CoronaVirus : Lajmi i Fundit... ??

Darius

DENY IGNORANCE
Pershendetje JOQ
Pak info per gjithe Vellezrit e Motrat Shqipetar rreth Coronavirus !

Emri i virusit vjen nga forma kurorë nga jashtë e strukturës së proteinës që mbështjell virusin. Normalisht këto viruse nuk janë të pazakontë. Shpesh infeksionet me viruse të tilla janë të padëmshme, e kanë simptomat e gripit si temperaturë, kollë apo mbajtje fryme.

Coronavirus është shumë i fshehtë dhe i tranformueshëm,shkaktojnë edhe sëmundje të rënda, infeksione të rënda mushkërish, bllokimin e frymëmarrjes deri edhe vdekjen.

Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:
# Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
#Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
# Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake ashtu edhe të egra).
Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjenën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami/letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larje e duarve)
# Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

***Theksoj se viktima te ketij Virusi jane vetem njerezit me Imunitet te dobet...Edhe nqs jeni te prekur nga ky Virus mos u Alarmoni...Paraqituni prane institucionit Shendetesor me te afert, edhe me e mira per ne Shqipetaret ne mos pranise se maskave mbrojtese vendosni nje shami ose 1 Shalle rreth gojes !! Zoti na ruajt !!! ???"
 
Rëndohet bilanci, Italia bëhet shteti i katërt më i prekur nga koronavirusi.

Numri i të infektuarëve në Itali sa vjen edhe po rritet. Deri më tani janë regjistruar 132 të infektuar dhe dy persona të vdekur.

Paniku është i madh dhe qeveria ka marrë një sërë masash drastike.

Mësohet se deri më tani janë izoluar 11 komuna dhe 50 mijë persona janë në Karantinë. Zonat më të prekur a janë ato të Lombardisë dhe Venetos.
 
Sapo degjova te pakten nga greku flas qe do rrallohen udhetimet drejt italise .....dhe aegean me lajmeroj per me daten 4 qe e kam per gjeneve eshte me pikepyetje .....cbehet keshtu po izolohemi
 
Si mberriti deri ne Itali ?
 
Uaaa une do vdes vec nga frike me duket?
Sa shpejt do afrohet dhe knej nga ne☹️
 
"Persh joq. Sa per informacion . Nqs coronavirusi prek shqiperin duhet te dini qe ne magazina nuk ka asnje mask fytyre. I shiten te gjitha ne kin me 2 fishin e cmimit . Maska ka vetem tek tuk neper dyqane te vogla materiale ndertimi ose ne ndonje farmaci. Kjo eshte maska e duhur FFP2"
FEDC4DD4-6C55-46DA-9127-4DEB9ECAC83B.jpeg
 
Masat e parandalimit



  1. Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
  2. Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
  3. Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
  4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
  5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
  6. Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
  7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.
  8. Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
  9. IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme.
 
Po po shume mire , po virusi nuk trasmetohet brenda 1 dite..por mbi 10 dite

Dashte zoti jo :(
 
Lajmet e dhane qe jane marre masa andej. Cdo linje qe vinte nga Italia po kontrollohet mire...
Ngu me cfare i kontrollojne? Mos me bej te qesh plss
 
Coronavirus, Conte: “Do të blindojmë zonat e epiqendrës, nëse do të duhet do përdorim ushtrinë”

Kush priste një mbyllje të kufinjve do të mbetet i zhgënjyer, por dekreti i aprovuar së fundi për emergjencat dhe i shpjeguar nga kryeministri Conte dhe ministri Speranza, përmban masa kufizuese. ‘Gjithçka për të shpëtuar italianët, që është gjëja që na intereson më shumë’, ka thënë kryeministri gjatë një konference për shtyp. Mes ndërhyrjeve të bëra është sigurisht izolimi i zonës së epiqendrës me forcat e ushtrisë, nëse do të duhet, ka thënë kryeministri italian.


