij, sherifin e Nottinghamit.

Jones: Presley adhuronte picat
Mbreti i rock’n’rollit, Elvis Presley pëlqente të hante pica, edhe pse përpiqej që të dobësohej, ka bërë të ditur miku i tij, Tom Jones. Rokeri legjendar shtoi në peshë në fund të karrierës së tij duke ngrënë pa masë dhe duke marrë substanca narkotike. Rokeri i njohur Tom Jones kujton
se miku i tij, edhe pse stërvitej të mbante në linja trupin, hante vazhdimisht. “Isha mik i mirë me të. Por ne kurrë nuk kemi punuar së bashku. Me kalimin e kohës, ai filloi të shtonte peshë dhe në vend që ta shihte problemin siç ishte, ai filloi të shijonte kënaqësi në të”, - ka thënë Jones. “E kam parë atë disa herë duke qëndruar në biçikletën e tij të stërvitjeve dhe duke ngrënë pica. Ne ishim në suitën e tij në Hilton, në Vegas. Dhe ai më thoshte, ‘a po stërvitesh ti Tom? Unë po...’, dhe qëndronte duke mbushur gojën”, - shton Tom Jones.



Ballkanweb.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back