Coober Pedy qyteti i nëndheshëm, rreth 1.500 persona jetojnë nëpër galeri

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Coober Pedy është një qytezë e vogël në shkretëtirë, në Jug të Australisë, e famshme për minierat e saj të opalit. Pavarësisht se qyteza numëron 3 mijë banorë, nëse të rastis të kalosh në ato anë, nuk ndodh të rastisësh njeri nëpër rrugë. Më shumë se gjysma e popullisë jeton nëntokë, nëpëtr galeritë e vjetra.

Banorët thonë se i kanë arreduar dhe kompletuar banesat me çdo komoditet, ndërkohë që temperaturën e brendshme dhe shkëmbimin e ajrit e realizojnë me anë të pajisjeve të vendosura në tavane. Për kuriozët që duan të provojnë këtë stil jete, qoftë dhe për pak ditë, janë krijuar hotele të nëndheshme të ndërtuar brenda kodrave të vogla në mënyrë që të realizohet hyrja në nivelin e rrugës. Komuniteti i Coober Pedy e merr shumë seriozisht stilin e jetës së nëntokës, aq sa kanë ndërtuar edhe një kishë brendë galerive.

(gazeta-Shqip.com)

Coober_Pedy_-_Inside_jewelry_shop.jpg

coober-pedy-catholic-church.jpg

01coober-pedy-hotel.jpg


bao-tang-nghe-thuat-ngam-old-time-mine.jpg


Coober_Pedy_underground_house.jpg

coober_pedy_house.jpg


Coober_Pedy_-_Underground_house.jpg

CooberPedy.jpg


cooberpedy.jpg
 
Titulli: Coober Pedy qyteti i nëndheshëm, rreth 1.500 persona jetojnë nëpër galeri

Wow e mrekullueshme
 
Back
Top