Cili është ushqimi më i mirë për vogëlushin tuaj

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
T'i ofroni fëmijës suaj një mënyrë të ushqyeri sa më të shëndetshme dhe të ekuilibruar, i jepni atij të gjitha shanset për t’u rritur në shëndet të plotë. Por shpesh gabimet tona mund ta çojnë atë drejt obezitetit. Me këto këshilla që po ju japim, fiksojini mirë se cilat janë të vërtetat dhe të gënjeshtrat për këtë problem kaq të rëndësishëm.
Perimet të freskëta ose të ngrira, janë të preferueshme në sasi të vogla
E gënjeshtërt. Një pure e bërë në shtëpi me perime të freskëta ose të ngrira është ushqim i pazëvendësueshëm për fëmijën. Por duhet që të tregoni kujdes në sasinë e kripës, që duhet të jetë e limituar dhe perimet të jenë të pastruara me shumë kujdes për të larguar kështu mundësinë e helmimeve me pesticide apo nitrate, që janë të rrezikshme për foshnjat.
Për të stimuluar shijen e fëmijës, duhet t'i japim të provojë gjithçka
E gënjeshtërt. Mund të ndodhë që përdorimi i parakohshëm i ushqimeve si psh, kivi, mund të favorizojë alergjitë. Por nuk duhet të harrojmë që vendin kryesor në ushqimin e fëmijës duhet ta zërë qumështi i nënës deri në moshën 4 mujore.
femijau-foto-1-.jpg

Mund ta përgatisim biberonin me ujin e çezmës
E vërtetë. Që nga mosha 4 mujore mund ta përdorësh por vetëm duhet të dihet nëse është një ujë i kontrolluar ndaj baktereve, megjithëse në qytet e mëdha uji i rezervuarëve është i kontrolluar. Megjithatë për siguri do të ishte mirë që ujin më parë ta zienit.
Mishi, kujdes nga mbidozat
Zakoni që i mësojmë fëmijëve mbi moshën 3 vjeç që të hanë shumë proteina (mish, peshk, vezë, produkte qumështi) rrezikon që më vonë të kalojnë në obezitet. Vogëlushët që hanë në kolektiv, kopsht, çerdhe, kanë sasinë e përcaktuar (të mishit, vezëve) për ditën. Në darkë, perime, një produkt qumështi dhe një frut janë më se të mjaftueshëm.
Sallamet janë të ndaluara për fëmijën
E gënjeshtërt. Sallami është një nga burimet kryesore të yndyrës, por duhet vendosur në mënyrë proporcionale me mishin, peshkun dhe vezët.
Fëmija duhet të hajë perime
E vërtetë dhe e gënjeshtërt. Perimet sjellin kripëra minerale që janë të domosdoshme, por nëse fëmija juaj shtrembërohet para fasuleve, mos e sforconi: rrezikoni t'ia shpifni përfundimisht. Për të ruajtur një ekuilibër ushqimor, propozojini atij perime të freskëta që nga mosha 18 mujore (kastravecë, karota ... ).
femijau-foto-2.jpg

Ai duhet të hajë vetëm të verdhën e vezës
E vërtetë dhe e gënjeshtërt. Ju mund t'i jepni njëlloj si të bardhën dhe të verdhën, por nëse e bardha është një përbërës alergjik, preferoni vezë të freskëta. Nëse prindërit janë alergjikë, nuk duhet që fëmijës t'i jepni vezë deri në moshën 1 vjeçare. Megjithatë ju mund t'i jepni vezë fëmijës në vend të mishit ose të peshkut 1-2 herë në javë dhe jo më tepër...
Duhet ta provojmë me çdo kusht nga bonbonet
E gënjeshtërt. Sa më shumë t'ia ndalojmë aq më shumë do t'i kërkojë. Përkundrazi, nëse ia banalizoni konsumin e sheqernave vetëm atëherë do t'ia ulni dëshirën për to. Më mirë që ai t'i konsiderojë si kënaqësi të rastësishme.
Lëngu i frutave është i domosdoshëm për fëmijën në muajt e parë
E gënjeshtërt. Qumështi i nënës përmban vitaminën C për të cilin fëmija ka nevojë. Pra lëngu i frutave nuk ka asnjë interes ushqyes.
Duhet t'i japim fëmijës produkte të lehta që janë specifike
E vërtetë. Produktet e lehta që janë specifike për fëmijë, si psh, kosi i frutave, janë të ushqyeshme, por do të jetë mirë që ato të jenë të kontrolluara.
femijau-foto-3.jpg