‘Kemi miratuar një dekret për shëndetin e italianëve, që është ajo që kemi më shumë për zemër dhe që renditet e pari në kushtetutën tonë- thotë Giuseppe Conte- duke përsëritur shumë herë që italianët ‘duhet të kenë besim’ tek politikat dhe tek institucionet shkencore, që po bëjnë të pamundurën. Masat për të cilat flet presidenti i këshillit, kanë të bëjnë me dhjetë komunat e zonës së Lodit, të identifikuarar të premten, ku jetojnë rreth 50 mije persona dhe zona e Vo Euganeo, në provincën e Padovas. Këto do të jenë të gjitha zona të kuqe: ”Nuk do të dalë dhe nuk do të hyjë njeri. Dhe jo vetëm: Në brendësi të zonës së epidemisë shërbimet publike dhe tregtare për të mirat e nevojshme-thotë dekreti- është e kushtëzuar në përdorimin e mjeteve mbrojtëse individuale’. Të gjitha ata që kanë pasur ‘kontakte të ngushta me rastet e konfirmuara, duhet të hyjnë në karantinë me mbikëqyrje aktive’.
 
Economia e Kines do kete nivelin me te ulet qe nga koha e krizes se madhe, 4.4 perqind per momentin eshte rritja e projektuar ekonomike, nga 6 sa ka qene para shfaqjes se koronavirusit.
 
SPECIALE/ Koronavirusi i afrohet Shqipërisë: Simptomat e para dhe si të mbrohemi prej tij


Koronavirusi ka prekur 77 mijë persona deri më tani në rang botëror, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 2 300, përfshi edhe një 77 vjeçar italian.

Sëfundmi raportohet se numri i të prekurve në Itali ka shkuar në 20 persona.

Abcnews.al sjell më poshtë simptomat e këtij virusi si edhe si duhet të mbrohemi prej tij:
Simptomat
Një i prekur nga koronavirusi ka fillimisht simptoma të zakonshme si dhimbje koke, rrufë, dhimbje muskujsh dhe kollë.
Nëse virusi avancon edhe më tepër në trup, atëherë shfaqen simptomat më të dukshme si, temperaturë e lartë mbi 38 gradë celsius, pneumoni, vështirësi në frymëmarrje, situatë e cila çon në dobësimin e sistemit imunitar të trupit dhe që mund të çojë deri në vdekje.
C721F3D3-0F0A-456F-B09C-F3C983ECB3A7.jpeg
Si të mbrohemi

Koronavirusi është një sëmundje e re dhe shkencëtarët janë ende duke studiuar se si mund të përhapet nga personi në person, por viruse të tilla të ngjashme kanë tendencë për t’u përhapur nëpërmjet kollës dhe teshtimës.

Kur një person i infektuar kollitet ose teshtin, ata nxjerrin pikat e pështymës ose mukozën. Këto pika mund të bien tek njerëzit dhe kalojnë tek ata prekin fytyrën duke shkaktuar në këtë mënyrë infeksionin.
2E59833D-B549-455D-A858-1EB97E688CB9.jpeg
Virusi mund të përhapet gjithashtu përmes piklave që bien në sipërfaqe siç janë vendet në autobusë, trenat ose tavolinat në shkollë. Sidoqoftë, nëse kjo është një rrugë kryesore e transmetimit varet se sa gjatë mbijetojnë viruset në sipërfaqe – dhe kjo gjë mund të ndryshojë nga orë në muaj.
E5C3884F-3EAB-481D-9C0C-0F8FD2B814BC.jpeg

Ekzistojnë fakte që virusi mund të përhapet tek njerëzit përpara se të shfaqen simptomat .

Si të mbroni veten dhe të tjerët?
C83167DD-0606-4114-9BCC-00A2DDFB4976.jpeg
Lani duart : lani duart tuaja me ujë të pastër dhe përdorni sapun. Mos harroni kur të lani duart të lani mirë hapësirat midis gishtërinjve dhe thonjtë ,pastroni mirë të paktën për 20 sekonda.
15FB8D85-B287-4124-85AD-58264FD6E89C.jpeg
Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini me një facoletë para
, më pas hidheni atë në kosh dhe lani duart tuaja. Nëse nuk keni facoletë, mbani brrylin tuaj para gojës kur kolliteni ose teshtini, jo duart.

