Cili është ndikimi që ka hëna tek njeriu dhe si ta lexojmë ciklin e saj?

Shiko fotografinë 1792783
Fuqinë e jashtëzakonshme të Hënës dhe ndikimin e këtij sateliti në vetë Tokën – paraardhësit tanë kaherë e mot e kanë vlerësuar dhe trajtuar, andaj, bazuar në këtë realitet, ata gjithmonë përshtatnin dhe orientonin përditshmërinë e tyre sipas këtij ritmi.
Atë që e dinin gjyshërit tanë, që pëshpëritej duke shtërnguar radhët e skeptikëve, tashmë është dëshmuar shkencërisht: Hëna ndikon dukshëm në ndryshimin e jetës tonë.
Pas disa vite hulumtimi dhe studimi të bëra në këtë drejtim, Jehona Paunger dhe Tomas Pope, të arriturat e tyre kërkimore rreth ndikimit të Hënës në përditshmërinë tonë, janë bërë publike në mediat botërore.
Por, çka do të duhej të dimë fillimisht për Hënën?

KATثR GJENDJET E HثNثS
Hëna në të mbushur shihet dy deri tri herë pas Hënës së re dhe duket si hije e argjendtë në errësirën e natës. Ajo përhap siguri, veçanërisht pas një etape të pesimizmit, me bindje se gjërat, megjithatë, sërish do të ecin para.
Hëna e plotë është si një festë. Dielli dhe hëna qëndrojnë përballë njëri-tjetrit dhe e marrin tokën në mes, si prindi fëmijën e tyre. Koha është për veprime të mëdha dhe dashuri.
Hëna në të sosur simbolizon aktin e dhënies dhe dhuratat. Koha është për shërim (operacionet) dhe e përshtatshme për mbjellje dhe vjelje të bimëve.

KALENDARI HYJNOR
Hëna që “është ngrënë” pakëson energjitë tona. Trupi është i dërmuar dhe i rraskapitur, ka nevojë për qetësi. është faza e pjekurisë dhe e gjykimit për spastrimin e keqkuptimeve brenda familjes dhe në profesion. Operacionet gjatë kësaj kohe kanë më shumë gjasa dhe mundësi të jenë të suksesshme, proceset e shërimit përparojnë, gjithashtu, më shpejt. Pastrimi, fshirja, larja dhe heqja e peshës bëhen më lehtë. Pastrimi i gjakut përmes çajit të hithit gjatë kohës sa Hëna “hahet”, është një mjet shërues i famshëm. Të vjetrit tanë e dinin mirë se, trupi pas një dimri rraskapitës është si i rrahur, gjë që ndikon në kolesterinën. Në pastrimin e hershëm – “pastrimi i gjakut”, në këtë periodë, aktivizon kapacitetin e plotë të funksionalitetit të veshkave.
Bimët, perimet dhe frutat duhet të vilen pas Hënës së plotë. Ato kanë shije intensive. Edhe patatet dhe kërpudhat gjatë kohës së Hënës së plotë kanë aromë karakteristike dhe shijen e tyre që i veçon.
Para Hënës së plotë dhe tri ditë pas Hënës së plotë është kohë e favorshme të jeni në dietë, pini së paku dy litra ujë në ditë! Flokët. Ngjyra rri më gjatë, nëse ato përdoren gjatë kohës sa hëna vjen duke u përplotësuar. Larja dhe prerja e tyre preferohet, nëse Hëna është në kuadër të shenjës së Luanit.
Lakrat këputni paradreke vonë, kur vesa tashmë është tharë dhe i magazinoni gjatë kohës kur Hëna “hahet”. Kjo shmang mykun, ndërkaq cilësia dhe fuqia ndikuese e tyre mbetet e lartë. Dashura dhe të qenit të këndshëm (të “ëmbël!”) – Hëna e plotë është romantike e madhe. Jo rastësisht dhe jo pa shkas, ajo është pagëzuar edhe si “planeti erotik”. Gjatë Hënës së plotë ndryshohet fusha magnetike e Tokës. Fuqia e diellit dhe Hënës përshkrojnë trupin tonë dhe i bëjnë hormonet t’ia thonë valles.
Nëse Hëna qëndron në rrethin e shenjës së Peshores në Horoskop – është mirë për stërngopje, për ata që janë fizikisht të dobët si dhe për plehërimin e bimëve. Rekomandimet për ushqim gjatë kësaj periode: Hani më pak, ndërkas pas orës 18:00 mos hani më, nëse agjëroni, atëherë nuk është e mundur ta përballoni. Pini rreth 2 litra lëngje deri në ora 19.00, pastaj vetëm nëse keni etje.

