Cili është sekreti i dietave?

*deliza*

VIP
V.I.P
Cili është sekreti i dietave?


Të kesh një trup perfekt dhe me formë të shkëlqyeshme shumë herë është e vështirë. Dietat jo gjithnjë kanë efektin e pritshëm dhe janë edhe shumë të mundimshme. Por ekziston një mënyrë e veçantë për të humbur peshë përmes një diete të shëndetshme.
Lindita Kamberi​

1: Llogaritni kaloritë Sekreti i të humburit peshë është pakësimi i kalorive që merren përditë. Sasia e kalorive që një person merr në një ditë duhet të jetë më e vogël se sasia që harxhon.

2: Pakësoni sheqerin dhe yndyrën Rregulli i dytë i është të pakësohet sa më shumë të jetë e mundur sheqeri dhe yndyrat, duke i zëvendësuar me fibra dhe karbohidrate. Mëngjesi juaj duhet të jetë me bazë fibrash dhe jogurt apo qumësht të skremuar. Në drekë është më mirë të konsumoni mishin e vogël apo peshk të shoqëruara me perime. Ndërkohë, darka është në varësi të drekës. Nëse në drekë jeni rënduar në darkë konsumoni diçka të lehtë, dhe e kundërta. Nëse mes vakteve keni uri hani një frutë apo ndonjë perime si ndonjë karotë apo spec. Duhet të pini 1.5 litër ujë në ditë. Gjithashtu mund të pini kafe dhe çaj, por jo kapuçino. Evitoni pije e sheqerosura dhe alkoolin.

3: Ndryshoni Dieta kërkon edhe fantazi. Nëse hani vetëm fruta dhe perime së shpejti kjo dietë do të dëmtojë organizmin tuaj, por edhe do të humbisni shijen për ushqimet. Këshilla më e mirë është të shijoni ushqimet të hani dhe të alternoni produktet që konsumoni. Djathi, mishi apo peshku nuk të shëndoshin, nëse nuk e teproni me to. Nëse preferoni shumë të hani brumëra apo makarona është më mirë t’i shoqëroni ato me perime dhe vaj ulliri. ثshtë shumë e rëndësishme të dini si të kombinoni ushqimet që konsumoni. Kështu, nëse për pjatë të para do të hani një sallatë pjata e dytë të jetë me bazë mishi apo peshku, apo nëse pjata e parë është më bazë brumërash apo makarona atëherë e dyta duhet të jetë me bazë perimesh të ziera, në avull apo të pjekura. Kufizojeni veten vetëm me një gotë verë.

4: Bëni pazar me inteligjencë Evitoni të blini produkte të pasura me yndyra apo sheqerna. Ushqimet që blini, sidomos nëse janë të përpunuara apo konservuara duhet të jenë të shëndetshme. Nëse nuk i rezistoni dot idesë për një ëmbëlsirë, por nuk doni të çoni dëm dietën tuaj, atëherë mund të konsumoni një çokollatë apo një akullore.

5: Lëvizni
Për të rënë në peshë është shumë e rëndësishme lëvizja e rregullt dhe e përditshme. Regjistrohuni në palestër, ngjisni shkallët për në shtëpi dhe mos merrni ashensorin,
ecni dhe mos udhëtoni me autobus apo makinë. Në këtë mënyrë do të digjni kaloritë e tepërta dhe do të përshpejtoni ritmin e metabolizmit. Duke lëvizur dhe vënë në punë muskujt do të keni një trup më të lidhur pas dobësimit.

Kujdes: nëse pas ushtrimeve vëreni një rritje të peshës suaj mos u shqetësoni ju thjeshtë po rrisni muskujt, që peshojnë më shumë se yndyrat. Por kjo është një fazë e përkohshme.

6: Vetëvlerësimi
Në një dietë vetëvlerësimi është shumë i rëndësishëm. Mos ndiqni modele të ‘paarritshme’ por mësoni të doni dhe vlerësoni trupin tuaj. Nuk është e rëndësishme se çfarë pamje kanë të tjerët, gjëja e vetme me vlerë është se ti je duke bërë dietën tënde dhe ke rezultate pozitive.

