Copy paste nga social media

Dëshirë e fundit

Kur je i heshtur e i vetmuar
Shpirtin ta shëtit dikush?
Kur nga bota të jesh harruar
Qënien tënde me ça e mbush?!

A qesh kur kujton biseda?
Kur diçka fytit t'rri shtrënguar
Godasin mendimet si shigjeta
Për një shikim je përmalluar?!

Nëpër ëndrra kënd thërret?
Kë ndjen, jastekun kur shtrëngon?
Ç'të djeg zemrën n'realitet
...cila mungesë të torturon?!

Cilën përkdhelje ta sjell ty era?
Sa herë bie shi, t'pikojnë lotë?
Ç'shpresë të ndizet kur troket dera
...cilin zjarr se shuan dot?!

A ke një këngë të preferuar
që sytë i mbyll sa herë e dëgjon?
Ndonjëherë në ke dashuruar
kur veten s'gjen, ku e kërkon?!

Larg, horizontit kur të shohësh
Vetëm me gotën e verës në duar
N'cilat kujtime vallë harrohesh?
Në yje ç'emër të del i shkruar?!

Kur me fundin përball të jesh
Pengjet në shpirt si do durosh?!
Dëshirë të fundit a do e kesh
në tjetrën jetë prap ta takosh?!
 
Koha ripërtëritjes

Mundohesh për një kohë të gjatë për shumë kënd, e harron të jesh për veten. Më pas , tenton për inerci të ruash sërish shfaqjen, por vetja të tradhëton se e ke stërlodhur për shumë kohë. Tashmë s'të bindet më, dhe zhdukesh. Hesht , se e di mirë që s'kuptohesh dot. Hesht kur kupton që të mos pranohesh nga tjerët nuk ēshtë më problemit yt. Dhe hesht gjithashtu sepse asnjë lloj sqarimi nuk ka më asnjë sens nëse duhet të sforcohesh ti tregosh dikujt kush je, si je , pse je, pse shfaqesh e apo pse mungon...pse, pse, pse... Teper "pse".
Se dreqi e mori ç'kuptim ka të shpjegosh gjithmonë gjithçka. Hesht kur çdo fjalë e thënë ndjen se do përdoret veç kundër.
Vjen një stinë brenda teje ku heshtja është më ngrohtë se fjalët. Hesht sepse veç kështu , nuk humb më asgjë nga vetja.
 