Fëmijët i dinë nevojat e tyre
E vërtetë. Ai konsumon aq sa ka nevojë, sidomos ushqime të shijshme si ëmbëlsirat dhe çokollatat. E kotë ta ndalojmë, ai do t'i hajë dhe do ta plotësojë ushqimin në vaktet pasardhëse. /Telegrafi/
 
Titulli: Cili është ushqimi më i mirë për vogëlushin tuaj

Gjidhënia dhe menyja e ushqimit të bebes suaj

Gjidhënia, është vazhdim i lidhjes së natyrshme në mes nënës dhe foshnjës pas lindjes. Dr. Teuta Sejdiu –Hasbahta
neonatologe

Mundohuni të mos e ndërpritni gjidhënien, sepse foshnja menjëherë pas lindjes do të kërkoj vet gjirin e nënës - përqafo foshnjën dhe do të bindesh. Ajo e di ç`farë është e mirë.
Pse të jepni gji foshnjës suaj?
Vazhdo të ushqyerit e krijesës më të bukur që krijove edhe pas lindjes, afroji siguri, ngrohtësi, ushqim, gjëra këto që ia dhurove për nëntë muaj rresht duke e mbajtur në veten tënde.
Qumështi i gjirit tënd është i pastër, i ngrohtë që e prodhon pa mund në çdo vend dhe kohë, falas për foshnjën tënde me plot dashuri, veti mbrojtëse dhe ushqyese që nuk i ka asnjë qumësht tjetër.
Me dhënien e gjirit ju i ofroni foshnjës suaj ndjenjën e sigurisë, butësisë, dashurisë, gjëra këto që formojnë një bazë të fortë për një jetë stabile psikike.
1-gjidhenia.jpg

Si të realizoni me sukses gjidhënien?
ثshtë me rëndësi të mësoni “mjeshtërinë” e mëkimit që ka dy protagonist kryesorë njëlloj të rëndësishëm - nënën dhe foshnjën.
* Nëna do të ofrojë qumësht aq sa do të merr foshnja, andaj mundohu që foshnja juaj të zotëroj këtë mjeshtri sa më parë;
* Sigurohu për rehati dhe komoditet, së pari për veten e pastaj afro foshnjën për trupin tënd;
* Zini pozitën më të përshtatshme për ju, qoftë ulur me një mbështetje të mirë, me këmbët vendosura mbi një “shkam” të ulët me foshnjën në prehrin tuaj, mbi një jastëk më të “fortë” që ofron një komoditet foshnjës suaj;
* Mund të shtriheni (nëse gjendja juaj nuk ju lejon të uleni), por gjithnjë me kujdes afroni foshnjën tuaj afër vetes dhe gjithmonë ofroni gjirin e asaj ane në të cilën e keni foshnjën;
* Foshnjën e afroni mirë në kraharorin tuaj me fytyrë të kthyer kah gjiri, pastaj prek me thith skajin e buzëve të foshnjës dhe prit të hap gojën fort, e pastaj fut thithin me gjithë areolën (rrethi me ngjyrë kafe rreth thithit) thellë në gojën e foshnjës.
2-gjidhenia.jpg

Si të dimë se foshnja është vendosur mirë në gji?
* foshnja është e mbështetur për trupin tënd me fytyrë të kthyer kah gjiri;
* mjekra e foshnjës prek gjirin;
* goja e foshnjës është shumë e hapur;
* buzë janë të lakuara (kthyera ) nga jashtë;
Mos u shqetëso, çdo fillim është i vështirë, por mos hezito të kërkosh këshilla dhe ndihmë. اdo gjë arrihet me përpikëri, këmbëngulësi, vetëbesim, durim dhe urtësi. Identifiko pengesat, problemet dhe kërko këshilla.
Sa shpesh duhet të jepni gji foshnjës suaj?
Nuk ka orar të caktuar, por ushqejeni sa më shpesh (8, 10, 12 herë për 24 orë),sa herë të dojë foshnja e juaj.
Si ta vëreni se foshnja e juaj është e uritur?
Foshnja juaj nuk di të flasë, por ajo do t'ua bëjë me dije. Ajo do të :
* fut gishtat në gojë;
* thith gjuhën e tij;
* hap gojën kur i prek buzët;
* kthen kokën kah gjiri kur e përqafon;
* lëshon zëra dhe lëviz me gjymtyrë e më në fund do të filloj të qaj me zë të lartë.