KUR HثNA ثSHTث E RE – KENI Mث SHUMث ENERGJI!
Hëna e re, faza e energjisë: Shikuar në rrafshin astronomik rrëshqet në mes Tokës dhe Diellit, fytyra e saj është zhytur tërësisht në errësirë. Lëreni çdo gjë të shkojë rrugës që është nisur. Startoni sërisha nga e para – një fillim i ri i mbarë (dieta, shpërngulja…) Në këtë fazë, madje edhe medikamentet, kanë ndikim më të mirë.
Pemët dhe lëngjet natyrore ju bëjnë posaçërisht mirë në periudhën para Hënës së re dhe para Hënës së plotë.
Këshillë: Në këtë periudhë bioproduktet kanë më shumë materie ushqyese dhe aromë natyrore.
Pelingu po u përdor kur është Hëna në të “sosur”, e mban lëkurën shumë gjatë të lëmuar dhe të shëndoshë, por edhe të këndshme (lezetshme). Kjo këshillë nuk vlen kur është Hëna nën shenjën e Horoskopit-Peshk.
Kositja e barit. Për rritje të shpejtë bëhet, zakonisht, kur Hëna është duke u mbushur dhe qëndron në shenjën e Horoskopit të Gaforres ose të Akrepit.

PAS HثNثS Sث PLOTث RRITET DثSHIRA PثR SEKS!
Seksi:
Frytshmëria dhe gjallëria më të theksuara janë tetë ditë pas Hënës së plotë (të gushtit), dhe gjatë kohës sa Hëna është në të “sosur”. Kjo periodë është parashenja dhe parakushti më i mirë për pranim të fetusit, ngase dëshira për seks rritet.
Edhe ritmi ditor i organeve gjatë kësaj periode ndryshon. Për shembull, te stomaku vërehet aktivitet i lartë prej orës 7.00 deri në ora 9.00, ndërsa faza e qetësisë, prej orës 9.00 deri në ora 11.00.

Hëna e plotë:
Somnambulët (ata që shëtisin natën në gjumë) si dhe ata që flasin në gjumë, do të bëhen më aktiv, sepse në këtë periodë pengesat gjatë të fjeturit janë më të shpeshta. Në rrafshin astronomik, gjatë kësaj periode. Hëna qëndron prapa Tokës dhe është tërësisht e zënë nga Dielli.
Rrobat lahen më së mirë gjatë kohës sa Hëna është duke u mbushur, dhe ato, menjëherë pas larjes duhet nderen (të shtrihen) për t’u tharë.
Hëna që shkon duke u mbushur rezervon energji. Sa më shumë i ofrohet përplotësimit të saj, aq më i fortë bëhet ndikimi i saj. Kjo periodë është koha optimale për biseda të vështira. Por, keni kujdes! Mos merrni kurrë diçka përsipër si obligim!
 