"Dita - ditës unë shoh si largohesh në kohë, hapësirë dhe pakuptueshmëri drejt një realiteti të huaj që nuk është e shkuara jonë, natyrisht as e ardhmja… Dita - ditës ti tretesh në sytë e mi, si tretet në ujë anija që fundoset thellë detit. Nuk i rezistoi furtunave të fatit varka jonë. Magjia po shuhet si thëngjilli në borë. Ti po ikën duke marrë me vete çastet, emocionet, premtimet e shkelura, përbetimet e thyera, lotët dhe lëndimet, për të më lënë në shpirt një dhimbje të thellë, të cilën përjetësia do të ma bëjë më të tmerrshme se vdekjen.
Teksa largohesh, unë e ndiej, e kuptoj trazimin tënd, arsyen pse zgjodhe të mos jesh pranë meje. E di edhe si ndihesh ndërsa shikon sesi në sytë e tu, në shpirtin tënd, mjegulla po shpërndahet mbi mua, duke mbuluar përgjithmonë fytyrën dhe kujtimin tim.
Ti u zgjove më në fund..., e unë tashmë jam ëndrra jote e prishur.
Të mos jesh papritmas më ëndrra e dikujt, do të thotë të kesh nevojë të menjëhershme të bësh paqe me veten, me vetminë, me dhimbjen; të vuash, por edhe të vazhdosh!
Paqe me veten do të thotë të pranosh dhimbjen dhe të luftosh për ta duruar atë. Të shkulësh zemrën dhe përsëri të luftosh për të mbetur i gjallë, sepse njerëzve të tu mund t’u nevojitesh për disa kohë; do të thotë të durosh pa fjalë, pa krenari, pa rënkime; të shndërrohesh në një robot mishi.
E tillë jam unë dhe këtë po përpiqem të bëj, princi im i dashurisë së vetme që pata në jetë.
Nga bregu i vetmisë sime, unë shoh tani largimin tënd drejt një horizonti tjetër, drejt një arsyeje tjetër, drejt një ëndrre të re. S’më mbetet veçse të përfytyroj ditët e tua pasardhëse: pasionet, udhëtimet e tua në aeroporte, njohjet e reja me njerëz, të cilët do t’i japin kuptim dhe shkëlqim jetës tënde, atë që nuk munda të ta jap unë; hotelet ku do të qëndrosh, do të pushosh, do të frymëzohesh e lumturohesh me orgazma të reja shpirti e fryme; gratë e rëndësishme të jetës tënde, që njohin mirë markat e verës së kuqe, me të cilat do të ndash ndoshta dreka në lokale luksoze; biseda, drithërima e plane. Nga ishulli i mallkuar i fatit tim do të fantazoj gjithçka të bukur që do të ndodhë në jetën tënde. Do të imagjinoj prekjet e tua, puthjet: ato që më pate premtuar se do të ishin të miat përgjithmonë, por nuk do të jenë... Do të imagjinoj portretin e tjetrës pas meje, nga i cili do të përpiqem të kuptoj se çfarë ndodhi mes nesh.
Mos e lodh kureshtjen për mua dhe fshije keqardhjen nga mendimet e tua. Keqardhja është hiri që lë pas zjarri i një dashurie të shuar. Unë nuk do të jem as e gjallë, as e vdekur, por do të mbetem një hije e dëshpëruar, e burgosur përjetë në kasollen e dashurisë, të cilën e ndërtuam kot së koti me baltë, lot edhe gjak." " (nga romani "Dashuri ne Kosove")
 
“Nga një det në tjatrin det, isha zot vetë”

Mitrush KUTELI (13 shtator 1907 - 4 maj 1967)

Jam shqiptar

e kosovar:

Zot e krenar,

-Zot e bujar-

mbi këtë Dhe,

që e kam fe

e përmbi fe:

e kam Vatan!

E kam Atdhe!

Që gjysh stërgjysh,

që brez pas brez,

që gjithëmonë!

Ti shkja thërret

ti shkja bërtet,

deri lart në retë:

se jam barbar.

Jo, s’jam!

si bërtet ti,

si buçet ti,

ti, Mal i Zi.

Po Vendin tim e dua,

lirinë e dua,-

e s’dua

zot

mbi mua.

Se jam këtu kur s’kish njeri,

kur s’kish kufi

as fqinjëri,

as shkja të zi.

Se jam këtu kur Mal i Zi

ish Iliri:

kur nga një det në tjatrin det

isha zot vetë!

Unë jam këtu nga moti

kur vetë Zoti

e bëri fushën fushë

e malin mal.

Unë jam këtu e do të jem

-dem baba dem-

sa mali të bëhet hi

e hiri mal përsëri
 
DASHTË QIELLI
Dashtë Qielli u vjen pamja verbanëve
e gungaçët shpinat drejtojnë.
Dashtë Qielli bëhemi ca Zot, pak fare,
të jesh pak, pak s’të kryqëzojnë.
Dashtë Qielli të mos i ngjitemi pushtetit,
heronjve të rremë jo dhe jo.
Të pasur të bëhemi, por jo të vjedhim,
natyrisht nëse mundet kjo.
Dashtë Qielli të bëhemi dhelpra plakë,
që s’bie në ato gracka me shkopinj,
mos qofshim viktima, as xhelatë,
lypsa kurrë, as zotërinj.
Dashtë Qielli sa më pak plagosje
në përleshjet që vetëm të çmëndin,
sa më shumë vënde dhe përsosje,
pa u dashur ta humbësh tëndin.
Dashtë Qielli që toka e pamatë
gjurmët t’mos na i hajë gjithkund.
Dashtë Qielli të na duan gratë
dhe kur të jemi në fund.
Dashtë Qielli të heshtin gënjeshtarët,
zë hyu të ndjejmë në thirrjet e pafajshme,
që Krishtin të dallojmë tek të gjallët
në fytyrat e burrave dhe të grave.
Të mos mbartim si kryqin pabesitë
dhe si mjeranë të biem përdhé,
të mos jemi dyshues çdo ditë,
dashtë Qielli qoftë Zoti në ne.
Dashtë Qielli të gjithën për të gjithë
ta kemi sa më shpejt, pa u fyer prej saj.
Po, po, të gjithën, por veç zgjidh
nga ato që s’të turpërojnë pastaj.

