Cohen akuzon Trumpin para Kongresit: Një gënjeshtar dhe racist!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[h=1]Cohen akuzon Trumpin para Kongresit: Një gënjeshtar dhe racist![/h]
kohen.jpg

Ish-avokati personal i presidentit amerikan, Donald Trump, Michael Cohen, i tha një Komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan se presidenti “kishte njohuri dhe drejtoi” negociatat për projektin e kompanisë së tij “Trump Tower” në Moskë të Rusisë.

“Pra, të jam i qartë, presidenti Trump ka pasur njohuri dhe ka udhëhequr negociatat gjatë gjithë fushatës dhe gënjeu për këtë. Ai gënjeu sepse nuk priste se do të fitonte, – tha Cohen. – E di se kush është Donald Trump, një racist dhe një mashtrues”.

Ai iu tha ligjëvënsve amerikan se është penduar se ka punuar për Trumpin.

“Kur e kam pranuar punën për Donald Trump më 2007 asnjëherë nuk e kam imagjinuar se ai një ditë do të garojë për president, se do të ketë një fushatë përmes një platforme të urrejtjes dhe jotolerancës, dhe se do të fitojë” tha ish avokati i presidentit Trump, Michael Cohen. Ai e ka quajtur presidentin, Donald Trump “racist” dhe “mashtrues”.

Para se të fillojë dëshmia e Cohen para ligjëvënësve amerikanë, presidenti Donald Trump shkroi në Twitter se Cohen po “gënjen për të reduktuar kohëzgjatjen e burgut”.

Gazeta Shqip
 
Ja fut kjo ky miku, Presidenti Trump e ringriti Ameriken dhe po e riafirmon perseri si superfuqi ekonomike dhe politike.

Good job Mr President.
 
Ama o Drejtori ,sipas opinionit tend qendron qe eshte pak rracist apo jo?
Murin me M3eksiken ne mos gaboj do ndertoj ky?
Qendron qe ka ndare nenen nga femijet ,ne baze te ligjit te emigracionit gjoja?
PRa perfundimi pak rracist duket ky.
 
Ama o Drejtori ,sipas opinionit tend qendron qe eshte pak rracist apo jo?
Murin me M3eksiken ne mos gaboj do ndertoj ky?
Qendron qe ka ndare nenen nga femijet ,ne baze te ligjit te emigracionit gjoja?
PRa perfundimi pak rracist duket ky.

E ke gabim ligjet jane per te gjithe dhe duhen respektuar, nqs emigrantet e paligjshem e dine se do ndahen nga femijet pse emigrojne... aktualisht jane 60 milione emigrante pa dokumenta qe i sjellin nje impakt negativ ekonomise prej miliarda usd. Plus qe nje vale kriminale e larte importohet nga vendet e south ne USA gje qe e detyron te vendose murin. Fundja nuk po e ben ne token e tjetrit por ne token e vet. ;)
Ka shume menyra per te aplikuar dhe perfutuar nga emigracioni i ligjshem ketu ne USA por njerezit preferojne te kalojne malin. ;) Racist pse? Po shohim qe kudo ne bote ka racizem dhe deri ne nje fare mase (justifikohet) packa se jam kunder racizmit. Persa kohe shtetasve te vet u ka garantuar mireqenie ekonomi te shendoshe arsimim dhe healthcare per mua eshte ne rregull. ;)
 
E drejt kjo qe thoni,sikur te kishim e ne disa politikan qe mendojne pak me shume per popullin e tyre,e pak me pak per karrgiet e veta.
 
Back
Top