Corvette C8 i parë shitet 3 milionë dollarë

unnamed-33-780x439.jpg



Brezi i parë Chevrolet Corvette Stingray ka dalë në ankand në Barret-Jackson.

Është vetura e parë e modelit legjendar sportiv të gjeneratës së tetë që do të prodhohet, dhe të ardhurat do t’i dhurohen një bamirësie, Fondi i Fëmijëve të Detroit, një jofitimprurës që synon të rrisë numrin e shkollave cilësore në këtë qytet.

Duke marrë parasysh që është praktikisht një makinë koleksionisti, Stingray i parë në ankand është gati 50 herë më i shtrenjtë se Corvette C8 që shitet në Amerikë.

Pronari mori modelin e parë të Corvette Stingray të prodhuar me paketën 3LT, me të gjitha opsionet në dispozicion.

Makina është e pajisur me një pajisje për regjistrimin e të dhënave të performancës, si dhe një paketë “Performanca Z51”.

Pronari krenar i kësaj makine është Rick Hendrick, kryeshef ekzekutiv i kompania Hendrick, i cili përndryshe është një tifoz i madh i Corvette.

Corvette C8 është mundësuar nga një motor 6.2 litra LT2 V8 që prodhon 497 kuaj fuqi. Me paketën opsionale të performancës Z51, i njëjti motor siguron 502 kuaj fuq.

Telegrafi
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top