Maskat higjenike për fytyrën ofrojnë një mbrojtje më të sigurt
E876C0D5-4421-4702-884C-CBDE5B19E18E.jpeg

Sidoqoftë, ato nuk bllokojnë grimcat më të vogla të tështimës ose kollitjes që mund të kalojnë në materialin e maskës. Maska gjithashtu nuk mbrojnë dot sytë dhe ka prova se virusi mund të transmetohet edhe nga shikimi.

Kërkoni menjeherë ndihmë mjekësore nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje
060429EC-6379-4910-AB23-E7F2ACF2C85F.jpeg

Nëse vizitoni tregjet me ushqime të gjalla në zonat e prekura nga virusi shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me kafshë të gjalla dhe ato sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët.

Nëse jeni në një zonë të prekur shmangni ngrënien e produkteve shtazore dhe tregoni kujdes ndaj organeve të kafshëve.
885EEEF1-2F5C-4861-B430-88BE5BD8FE67.jpeg
Shmangi gjithashtu ngrënien e produkteve shtazore dhe gjithashtu produkteve të qumështit.
ED87CB4E-BE35-468F-800E-09A4626F4730.jpeg
Nëse jeni rikthyer nga një zonë e prekur në Kinë gjatë dy javëve të fundit, qëndroni në shtëpi dhe shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë për 14 ditë . Kjo do të thotë të mos shkosh në punë, shkollë apo zona publike.
03162E11-7756-44D9-8494-6BE3540A69CB.jpeg
Nëse jeni kthyer nga një zonë e infektuar dhe keni një temperaturë të lartë, kollë, dhimbje të fytit ose vështirësi në frymëmarrje mos u largoheni nga shtëpia juaj deri sa të merni këshilla nga një mjek .
E10A63F8-25AD-448E-82DC-3C79D48BDE16.jpeg

Këshilla


Masat kryesore që rekomandohen për parandalimin e infeksionit nga koronavirus:

-Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;

-Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;

-Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;

-Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit;

-Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët;

-Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi;

-Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor. Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit deri në 14 ditë. /abcnews.al
 
Di une, ua masin temperaturen mduket, kshu thane.
I kane dhe ato mjetet e veta po he.
Mua me thane ju masin temperaturen me dore .... jo coment!!
 
  • Habi
Reactions: NGU
Kina eshte nje nga tregtaret me te medhenje ne bote te " arit te zi", bashke me SHBA, brenda 3 eventualisht 4 jave kursi i tregut global do te ndryshoj, perfitues kryesor i saj: SHBA.
 
Në Kinë shitja e veturave të reja ka rënë për 92 për qind. Nga data 1 deri 16 shkurt në Kinë janë shitur vetëm 4900 automjete. Në periudhën e njëjtë kohore para një viti qenë shitur 60 mijë vetura.
 
Po du me than qe brenda 24 muajve kur edhe parashikohet te gjendet ilaqi per kete koronavirus, SHBA do kete rol dominues ne ekonomine e botes per me shume se 200 vjet te tjera. Humbjet e jetes se njerezve jane dem kolateral i parashikuar shume mire nga e ashtuquajtura elite e botes.
 
Sapo mbyllen shkollat per neser ne lombardi
pritet qe edhe fabrikat te mbyllen
gjendja paraqitet e rende sepse ka nje panik ekstrem ?
 
Sapo mbyllen shkollat per neser ne lombardi
pritet qe edhe fabrikat te mbyllen
gjendja paraqitet e rende sepse ka nje panik ekstrem ?
Jo vetem ne lombardi por edhe ne piemonte per nje jave..
Mami im thote ik bli ushqime rezerve ... mahhh!!
 
Ne te tilla situata duhet mbajtur qetesia,dhe paniku nen kontroll.
Eshte e rendesishme ne kete mes dhe mediat mos ti vene flaken informimit duke bere ate me katastrofe se sa eshte.
Ajo qe me shqeteson eshte se lexova qe ne shqiperi s`kane mekanimat e duhura per identifikimin dhe terapine e virusit,Kjo eshte katastrof.
Ishte dicka e tille, qe bashke me klinikat private kishin mundesine e vetem 130 ose 150 pacienteve te pranonin per terapi ne te njejten kohe,pra eshte ekstremisht keq gjendja.
Por mbi te gjitha duhet mos kemi frike.
Ne fund te fundit njehere do vdesim te gjithe.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top