Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

CNN: Pas 11 shtatorit, 1.5 milion amerikane pranuan Islamin

Ky është konstatimi i CNN, njërit prej kanaleve televizive më të njohur në SHBA, sipas të cilit 1/4 e 6 milion myslimanëve në SHBA kanë përqafuar Islamin vetëm pas 11 Shtatorit 2001.

Në një speciale të këtij kanali, i cili ka një audiencë të madhe jo vetëm brenda SHBA-ve, tregohet eksperienca e kalimit në Islam e dy zonjave amerikane që zgjodhën këtë fe pas sulmeve ndaj kullave binjake.
“S'ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut”. Allison Poole e thotë këtë frazë 3 herë në gjuhën arabe dhe pastaj 3 herë në gjuhën angleze, dhe ceremonia e konvertimit të saj u kompletua. Tani ajo është pjesëtare e fesë Islame.

Allison lindi e u rrit si një e baptiste krishtere, por në Ramazanin e kaluar pranoi të bëhej pjesë e familjes së madhe islame. Falë Zotit, që nga konvertimi i saj në këtë fe, ajo ndihet më afër paqes dhe pranon se Islami ia ka ndryshuar jetën plotësisht. Familja e saj e ka respektuar në zgjedhjen që ka bërë, por, për fat të keq, siç na tregon ajo, amerikanët vazhdojnë të kenë ende paragjykime ndaj Islamit dhe ndjekësve të tij.

Barbara Cartabuke është gjithashtu amerikane. Ajo shprehet se interesimi i saj për Islamin ka ardhur pas sulmeve të 11 shtatorit. Pas 11 Shtatorit thashë: "Mendoj se tani është koha kur njerëzit duhet të kërkojnë përgjigjet e vërteta”.

Përmes Islamit ajo ka gjetur afërsinë 1 me 1 me Zotin, gjë të cilën nuk e ka gjetur në besimin e mëparshëm. Barbara krenohet me zgjedhjen e saj dhe thotë se do ta mbajë përjetë.
 
Titulli: CNN: Pas 11 shtatorit, 1.5 milion amerikane pranuan Islamin

1/4 e 6 milion myslimanëve në SHBA kanë përqafuar Islamin

myslimane qe perqafojne islamin? a nuk quhen myslimane besimtaret e fese islame? :S
kush qenkan Allison Poole dhe Barbara Cartabuke? personalitete te shquar?
 
Titulli: CNN: Pas 11 shtatorit, 1.5 milion amerikane pranuan Islamin

Ky është konstatimi i CNN, njërit prej kanaleve televizive më të njohur në SHBA, sipas të cilit 1/4 e 6 milion myslimanëve në SHBA kanë përqafuar Islamin vetëm pas 11 Shtatorit 2001.

Gjithmon kam qene dhe jam kunder perdorimit te rasteve ekstreme per konkludime te gabuara. Nja matematike fare e thjeshte ( duke krahasuar numrin e banoreve te SHBA dhe numrin e muslimaneve) na jep te kuptojme se ata perbejne diku rreth 2% te popullates. Pra eshte besimi i trete apo i katert sipas besimeve te perhapura ne SHBA. Cfare paraqet 2% ne gjendje statistikore? Nje minorance ekstreme!

Gjithashtu nese futemi edhe me thelle ne statistike na del nje shifer shume qesharake. ( 1/4 e 6 milionit = 1.5 milion ) Nese ky numer eshte rritur nga viti 2001 rrjedhe se eshte rritur per 9 vite. 1.5 milion / 9 vite = 166666 banore ne vit. Pra nga kjo arrijme ne perfundimin shume logjike qe duhet te kalojne edhe 50 vite jete ( me kushte qe popullata e besimeve tjera te mos shtohen fare) qe popullata muslimane e SHBA-se te arrije shifren 14 milion dhe do te perbente diku 4.5 % e popullates. Prape minorance.
Ju lutem ti leme rastet ekstreme se ato nuk na dergojne askund dhe le te besojne dynjaja ne cfare tu doje shpirti.
:gjujpeshk:
 
Titulli: CNN: Pas 11 shtatorit, 1.5 milion amerikane pranuan Islamin

Kjo eshte shume qesharake dhe absurde; "sipas të cilit 1/4 e 6 milion myslimanëve në SHBA kanë përqafuar Islamin vetëm pas 11 Shtatorit 2001."

Perqafimi i Islamit nga vete muslimanet perben lajm?!

Aq me intrige eshte sic u shpreh edhe me lart perfshirja e shifrave. Bazuar ne te dhenat e CIA-s, ne SHBA jetojne rreth 307 milion njerez. Nder to te identifikuar me fe jane vetem 0.6% qe i perkasin Islamit. Madje bazuar ne keto te dhena edhe Budizmi eshte perpara Islamit me 0.7% te popullsise.

S'keni nevoje te mbliehni supet dhe te mos me besoni mua, vizitoni kete; https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/us.html
 
Titulli: CNN: Pas 11 shtatorit, 1.5 milion amerikane pranuan Islamin

Se di a kuptova mire kete temen...fale 11 Shtatorit ( gjithe ato vdekje qe ndodhen) 1/4 e amerikaneve u menduan me mire dhe thane qe eshte me mire te pranojme Islamin...nqs sduan te perfundojne nje lloj?

Ku qendron llogjika e temes?

Amerikanet paten gjithe ata te vdekur nga ata terorista...si do i perqafonin fene e tyre?


edhe nje gje tj, kjo statistika qe eshte bere...vlen vetem per amerikanet apo edhe per tere emigrantet qe ndodhen ne Amerike...se ne kete rast ska me ca te diskutojme ketu...dihet qe dhe atje si ne cdo cep te botes kan emigruar musliman
 
Titulli: CNN: Pas 11 shtatorit, 1.5 milion amerikane pranuan Islamin

E paske keqkuptuar sweety. Behet fjale per ata t'cilet pas 11 shtatorit kane filluar t'lexojme me shume rreth Islamit, duke pasur parasysh mediat me te madhe qe i paraqitnin muslimanet si terroriste, dhe termi terrorizem u shfaq shume andej. Dhe ca njerez si puna e ketyre qe jane konvertuar, duke filluar t'lexojne me shume rreth Islamit, se a ka terrorizem ne kete fe, a eshte fe e dhunes apo jo, e kane gjetur qetesine shpirterore ne Islam. Une kam nje mike nga amerika e konvertuar ne Islam, keshtu me tregonte ajo se si e ka perqafuar Islamin, duke ndegjuar cfare thonin mediat per Islamin, dhe cfare ka lexuar dhe studijuar ajo vet me pastaj.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back