Cilit tip i takoni dhe cila dietë është më e mira për ju

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
A po mundoheni që të dobësoheni, por nuk ju shkon për dore? Ndoshta nuk keni zgjedhur dietën e cila më së miri i përshtatet karakterit tuaj. Shikoni se cilit tip i takoni dhe cila dietë është më e mira për ju. Zgjedhja e kujdesshme dhe e mençur e dietës do t’jua lehtësojë betejën me kilogramët e tepërt. Bëhuni këmbëngulës dhe rezultat nuk do të mungojnë.
Perfeksionisti
Ju dëshironi të gjitha dhe atë menjëherë. Dietat për ty nuk kanë kurrfarë sekreti: saktësisht e dini çfarë, kur dhe sa duhet të hani. Dieta rigoroze ju frustron, kështu që shpesh ndodh që të bini në krizë dhe të zbrazni frigoriferin, për të kompensuar të gjitha ato që ia keni mohuar vetes.
Pastaj veten e dënonin në atë mënyrë që i kapërceni shujtat dhe kështu në të vërtetë hani më shumë se sa zakonisht, ndërsa organizmi mbrohet në atë mënyrë që krijon rezerva.
Këshillë: Qeraseni veten një apo dy herë me ushqimin që e pëlqeni, por sigurohuni që mos ta tejkaloni dozën ditore të kalorive, të cilat guxoni t’i konsumoni. Psh, nëse keni ngrënë një ëmbëlsirë për drekë, në darkë hani mish pa yndyrë dhe perime të ziera.
I shpërndarëKeni shumë obligime si në punë ashtu edhe në shtëpi, kështu që nuk keni kohë që të ushqeheni si duhet. Për ju tri shujta në ditë janë utopi e pastër. Gjërat që më së shpeshti i hani, sandviçët dhe picat, të trashin dhe nuk janë të shëndetshme. Përveç kësaj, organizmi ka nevojë për ritëm të vazhdueshëm të ushqimit.
Këshillë: Nxiteni veten që së paku pesë herë në javë të keni një shujtë të cilën do ta hani ngadalë, në qetësi. Kjo shujtë duhet të përbëhet nga supa apo çorba, sallata, mishi pa yndyrë apo peshku, një porcion i perimeve të ziera, ndonjë prodhim qumështi dhe pemë.
Tepër të ndjeshëm
Ndarje, grindje, dëshpërim… dhe ju menjëherë niseni drejt frigoriferit. Ushqimi për ju është ilaç kundër tensionit.ثshtë e saktë se ushqimi ju ndihmon të përballoni momentet e vështira, por ai nuk zgjidh asgjë. Përkundrazi, lehtësimi shumë shpejt do t’ia lëshojë vendin ndjenjës së fajësisë, ndërsa grumbullimi i kilogramëve është i pashmangshëm.
Këshillë: Kur të ndjeni se do të bini në krizë, mbusheni frigoriferin me ujë mineral apo zieni sasi më të madhe të çajit të bimëve. Kështu do ta mbushni stomakun dhe nuk do të konsumoni asnjë kalori. Shqiperia

 
Back
Top