7: Duhet të keni durim Asnjëherë mos prisni të ndryshoni pamjen tuaj dhe të humbisni peshë brenda pak ditësh. Duke ngrënë në mënyrë të ekuilibruar dhe duke u marrë rregullisht me aktivitet fizik rezultatet e para do të vijnë pas 3-4 javësh. Mund t’ju duket shumë kohë, por mos u mërzisni. Durimi është shumë i rëndësishëm në një dietë dhe në humbjen e kileve. Mos u fiksoni pas peshës dhe të filloni të peshoheni çdo javë, apo të matni trupin, vithet apo gjoksi, pasi kjo nuk është mënyra e duhur për të arritur rezultatin e kërkuar.

8: Mos u dëshpëroni
Asnjëherë nuk duhet të harroni një këshillë. Mos u dëshpëroni nëse një ditë e keni ekzagjeruar me të ngrënë apo nëse një javë, si pasojë e stresin, keni ngrënë ushqime me më shumë kalori se sa ajo e ‘lejuara’. Kjo është normale. Asnjëherë mos e ndërprisni dietën në një rast të tillë dhe vazhdoni dietën si më parë.

9: Larg pilulave për t’u dobësuar

Kurrë mos përdorni pilula apo medikamentet që ‘reklamojnë’ dobësimin. Ato thjeshtë çrregullojnë metabolizmin, dhe për rrjedhojë edhe organizmin dhe shëndetin tuaj. Si pasojë do t’ju duhet më shumë kohë për të rigjeneruar trupin tuaj dhe shumë herë edhe duke shtuar në peshë.

10: Stili i jetesës
Pasi të keni arritur peshën që dëshironi, të humbisni kile dhe të keni në trup të bukur mos e lëshoni veten në ushqime pa fund. Filloni të shtoni shumë pak dhe ngadalë kaloritë dhe vazhdoni të hani shëndetshëm. Kjo duhet të kthehet në një stil jetese. Do të vëreni se edhe lëkura dhe humori juaj do të përmirësohet. Do të ndjeheni të bukura dhe të sigurta në vetvete.
 
Pesë rregullat e dietave që mund t’i thyeni!

Ju kanë mërzitur dietat me rregullat strikte? E keni vështirë që t’u përmbaheni të gjitha udhëzimeve? S’ka problem! Mund t’i hedhni poshtë këto masa, por prapë të dobësoheni
Secili që bile njëherë në jetën e tij ka qenë në dietë e dinë se sa e vështirë është kjo punë. Ekzistojnë një numër i madh i rregullave që duhet t’u përmbaheni. Megjithatë ne ua sjellim pesë propozime për thyerjen e këtyre rregullave strikte. Ju do ta keni më lehtë, ndërsa rezultatet do të vijnë edhe më shpejtë!
1sh.jpg

1. Deserti është armiku i dietës
Këtë rregull gjithsesi mund të thyeni pasi mund ta leni pak hapësirë për një desert të vogël, do ta keni më lehtë që ta mbani dietën. Deserti është një gjë të cilës të gjithë i gëzohemi dhe nëse këtë s’e ndaloni, mendoni shumë lehtë që keni drejtë që të hani diçka konkrete nga menyja. Pra, guxoni që veten ta qerrasni më një desert të vogël. Le të jenë ato kryesisht pemë, ndërsa janë sidomos të preferueshme agrumet.
2sh.jpg

2. Ikni shujtave të vogla
Nuk ka asgjë më të keqe se mos ngrënia në sasi të vogla e ushqimeve të shëndetshme si lajthi, ëmbëlsira apo pemët. Në këtë mënyrë e ruani në mes të kohëve të caktuara për ushqim, nivelin e sheqerit në gjak dhe e ndaloni urinë. Pra mos ia ndalni vetes këtë kënaqësi dhe duke marrë parasysh edhe faktin që këto ushqime janë të mira për metabolizëm pasi që e shpejtojnë atë. Por, këshilla është që mos ta teproni me sasinë e ngrënë.
3sh.jpg