3-gjidhenia.jpg

Si ta dini se foshnja juaj është e ngopur?
Nëse foshnja juaj e lëshon gjirin nga goja, është e qetë apo edhe e zë gjumi, atëherë ajo me të vërtetë është e ngopur.
اka e bën të suksesshëm të ushqyerit në gji?
* Sa më shpejt që është e mundur të realizohet mëkimi (thithja) i parë edhe pse qumështi mund të mungoj ose të ketë në sasi të vogël;
* Pozita e foshnjës dhe e nënës gjatë mëkimit të jetë adekuate;
* Sa më shpesh t’i ofrohet gjiri foshnjës. Nuk ka orare;
* Mos të përdoren memet mashtruese, sepse ajo shkakton huti te foshnja në marrjen e thithit të gjirit pastaj;
* Kujdesi për thithat të jetë i rregullt si pastrimi, tharja dhe zbutja me ndonjë krem vitaminoz në mënyrë që të mos vjen deri te qarja e tyre, gjë që dukshëm ndikon në procesin e gjidhënies;
* Nëse vjen deri te infeksioni i gjirit me skuqje, ënjtje, dhembje e përcjellë me ethe dhe zjarrmi, atëherë menjëherë kërko ndihmë mjekësore;
* Ushqimi të jetë i ndryshëm dhe kalorik e sidomos sasia e lëngjeve duhet të shtohet pasi që nevojat e lehonës për kalori rriten deri 500 kcal në ditë;
* Pushimi dhe qetësia shpirtërore;
Si mund ta dini se foshnjës suaj i mjafton qumështi i gjirit tuaj?
Ju më së miri mund të vëreni se foshnjës suaj i mjafton apo jo qumështi i gjirit nëse i bëni vetes këto pyetje:
* foshnja juaj ka gjumë të rehatshëm apo zgjohet shpesh duke qarë?
* i lag mnelat shpesh apo jo?
* ka lëkurë të lëmuar apo të thatë?
* barku i foshnjës është lehtësisht i fryrë dhe mbi nivel të kraharorit apo ai është i rrafshët ose edhe nën nivel të kraharorit?
* gjuha dhe buzët janë rozë dhe të lëngshme apo janë të thata?
* shton në peshë apo jo (prej 15-30 gram për një ditë)?

Për gjitha këto pyetje mund të kërkoni këshilla dhe ndihmë nga pediatri i juaj në këshillimore. Preferohet vizita e parë menjëherë në javën e parë të jetës, e pastaj çdo muaj në këshillimore. Vëreni gjërat me kohë, sepse koha është flori.
4-gjidhenia.jpg

اfarë duhet të dini për qumështin e gjirit?
Qumështi i gjirit nuk është i njëjtë si në ditën e parë. Ai do të prodhohet ashtu që t`i përshtatet moshës së foshnjës suaj.
Në fillim, pesë ditët e para është më i trashë me një ngjyrë të verdhë - më i yndyrshëm dhe quhet kulloshtër, në dy javët e ardhshme është diçka më i hollë dhe më pak i verdhë (qumështi kalimtar), e më pastaj qumështi i ashtuquajtur qumështi i pjekur me gjitha të mirat e tij.
Por, edhe qumështi në fillim të thithjes përmban më tepër ujë dhe sheqer për tu bërë më pastaj (pas 10 min.) më i trashë dhe më i yndyrshëm.
Prandaj, mbajeni foshnjën tuaj në gjirin e njëjtë deri 20 min. në mënyrë që foshnja të merr qumështin më kalorik, i cili është më i ushqyeshëm dhe e ngopë më mirë. Nuk ka qumësht gjiri të keq, të hollë dhe të pa dobishëm.
اfarë të bëni nëse duhet filluar punën apo duhet ta lëni foshnjën tuaj për disa orë apo ditë?
Mjeleni dhe rezervoni qumështin e gjirit, por si?