EVGENI JEVTUSHENKO
 
Mos thuej rrena kurr, o f´mi,
E gjithmonë t´i keshë mëni.
Nji ndeshkim asht fort ma mirë
Se rrencak ndokush me t´thirrë.
Mos t´shkojë mendja se me rrena
Fajin tand e msheh përmbrenda;
S´vonon dita, gja s´e ndal,
E´ në fushë rrena ka me dalë.
Por veç marrja ka me t´mbetë
E kund besë nuk ke për t´gjetë.
Edhe t´drejtën n´kjoftë se e thue,
Për rrencak kanë me t´kujtue.
Ndre Mjeda
 
Mall që s'shuhet


Më pëlqen që rri e shkruaj, në momentet që kam mall
S'ka rëndësi se çdo të dalë, një roman apo përrallë
Poezi apo tregim, një novel a diçka tjetër
Rënd'si ka që shpirti im, rrjedh ngadalë këtu mbi letër!

Dhe pse malli është bot' tjetër, nuk është sot këtu ku shkel
Kohë e shkuar, ndjenj'e vjetër, që shumë thellë në shpirt ka ngel'
S'mund të shuhet as me ujë, as nga breshër e stuhi
Eshtë si prushi i harruar, që ndez era përsëri!

Udhëton njeriu me mallin dhe takon ata që do
Nostalgjia prek memorien e me lot zemrën e ngroh
Sa shumë njerëz nga jeta jote, janë të ikur, të larguar
Sa kanë ikur me dëshirë, sa të tjerë të detyruar!

Edhe shkruaj vetëm shkruaj, fjalët jo nuk kanë të rreshtur
Përmbi ndjenja pena luan, me fytyra që kanë heshtur
Zëri tyre vjen me mallin dhe unë veç përfytyroj
Eh sa njerëz që kanë ikur dhe më kurrë s'do t'i takoj!

Bledi Ylli
 
Unë jam bërë nga
ëndrrat e thyera
detajet e pavërejtura
dashuri të pazgjidhura.
Jam bërë nga
të qarat pa arsye
njerëz në zemër
çaste impulsive.
Ndjej mungesën e
vendeve që nuk kam njohur
eksperiencave që nuk kam jetuar
momenteve që kam harruar.
Jam
dashuri dhe ngrohtësi konstante
e shpërqëndruar sa mjafton
dhe nuk ndaloj asnjë çast.
Po,
kam patur netë pa gjumë
kam humbur njerëz shumë të dashur
kam bërë gjëra jo premtuese.
Shumë herë
kam hequr dorë pa provuar
ndonjëherë edhe kam menduar t’ia mbath për të mos u përballur
kam qeshur për të mbajtur lotët.
Ndjej keqardhje
për gjërat e pandryshuara
dhe kam gjykuar ato çfarë kam thënë.
Kam nostalgji
për njerëzit që kam njohur
dhe për të tjerë që frikem se i harroj
për miqtë që kam humbur.
POR VAZHDOJ TË JETOJ
DHE TË MËSOJ.