3. Yndyrat trashin
Yndyra në ushqim nuk është e njëjtë sikur yndyra në trupin tuaj, e cila është rezultat i energjisë së pashfrytëzuar të marrë nëpërmjet ushqimit. Trupit juaj gjatë ditës i nevojiten së paku 50 deri 70 gramë yndyrë në mënyrë që ta fitoni energjinë dhe të jeni të shëndetshëm. Përveç kësaj, yndyra është e mirë edhe për lëkurën, flokët dhe thonjtë pasi që i forcon dhe i bënë më të përballueshëm. Yndyra e mban edhe baraspeshën e sheqerit në gjak, që do të thotë që është përgjegjëse edhe për disponimin e mirë dhe. E keni parasysh që ekzistojnë yndyra të mira dhe të këqija. Ju përmbahuni atyre të mirave, ndërsa ato do t’i gjeni në lajthi, fara, avokado etj.
4sh.jpg

4. Mos hani pas orës 18

Nuk është me rëndësi se kur hani, por është e rëndësishme sasi e ushqimit që e fusni ne organizmin tuaj gjatë 24 orëve. Një hulumtim ka treguar që një shujtë e madhe dhe e pasur në mbrëmje vonë nuk e ka rritur sasinë e yndyrës në trup. Uria rezulton nga rënia e sheqerit në gjak dhe dëshirës së fuqishme për ëmbëlsi, dhe nuk është çudi që gjatë natës të zgjoheni dhe ta ‘pushtoni’ frigoriferin. Pra, mos u ankoni, por gjatë ditës i renditni 5-6 shujta dhe kënaquni.
5sh.jpg

5. Largojeni plotësisht bukën nga ushqimi
Edhe këtë rregull mundeni lirisht që ta thyeni. Karbohidratet, që i përmban edhe buka, sot konsiderohen si armiqtë më të mëdhenj të dobësimit. Megjithatë një studim ka treguar që bukën mund ta hani në sasi të caktuara. ثshtë zbuluar që njerëzit të cilët kanë qenë në dietë pa karbohidrate në të vërtetë kanë humbur kilogramë, por jo që kanë ngrënë sasi më të vogël të bukës, por për arsye se kanë ngrënë sasi më të vogël të të gjithave. Buka dhe burimet tjera të karbohidratet janë furnizimet më të shëndetshëm fijeve të rëndësishme, dhe e rrisin nivelin e serotoninës. Pra, kënaquni me bukën kënaquni në disponim të mirë.
Diella XHOKLI
 
Dëshironi të dobësoheni, dilni në dritë!

Dëshironi që t’i humbni disa kilogramë? Shkencëtarët këshillojnë daljen jashtë
Shkencëtarët kanë zbuluar që drita e ditës pozitivisht ndikon në djegien e yndyrës në trup. Lloji i veçantë i yndyrës e njohur si ‘yndyra e kaftë’, e shndërron energjinë në temperaturë, dhe kjo e fillon procesin e djegies së kalorive. Veprimi është edhe më i mirë kur koha kalohet jashtë gjatë ditëve me mot të ftoftë. Ky është studimi i parë që ka zbuluar se drita e ditës ka një rol të rëndësishëm në dobësim. 'Ky zbulim mund të rezultojë dhe të konsiderohet si terapi e re më ndihmën e të cilës ndalohet mbipesha', potencoi profesori Michael Symonds nga Universiteti i Nottingham-it. Yndyra e caktuar është më prezente në organizmin e femrës, por gjithnjë e më e shpeshtë edhe tek meshkujt. Shkencëtarët u rekomandojnë të gjithëve që kanë kilogramë të tepërt, kohën ta kalojnë në dritën e ditës.

Diella XHOKLI
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top