* pastroni paraprakisht duart mirë;
* mjeleni gjirin butësisht me duar apo pompa të posaçme për mjeljen e gjirit;
* qumështin vendoseni në shishe të qelqit, paraprakisht të pastruar mirë dhe të tharë;
* mbylleni mirë me kapak dhe shkruani gjithsesi datën dhe kohën e mjeljes së qumështit;
* vendoseni në frigorifer (më së shumti deri 5 ditë) apo në friz (ngrirje) ku mund të qëndroj me muaj nëse është nevoja;
* duhet të keni kujdes që para përdorimit ta ngrohni qumështin ashtu që shishen e mbani nën ujë të nxehtë të rrjedhshëm (nga qesmja ) vazhdimisht duke e lëvizur shishen;
* ngroheni deri në temperaturën e trupit tuaj dhe testoje në atë mënyrë që e pikë qumështin nga shishja në pjesën e brendshme të parakrahut tuaj ku lëkura është më e ndjeshme;
* para dhënies gjithsesi lëkunde shishen me qumësht në mënyrë që qumështi të përzihet më mirë e të mos ndahet nga qumështi maza (në sipërfaqe bëhet një shtresë e verdhë);
* foshnjës tuaj qumështin mund t`ia jepni me lugë apo bebiron.
5-gjidhenia.jpg

Mësojeni mirë personin i cili do ta ushqej foshnjën tuaj në mungesën tuaj.
Pra, menyja ditore e bebes suaj do të ishte:
* 0 - 4 deri 6 muaj - qumësht gjiri
* 4- 6 muaj deri 7 muaj - qumësht gjiri, ushqim shtesë gjysmë të lëngët, një herë në ditë në fillim dhe në sasi të vogël, e pastaj (pas dy tri javësh) kalohet në qullna (nga drithërat, orizi, keks i bluar, pure patatesh, pure karotash që janë burim i mirë i hekurit dhe vitaminave B), e poashtu edhe qullna pemësh (mollë e zier, banane, portokall i shtrydhur, që janë burim i mirë i mineraleve dhe vitaminave hidrosolubile);
* mbi 7 muaj moshë. Tani bebes suaj mund t`i jepni ushqim më të trashë dhe më të fortë dhe atë 3-4 racione brenda ditës. Ajo veç e ka mbizotëruar “mjeshtërinë“ e përtypjes dhe gëlltitjes. Mund të filloni me :
- pure mishi të zier me patate, me oriz, bizele, spinaq;
- të kuqen e vezë mirë të zier (gradualisht dhe nga pak )
- pemët e ndryshme, pa bërthama dhe fara, të freskëta ose në formë deserti (puding, jogurt pemësh etj.);

Mbajeni mend, mos shtoni ushqimit të përgatitur, as kripë dhe as sheqer!
Sa duhet të ishte numri i shujtave të bebes suaj sipas moshës për 24 orë?
1 javëshe 6-10-12 - racione qumësht
1 javë – 1 muajshe 6-8-10 - racione qumësht
1 muaj – 3 muajshe 5-6-7 - racione qumësht
3 muaj – 7 muajshe 4-5 - racione qumësht dhe 1-2 racione ushqim adekuat shtesë
7 muaj - 9 muajshe 3-4 - racione qumësht dhe 3-4 racione ushqim shtesë
9 muaj -12 muajshe 3 - racione qumësht dhe 3- 4 racione ushqim shtesë


Keni kujdes në sasinë e ushqimit dhe llojllojshmërinë e ushqimit.
6-gjidhenia.jpg

Me rëndësi është të dini se kur dhe me çfarë rendi të jepni llojet e ndryshme të ushqimit.
Lloji:
I - drithërat:
1. qulli i misrit (griz), mielli, orizi - për 4-6 muajsh moshë);
2. miell gruri (keksët, kaçamaku) - për 8 muaj moshë
3. buka e pjekur dy herë - për 10 muaj moshë
4. drithërat e përziera (fjoola-musli) - për 12 muaj moshë
II - pemët:
1. molla, dardha - për 4-6 muaj moshë
2. banania, pjeshka, kumbulla, qershia - për 7 muaj moshë
3. manaferrat, boronica, manat, dredhëzat - për 8 muaj moshë
4. agrumet (portokalli, grejpfruti, limoni) - për 10 muaj moshë
5. arrat, lajthitë, bajamet (të bluara) - për 12 muaj moshë
III - perimet
1. karota, kungulleshkat, spinaqi - për 6-8 muaj moshë
2. borania, bizelet, brokuli - për 8 muaj moshë
3. domatet - për 9 muaj moshë
4. lakra, purri (presh) - për 10 muaj moshë
5. fasulja - për 12 muaj moshë
IV- mishi
1. shpatulla e pulës, mishi i qengjit, mishi i viçit - për 7 muaj moshë
2. mishi i pulës (kofsha, krahët) - për 8 muaj moshë
3. mishi i lopës - për 9 muaj moshë
4. mushkëritë, mëlçia, mishi i tharë, salsiçet - për 13 muaj moshë
V-peshku
1. peshku i bardhë - për 7 muaj moshë
2. peshku i detit - për 13 muaj moshë
VI - vezët
1. e verdha e vesë - për 8-10 muaj moshë
2. bardha e vesë - për 13 muaj moshë
VII – produktet e qumështit
1. djathi i freskët, jogurti, kosi - për 11 muaj moshë
2. ajka dhe kajmaku - për 12 muaj moshë