Martha Medeiros
 
Unë jam bërë nga
ëndrrat e thyera
detajet e pavërejtura
dashuri të pazgjidhura.
Jam bërë nga
të qarat pa arsye
njerëz në zemër
çaste impulsive.
Ndjej mungesën e
vendeve që nuk kam njohur
eksperiencave që nuk kam jetuar
momenteve që kam harruar.
Jam
dashuri dhe ngrohtësi konstante
e shpërqëndruar sa mjafton
dhe nuk ndaloj asnjë çast.
Po,
kam patur netë pa gjumë
kam humbur njerëz shumë të dashur
kam bërë gjëra jo premtuese.
Shumë herë
kam hequr dorë pa provuar
ndonjëherë edhe kam menduar t’ia mbath për të mos u përballur
kam qeshur për të mbajtur lotët.
Ndjej keqardhje
për gjërat e pandryshuara
dhe kam gjykuar ato çfarë kam thënë.
Kam nostalgji
për njerëzit që kam njohur
dhe për të tjerë që frikem se i harroj
për miqtë që kam humbur.
POR VAZHDOJ TË JETOJ
DHE TË MËSOJ.

Martha Medeiros
A ti paske kene njajo soul a?
 
Ngadalë vdes...
Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe.
~ Pablo Neruda ~
 
TESTAMENT
Që fëmijë e kam kuptuar se kisha lindur
I mallkuar me art.
Gjërat i shihja ndryshe:
Nëpër shirat e vdekur
Peshqit fluturonin drejt çerdheve te yjet.
Në vend të borës binin zogj në çdo dru.
Era si ketër brente degët.
Qante mbi mua nëna, shënmëria ime. Ave nëna ime!
Mos e pastë njeri këtë fat!
Kam dashuruar një Afërditë në Olimpin e trëndafilave,
Pastaj erdhe ti tërë ikje.
Më vonë vije vetëm nëpër ëndrra si perënditë ilire.
Kështu iku edhe rinia, filigrani i djalërisë,
I mallkuar me art.
Mos e pastë njeri këtë fat!
Tani që po vdes ëndërroj vetëm një kryq te koka
Dhe të harrohem se nuk dua që edhe pas vdekjes
Të më ndjekë mallkimi i artit.
Mos e pastë njeri këtë fat!
Por, kur të vdes portreti im ka për t'u shfaqur nëpër gjethe,
Se unë kam patur miqësi me çdo dru.
Në stinën kur bien gjethet
Do të bien edhe sytë e mi.
Tani e tutje shirat do të jenë lotët e mi.
Mos e pastë njeri këtë fat!
| Frederik Rreshpja |
 
"E di cfare eshte e bukur ketu? Shiko: ne ecim, leme gjithe keto gjurme ne rere, dhe ato qendrojne aty, te rregullta. Por neser, do te zgjohesh, do te shohesh kete plazh te madh e nuk do te kete me asgje, asnje gjurme, asnje shenje e cfaredoshme, asgje. Deti i zhduk gjate nates, batica i fsheh. Duket sikur s'ka kaluar askush. Duket sikur ne nuk kemi ekzistuar kurre. Nese ka nje vend ne bote, ne te cilin mund te mendosh se nuk je asgje, ky vend eshte ketu. Nuk eshte toke, nuk eshte det. Nuk eshte jete false, nuk eshte jete e vertete. Eshte kohe. Kohe qe iken....dhe kaq!" -
Autori: Alessandro Baricco
 