Efektet e Super Hënës në Organizëm
Shiko fotografinë 1876828
Sipas studimeve, njerëzit mund të humbin deri në një kilogram e më shumë në një cikël prej 24 orësh. Foto: Flickr

Mite dhe legjenda në të gjithë botën tregojnë për efektet që hënat e plota mund të kenë mbi qëniet e gjalla dhe sidomos mbi njerëzit dhe organizmin e tyre.
Shumë njerëz besojnë se hëna ndikon në mënyra sekrete mbi botën të njerëzve. Por a ka të vërteta në efektet e SuperHënave, sidomos kësaj që patëm rastin ta shohim dhe ta përjetojmë këto ditë? SuperHëna mund të luajë me gjumin tuaj.
Në një studim publikuar në revistën shkencore Current Biology, pjesëmarrësit kaluan tri ditët e gjysmë në një laborator gjumi, ku nuk mund të shihnin orën apo dritën jashtë. Ata u lejuan të flinin dhe të zgjohen si normalisht.
Hulumtuesit zviceranë mblodhën të dhënat e gjumit nga 33 njerëz në krahasim me fazat e tjera të hënës.
Studiuesit gjetën se në katër ditët e para pas një hëne të plotë, pjesëmarrësit morën 5 minuta më tepër se zakonisht për të rënë në gjumë, fjetën 20 minuta më pak në sasi kohore gjumi dhe patën 30% më pak gjumë të thellë. Ata gjithashtu kishin nivele më të ulëta të melatoninës, hormonit të prodhuar nga organizmi që sjell gjumin.

Hënat e plota rrisin numrin e lindjeve.Vetëm superhënat si kjo e fundit mund të kenë këtë efekt, jo hënat e plota. Studiuesit kanë gjurmuar 1,000 lindje në një spital privat në Kioto, Japoni, ku nënat prisnin të lindnin. Ata dolën në konkluzion se më shumë foshnja u lindën më afër superhënave, kur tërheqja gravitacionale është më e fortë. (Burimi-CNN)
Shiko fotografinë 1876829

Mund të ndikojë tek operacionet kirurgjikale.
Studiuesit gjetën se pacientët të cilët kishin nevojë për operacione urgjente në zemër për riparimin akut të aortës që përkonin me Hënën e plotë kishte qëndrime më të shkurtra në spital dhe më pak shanse të vdisnin se pacientët të cilët kishin të njëjtin operacion gjatë dy fazave të tjera të hënës. Sipas një studimi të vitit 2013 në revistën Interactive Cardiovascular and Thoracic Surgery, pacientët që patën operacionin e tyre gjatë Hënës së plotë qëndruan në spital për 10 ditë, 4 ditë më pak se sa ata që u operuan gjatë cikleve të tjera hënore. Për fat të keq, ndërhyrjet urgjente në zemër nuk mund të planifikohen kaq gjatë.

Surprizat e Dietës Hënore.
70% e trupit të njeriut përbëhet nga uji. Hëna ka një efekt mbi trupin tonë, i cili është shumë i ngjashëm me tërheqjen gravitacionale ndaj oqeaneve dhe lumenjve të Tokës. Dieta hënore përfiton nga ky fakt dhe mundëson humbje peshe, pastrim dhe detoksifikim të trupit, në ditë të veçanta që përkojnë me faza të caktuara të hënës.
Sipas studimeve, njerëzit mund të humbin deri në një kilogram e më shumë në një cikël prej 24 orësh. Gjithashtu, dietë hënore është e lehtë për të ndjekur pasi nuk kërkon rituale të veçanta ushqimore.
Duhet vetëm një ushqyerje e ekuilibruar që përfshin drithëra, thjerrëza, perime dhe fruta. Mund të përfshini qumësht të ftohtë, bulmete, gjethe nenexhik, ujë limoni, kastravec, në mënyrë që të mbani trupin tuaj të hidratuar. Këto produkte ushqimore janë më të mirat për pastrimin e organizmit dhe japin rezultate të mira. Gjatë kësaj periudhe, duhet shmangur konsumi i ushqimeve të skuqura dhe pikante.(Burimi-Health.com)
 
Back
Top