Bebja juaj po rritet, vazhdon të kërkoj nga ju ta ushqeni, t`i jepni çdo gjë që jeni duke ngrënë, por në një moment ajo bëhet kureshtare dhe dëshiron të prek vet ushqimin me dorë dhe pastaj ta fut vet në gojë.
Juve do të ju duket se bebja nuk do të merr mjaftueshëm ushqim dhe nuk do të mundet, por gaboheni.
7-gjidhenia.jpg

“Vetëushqyerja” para moshës njëvjeçare duhet të lejohet. Bebja juaj duhet të jetë pjesëmarrëse në aktin e të ushqyerit qysh nga mosha 6 muajshe kur ajo mund ta mbajë vetë shishen (nëse nuk ushqehet në gji); pas dy tre muajsh ajo mund të mbaj dhe të pijë nga gota, me 7-8 muaj moshë mund të han me gishta (krekera ose kafshata të vogla të bukës), ndërsa me 10-12 muaj ajo do ta përdorë edhe lugën.

Ju, nëna, zakonisht këtë proces e vononi, por ta dini se ky proces është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e përgjegjësisë dhe vetëbesimit tek fëmija i juaj në të ardhmen. Andaj, të ushqyerit është art, matematikë që kërkon përkushtim, dijeni, edukim, informim dhe dëshirë.
Nuk është e lehtë, por informohuni, kërkoni këshilla dhe ndihmë, me siguri do ta keni më lehtë.
Mos harroni se Ju jeni ajo që i dhuruat jetën bebes suaj, por i ofroni edhe një rritje dhe zhvillim të shëndoshë me plot dashuri. /Telegrafi/
 
Titulli: Cili është ushqimi më i mirë për vogëlushin tuaj

Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse

Mënyra më e mirë, më e shëndetshme dhe më e lirë për ta ushqyer foshnjën tuaj në muajt e parë të jetës padyshim se është gjidhënia. Ass. Dr. Alije Keka – Sylaj
Gjidhënia jo vetëm që siguron ushqimin për foshnjën tuaj, por, gjithashtu edhe mbrojtjen, dashurinë dhe stimulimin e vazhdueshëm social, duke siguruar kështu rritje dhe zhvillim të shëndoshë fizik dhe psikik për fëmijën tuaj, e po ashtu ka rol shumë të rëndësishëm edhe për vet shëndetin tuaj.
Pothuajse të gjitha nënat gjatë gjidhënies shpeshherë kanë dilema për atë se sa dhe çka duhet të ngrënë. Ato, shpeshherë nga frika se nuk do të kenë qumësht të mjaftueshëm, hanë më tepër se sa që duhet ose edhe ju shmangen disa llojeve të ushqimit nga frika se ato do të ndikojnë negativisht në gjidhënie. Asnjë ushqim i komplikuar dhe asnjë dietë speciale nuk janë të nevojshme gjatë kohës së gjidhënies. Duhet ngrënë ushqim i llojllojshëm që i plotëson nevojat ditore energjetike të gruas gjidhënëse. Nëna e cila i jep një fëmije gji, duhet ngrënë 500 kcal apo ¼ më tepër sesa që ngrënë një grua e rritur dhe e shëndoshë e cila nuk është shtatzënë ose gjidhënëse. Assesi nuk duhet ngrënë si njihet në popull “sa për dy veta”, kurse diçka më tepër duhen proteina, kalcium dhe të gjitha vitaminat.
foto-1-alije.jpg