-Ç'është jeta për ty? - e pyeta....
-Flluska sapuni, - mu përgjigj
-Po vdekja?
-Shpërblimi i jetës!
-Ç'është bota?
-Një pikë helm në hapësirë!
-Ç'është me e kuptuar në botë?
-Vdekja.
-Cila është kafsha më e egër?
-Njeriu.
-Po më e butë?
-Ajo që s'ka lindur.
-Cili njeri ju duket më i poshtër?
-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht sa që nuk kujton as vdekjen.
-Ç'është budallallëku?
-Të duash një gjë që s'e ke dhe të kujtosh se je ai që s'je.
-Po puna më e mençme?
-Te gëzosh të tanishmen.
-Ç'është më e afërme?
-Vdekja!
-Po me e largët?
-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i Hiçit.
-Çfarë është e pavdekur?
-Hapësira!
-Çfarë është më e bukur?
-Fantazia!
-Po me e shëmtuar?
-Sëmundja!
-Më e hidhur?
-Jeta.
-Më e ëmbël?
-Hiçi.
-Ç'gjë e është më e madhe?
-Libri i Botës!
-Po me e rëndë?
-Fjala.
-Më e pamundur?
-Të ndryshosh veten dhe formën, dmth jam unë të bëhem ti, dhe jam njeri dhe të bëhem pëllumb.
-Kur shpërblehet njeriu?
-Kur e kujton veten të lumtur.
-Çfarë gjë ju duket me e mërzitur?
-Çdo send është më i mërzitur se njëri-tjetri.
-Çfarë gjë ju duket më e vështirë?
-Të jesh njeri...
-Po me e lehtë?
-Të krijosh krijesë njerëzore.
-Cili është ngushëllimi i të pasurit?
-Pesha e qeses.
-Po i të vobektit?
-E ardhmja...
-Nuk ju kuptoj, - i thashë për së dyti.
-Vdekja, -mu përgjigj serioz
-Po ç'përmban jeta e njeriut?
-Vetëm dyshime! - këto tha, dhe heshti...
 
Ti e meriton pak pushim
Një natë të pastër, ëndrra fëmije, pa tingull përveç frymëmarrjes tënde, pa tinguj por vetëm goditjet e tua të zemrës
Ti meriton pak pushim, sidomos nga vetja , nga të gjitha kritikat që lëvizin vazhdimisht, nga të gjitha fantazmat e së kaluarës që nuk janë zhdukur por jetojnë me ty çdo ditë, në të gjitha orët, edhe kur nuk e mendon, madje dhe kur je shumë e lodhur për ta vërejtur.
Ti meritoni pak pushim nga pjesa tjetër e njerëzve, nga zëri i tyre, nga kërkesat e tyre, nga dëshira që të gjithë kanë për t'u ankuar nga pak, për tu lehtësuar nga pak , për t'u dëgjuar.
Ka një kohë për të qenë atje dhe një kohë për tu larguar
Dhe ti largohesh shumë pak.
Ti meriton pak pushim nga përgjegjësitë, nga nevoja për të ditur se çfarë do të ndodhë nesër, në një javë, në një muaj, nga dëshira për të planifikuar dhe kontrolluar gjithçka, për të organizuar, për të reaguar. Ti nuk mund të jesh gjithmonë gati, nuk keni pse të jesh
Herë pas here, mos bëj asgjë.
Ti meriton pak pushim, vetmi, heshtje, meriton një kohë kur nuk ka asgjë për të menduar. Duket e pamundur të imagjinohet një boshllëk të tillë, por do të ishte mirë, thjesht, të mos e ndjeje veten gjithnjë të tejmbushur.
Ti e meriton pak pushim. Sytë e tu të mbyllur, mendja jote e pastër, një minutë për të marrë frymë, për të gjetur veten, për t'u rikuperuar, pa impulse të jashtme, pa stres, pa kontakt.
Jo gjëra të shkëlqyera, jo shumë të gjata, as ditë, as orë.
Momente.
Ti e meriton pak pushin të paktën për një moment ".

Laura Messina
Fjalët që nuk më thatë
 
O GRUA E BUKUR!
një kopsë e zbërthyer në këmishën e qiellit
dhe diellit i merret fryma mes gjinjve të tu…
…sa herë që ti hap buzët
xhindet dalin nga shishja
bota harron dy dëshirat e tjera
dhe qiejt lëkunden…
sa herë që ti gëlltitesh
burrat e qytetit zvogëlohen
dhe hija jote mbars me hiret e tua
cigaret që nuk dinë ku t’i shkundin…
sa herë që kohën vret me ne
vend varri për të nuk ka...
në orën e madhe të retinës tënde
akrepat dëshmojnë vetminë tonë...
por dikur mund të të mbarohen vështrimet,
dhe… o Zot…
ajo ditë mos ardhtë kurrë,
bëje të jetë natë...
se kush do t’ia fshijë pluhurin qytetit shëndetlig
nga vitrinat bosh të syve…?
ti zhvishesh
dhe qyteti mërdhin…
pastaj ti fle
dhe qyteti humbet gjumin...
o grua e bukur!

