Costa Concordia: 11.000 euro dëmshpërblim për pasagjer

anija1.jpg

Dy javë pas avarisë në Costa Concordia, bordi drejtues i kompanisë ka vendosur që të dëmshpërblejë me nga 11 mijë euro secilin pasagjer që ishte në anije. Përveç kësaj, ata do marrin edhe nga 3 mijë euro secili si rimbursim për biletën dhe kostot e kthimit.

Pasagjerët që bien dakord që të marrin këtë shumë, duhet të heqin dorë nga paditë ndaj kompanisë.

Në deklaratën e kompanisë thuhet se shuma është mbi kufijtë e dëmshpërblimit sipas ligjit ndërkombëtar dhe atij vendas.

Në bordin e anijes ishin rreth 3200 pasagjerë.
 
Pe: Costa Concordia: 11.000 euro dëmshpërblim për pasagjer

jo keqe per nje udhetim 100 metra me gomone te marresh 11 mije euro ......
 
Titulli: Costa Concordia: 11.000 euro dëmshpërblim për pasagjer

Mendoj se jane shume pak per stresin e kaluar, torturen psiqike, mandej duhet te kete edhe te lenduar aty dhe shume gjera qe kan perjetuar ata udhetare.
 
Re: Costa Concordia: 11.000 euro dëmshpërblim për pasagjer

Sdo me coj gje ne keto lloj Cruser ,,per 100 000 € e jo me per 11000 €

Vitin qe kaloi isha 8 dite me anijen MSC dhe kudo na ndiqte kjo Costa concordia....


Kur e mendoj cfare tmerri ,,,,vetem per te dale jashte pritem 3 ore ne sallonin e anijes...Pa le te ndolle nje avari ...

Padi kunder kompanise qe cke me te ....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top