اka duhet ngrënë dhe pirë?
ثshtë e rëndësishme për të ngrënë ushqim të llojllojshëm duke përfshirë:
* sasi të mjaftueshme të pemëve dhe perimeve (të freskëta, të ftohta, të konservuara, ose në formë të lëngjeve), si burim i rëndësishëm i vitaminave, * drithëra si bukë, brumëra, oriz dhe patate për energjinë shtesë që iu nevojitet, * mish pa dhjam dhe mish të pulës, peshk, ve si burim i rëndësishëm i proteinave të nevojshme,
* qumësht dhe produktet e tij si djathë, kos - si burim i rëndësishëm i kalciumit dhe proteinave.
Nevojat për lëngje janë diçka më të mëdha. Më së miri është që uji dhe lëngjet të pihen sipas etjes e cila te shumica e nënave gjidhënëse është më e rritur. Mund të pihen lëngje të pemëve, qumësht ose kos i holluar. Nuk është e vërtetuar se ndonjë pije e veçantë apo qumështi kanë ndikim galaktogjen (rrit sasinë e qumështit të prodhuar), por nëse ju vëreni se ndonjë nga pijet e veçanta ka ndikim të tillë, vazhdoni të pini. Tek ne në popull është e njohur se, kosi i holluar, ka një veprim të tillë; poashtu nga përvoja e disa nënave gjidhënëse, lëngu i portokallit dhe lëngu i limonit kanë një veprim të tillë.
ثshtë mirë që çdo herë para gjidhëniës të pihen një ose dy gota ujë ose lëngje. Nëse keni etje, kjo do të thotë se nuk pini shumë, nëse urinoni rrallë dhe urina juaj ka ngjyrë të errët dhe erë të rëndë, poashtu është shenjë se nuk pini sa duhet. Pirja, posaçërisht duhet të rritet kur djersiteni (si gjatë verës apo kur aktiviteti i juaj fizik është i rritur). Duhet të keni kujdes për sasinë e kafesë dhe të çajit indian (çaji i rusit), pasi përbërësit e tyre mund të kalojnë në qumështin tuaj dhe të ndikojnë në gjumin e foshnjës ose ta bëjnë atë të bezdisshëm; poashtu duhet t’iu shmangeni pirjes së pijeve alkoolike.
foto-2-alije.jpg

Ushqime duhet shmangur?
Ngrënia e peshkut është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës tuaj, por nuk duhet ngrënë më shumë se 2 porcione të peshkut vajor në javë. Peshku vajor përfshin tunën e freskët (jo tunën e konservuar - e cila nuk merret si peshk vajor), sardina, trofta.
Ndonjëherë disa lloje të ushqimit që i merr nëna mund të shkaktojnë mundim, kolika (ngërçe) apo çrregullim të defekimit të fëmijës, si psh. disa erëza, si, hudhra, qepa, lakra, fasulja, domatja, brokoli, kajsitë, dardha, çokolada dhe nëse mendoni se ndonjë ushqim që ju ngrëni po i shkakton probleme të tilla fëmijës tuaj, mos ndaloni ta ngrëni pa e konsultuar mjekun. Sepse, duhet ta dini, është normale për fëmijët në gji që të kenë pengesa të tilla për shkak të sasisë së ajrit që disa fëmijë e thithin njëkohësisht gjatë thithjes së gjirit, sidomos në tre muajt e parë të jetës. Poashtu, nënat e fëmijëve me histori familjare me alergji serioze nga ushqimi, duhet t’iu shmangen ushqimeve të tilla.
Ushqimet që më së shpeshti shkaktojnë alergjinë janë, kikirikët, qumështi, vetë, peshku. Nëse ju mendoni se ndonjëri nga ushqimet ka shkaktuar alergji tek fëmija juaj, për shembull ndryshime lëkurore, atëherë provoni t’iu shmangeni atij lloji të ushqimit për ta vërtetuar këtë dyshim. Pirja e duhanit gjatë kohës së gjidhëniës duhet të ndalohet. Gratë që pinë duhan, prodhojnë më pak qumësht dhe më herët e ndalin gjidhënien, kurse tek fëmijët e tyre mund të lajmërohet mundim, vjellje, dhembje në bark dhe barkqitje si dhe pasoja të tjera të cilat janë në hulumtim e sipër. Fëmija duhet të largohet nga ambienti ku ka tym, pasiqë pirja pasive e duhanit, siç është e njohur, ndikon në shëndetin e fëmijës tuaj negativisht, infeksionet respiratore si dhe vdekjet e papritura të foshnjave janë më të shpeshta.
Problem edhe më të madh paraqet kur nëna është e varur nga droga. Nëse motivi i nënës nuk e shtyn atë të heq dorë nga marrja e drogës, atëherë ajo nuk duhet t’i jap fëmijës gji, sepse të gjitha drogat kalojnë në qumësht dhe tek fëmija mund të shkaktojnë helmim ose varshmëri.
foto-3-alije.jpg