©artangjyzelhasani




 
Nga Artina Hamitaga ?
—————————————

E FUNDIT RRUGË E MËRGIMTARIT

U lodha pram kogja shumë tu i palu teshat, nejse t’miat s’pata shumë, po i kam mledh do bakshishe me ja qu atyne të shpisë.
Që dy vjet s’e kam pa nanën, për ta m’ka djeg malli, m’ka prit shumë k’si hovi. Ja kom ble ni kmishë me lula se e di që qashtu i ka qef. Babës nuk i blejta kurgja, ati ja kom mledh do pare me ja qu, me ja kry do derte gjatë vitit.
Motrave do fustana, i kena do darsma te kusherit, e m’i vesh m’i ndrru.
S’po m’pritet mu ba bashkë me nejt deri vonë tu fol e tu kesh.
M’than që dalin te stacioni edhe nipi e mesa me’m prit. U rriten une pa i pa. Ktyne ju kom ble ma shumë sene se fmija gëzohen, ishalla ju bin taman.

10 dite sa t’rri n’Kosove s’kam me lan birë e skutë pa e kërku se shumë m’ka marr malli, edhe për rrasat e plemëv t’vjetra që ju kanë met atyne kojshive, edhe për qato jam përmallu.

I mora koferat e me veti edhe ni çantë t’vogel me i rujt do pare se m’i kan dhan shoqnia me ja qu neper shpija familjarëve t’vet, e mos po më hupin naj kah.

Ma kishin lan karrikën e dytë ka dritarja, u gëzova se kam qef me kqyr udhën, m’shkon koha ma shpejt dyqysh.

Rruga e mar e t’fala krejtve- u nike zani i atyne qe kishin ardh me i percjell t’vet.

Ja qova ni’ mesazh ktyne te shpisë që u nisa, thash veq nanës mos i kallxoni se natë e ma ban gajlën nuk flen.
Ngjit me mu ke ni djal i ri, student. Ja pata lakmine qe po shkollohet, edhe pse mu dok qe ishke i hekun keq. Po ni ditë sa qare pa dal në selamet se po msojke.
Ishke gzushem edhe ai, mas dy dite kish me martu vllaun.

E kqyrsha xhamin edhe i njehsha ortë sa kanë kalu, e edhe sa m’kanë met për me m’rri.
Si t’shkoj ka mi than nanës me ma qit ni pite. Kuku cka kokna untu dicka, edhe bash kur të shkoj në Kosovë më hin terpia’, nashta përmallshëm për bukën tonë.

Kish nis pak me’m kot gjumi, krytë te xhami i autobusit, e anrrat mkishin qu te dera e shpisë.
Nuk mrrina me qel derën e me hi mrena, nji kersimë e madhe u ni e ma prishi gjumin.
Nuk mujta m’i qel syte mire, veq e nijsha që mu kish mush trupi me copa te xhamit dhe që isha mlu me gjak.

M’erdh ma leht me i mshel sytë apet, gjeta qetësi e dritë.
Ata te shpisë kokan qu herët po me presin. Une po i shoh prej naltit po ata nuk po m’shohin mu.

Nanë veq me ni marak shkova, që shumë m’ki prit ksi hovi, e që s’un ta nita erën edhe ni herë.
Nashta qaj kofer i jemi ju mrrin, veshni teshat qe ja kam ble diten kur kini me’m përcjell për herë të fundit, se ja u kam ble me paret e njerses e mallit. Kom pas qef me ju pa mire e t’bukur.
Babes nashta i dalin paret për vorrim temin, mos bani shumë shpenzime, runi do se ju vyn.

Nanë une po vonona pak, po kur t’vi k’saj here, ma nuk iki prej Kosovës, trupin tem qaty kini me ma vorros, n’qat tokë që e kom pas mall që sa e sa vjet.


Tragjedi.

