Ç’ka të bëjë Dostojevski me Putinin?

Dostojevski.jpg

Nga NUCCIO ORDINE


Ç’ka të bëjë kultura ruse me mësyemjen e Ukrainës? Përse leximi i Dostojevskit, të dëgjuarit e Prokofjevit apo admirimi i ikonave të Andrej Rubljovit do të na bënte “bashkëpuntorë” të shkatërrimeve e vdekjeve të shkaktuara nga Vladimir Putin? Bëhet fjalë për pyetje të ligjëshme në një klimë “rusofobie” që tani qarkullon n’Evropë e në Perëndim. Nuk numërohen ngjarjet kulturore të asgjësuara, në të cilat protagonistët janë artistë, muzikantë, shkrimtarë, e shkencëtarë rusë (të vdekur apo të gjallë ka pak rëndësi): po avitet rreziku, shumë i dëmshëm, i “të veçuarit” (për të mos përdorur “fshirë”, një fjalë e tmerrshme, tashmë gjithënjë e më tepër e përhapur!) të çfarëdo forme të shprehjes që çon tek Rusia.
Kemi harruar lidhjet e mëdha që bashkojnë këtë Vënd me Evropën.

Mjafton të lexohet një syzim i Viktor Sklovskijt mbi “Dostojevski dhe kultura evropiane”, për të kapur fluturimthi se si shkrimtari “më rus e më kombëtar” është “më perëndimori”: “një evropian që kundërshton me ankth ecjen dhe qënien e Vëndit të tij”. Pa llogaritur që Lufta dhe Paqja përmban shumë faqe në gjuhën frënge. Dhe André Markoviç, përkthyesi në Francë i autorëve më të rëndësishëm të letërsisë ruse, ka vërejtur se që nga Gjashtëqindi e mbrapa artistët e shkrimtarët rusë kanë luftuar me Shtetin për të kërkuar lirinë e tyre. Klasikët na mësojnë veçanërisht të copëtojmë zinxhirët e identitarizmave e të nacionalizmave, për të përqafuar përmasën universale të njerëzimit.


Krim e ndëshkim” është pasuri e lexuesve të tij, në çdo anë të planetit po e lexojnë. Ashtu siç janë veprat e Çaikovskit, të Shekspirit, Dantes, Homerit, Mozartit. Pikërisht kur barbarizmi shpërthen nuk mund të këputen lidhjet që mbi të gjitha kultura dhe shkenca mund të mbajnë. Të priten këto fije do të nënkuptonte t’i lihet rrugë e lirë urrejtjes dhe imperializmave.

Corriere della Sera”, 9 prill 2022
Përktheu Eugjen Merlika

mapo.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top