Për gjidhënie të suksesshme nuk është asgjë më me rëndësi se sa ndjenja e gëzimit, kënaqësisë dhe sigurisë së nënës. Gjidhënësja duhet maksimalisht t’i ikë lodhjes së tepërt, të jetë e qetë dhe në disponim të mirë. Faktorët që ndikojnë negativisht në gjidhënie dhe në sasinë e pakët të qumështit janë: frika, lodhja, brengosja, të ftohtit, dhembja, pirja e duhanit dhe alkoolit. Kurse si faktor që ndikojnë pozitivisht janë thithja e fëmijës, ngacmimi i thimthave, shikimi i fëmijës gjatë gjidhënies, pushimi, të nxehtit, stabiliteti psikik, orgazma.
foto-4-alije.jpg

Humbja e peshës
Nuk është ide e mirë që të provohet të humbet peshë derisa ju keni fëmijën në gji, sepse, ju nevojitet energji e mjaftueshme për përkujdesje si dhe mund t’iu shmangeni materieve ushqyese që janë të nevojshme për të, e poashtu toksinat e liruara nga aktiviteti i tepërt fizik mund të kalojnë përmes qumështit te fëmija. Ju duhet të dini se yndyra e tepërt që e keni fituar gjatë shtatzënisë, tani shfrytëzohet për prodhim të qumështit, kështu që vet gjidhënia do t’iu ndihmoj të humbni peshë dhe të ktheheni më shpejt në peshën që e keni pasur. Nëse ju hani ushqim të balancuar, kufizoni sasinë e yndyrave, sheqerit dhe jeni fizikisht aktive, gjidhënia do t’iu ndihmoj që të humbni peshën e tepërt.
foto-5-alije.jpg

Sa i përket jetës seksuale gjidhënia nuk paraqet kurrfarë pengese dhe anasjelltas, jeta seksuale mund të vazhdohet zakonisht 6 javë pas lindjes, kur zakonisht ndodh pastrimi dhe pasi është kryer kontrolli gjinekologjik, 6 javë pas lindjes.
 
Titulli: Cili është ushqimi më i mirë për vogëlushin tuaj

Qumështi i nënës, i dobishëm edhe për eshtrat e muskujt e fëmijës

Një fakt i tillë është zbuluar nga një kërkim i ri, sipas të cilit, janë pikërisht këto qeliza të cilat mund të lejojnë fëmijën të “përmbushë fatin e tij gjenetik”.
Drejtori i kujdesit shëndetësor zviceran, Mark Kregan, thekson rëndësinë e zbulimit dhe qumështin e nënës si “i vetmi ind rritur ku ekzistojnë më shumë se një lloj i qelizave burimor. Kjo është shumë unike dhe ka implikime të mëdha mbresëlënëse për bioaktivitetin e qumështit të njeriut dhe përfitimet që rezultojnë për fëmijë ushqehen me gji. Përbën një burim të vërtetë etik për zhvillimin e fëmijës, i cili nuk mund të gjendet në asnjë ushqim tjetër në fazën e parë të jetës”, theksoi ai lidhur me një fakt të tillë.
Kregan tha më tej se zbulimi i pranisë së këtyre qelizave burimore ka qenë shumë emocionuese, sepse është shumë e mundshme që këto qeliza mund të mbijetojnë deri në fund dhe të qarkullojnë në trupin e fëmijës.
Ky proces, i cili tashmë është treguar në studimet e kryera në modelet e kafshëve, nuk ka gjasa të ndodhë në të njëjtën mënyrë te foshnjat e njeriut.
Bazuar në këtë zbulim, hulumtuesit shpresojnë se nënat e reja kanë arsye më shumë, përveçse shumë të njohura deri tani janë se duhet të preferojnë ushqimin natyror me gji të fëmijës së tyre.
 
Back
Top