Artina Hamitaga
 
Pas betimit na tha:
-Kujdes tani, fituat punë të mirë. Mos e futni hundën atje ku nuk duhet dhe do të jeni të sigurtë deri në fundin e jetës tuaj.
Siguri?! Siguri mund të kesh edhe në burg. Tre metra katror, nuk ka qira, nuk ka pagesa komunale, nuk ka tatime, nuk ka aliment, nuk ka regjistrim për veturën, nuk ka thyerje të rregullave të trafikut, nuk ka humbje nëpër gara. Shërim falas. Shoqëri me njërëz me interesa të ngjashme. Kishë. Funeral falas.
~??? ??????? ????????
 
Nuk ka me marifete .. ojna .. lule e gjera te brishta...
por kam nje grua te plote qe rri ne kembe... bosh sa per te permajtur .
. plot sa per te mbushur ..
e lehte si pende ne ere
.e di re .. qe shpejt kalon
 
MUZA MUZEALE
isha i ri
dhe e dija…
lexoja gjethet
të njihja erën…
më vonë lexoja të tjerët
dhe shkruaja veten…
më pas nuk lexoja
veç shkruaja
derisa koha u bë bojë
mbaroi
e u bë tani…
tashmë as lexoj
as shkruaj…
kundroj
dhe përpiqem të kuptoj…
njerëzit janë më të bukur se vargjet e mia
dhe bota më e shëmtuar…

(18 Gusht 2021)
©artangjyzelhasani
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri
Pushteti i fjalës është i veçantë
Gatuan male dhe kakërdhi.
Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë
Pikojnë çezma me helm të zi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!
Nga fjala humbën Judë e Pilatë
Strategë e mbretër me mbretëri
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!
Kur fjala nxiret nga buzët jashtë
Si dallëndyshja s’vjen në shtëpi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!
Unë fjalën vetë e shtroj në kartë
Dhe brenda syve se ç’është e di…
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!
Dritero Agolli
 
  • Dashuri
Reactions: Ivy
Shpirti luan partiturën

Sytë e tu më shtangin frymën
Rrahjet zemrës seç m'i shtojnë
Buzët sonte t'i ndjej trupit
...në parajsë ato më çojnë.

Drita e hënës vezullon
Mbi çarçafë të bardhë borë
Dridhje shpirti më përshkon
Kur trupit rrëshqet ajo dorë.

Dehur nga aroma jote
Rrahjet zemrës lehtë i'a ndjej
Gjithë dashurinë e kësaj bote
Brenda shpirtit tënd e gjej.

Fryma jote m'djeg lëkurën
Atëherë kur dhëmbët ëmbël ndukin
Shpirti luan partiturën
Ritme dridhjesh tundojnë trupin.

E kur ethet të pushtojnë trupin
Dhe lëkura t'bën kokrriza
Zemrën rrahjet shkundin-tundin
Kur pëshpërit pranë veshit "Liza".

LizzBerisha Eliza Poetry
 
  • Dashuri
Reactions: D.
1631434058785.png

Për sa kohë kemi kujtime, e kaluara zgjat.
Për sa kohë kemi shpresa, e ardhmja na pret.
Përderisa kemi miq, e tashmja ia vlen të jetohet.
Miqësia është një nga ndjenjat më të mira për të përjetuar sepse jep pasuri, emocione, është absolutisht falas.
Papritmas e shihni njëri-tjetrin, zgjidhni njëri-tjetrin, ndërtoni një lloj intimiteti; mund të ecni përkrah e të rriteni bashkë edhe nëse udhëtoni ne rrugë të ndryshme, edhe nëse jeni qindra mijëra kilometra larg.
(Susanna Tamaro)
 
Ka një kohë për të lënë dhe
një për t ' u kthyer .
Ka një kohë për të bërë gabime,
një për ta rregulluar.
Ka një kohë për t ' u shpërndarë,
dhe një për të vendosur.
Ka kohë të kaluar, kohë që vjen, kohë e humbur.
Dhe pastaj është koha më e rëndësishme:
Koha e tanishme.
Jetoje, sepse koha nuk pret kohë, dhe jeta kalon, pa pritur kohët e tua...
Giorgia Stella
1632077376905.png
 
Back
Top