Cili është Elvis Naçi

Po me gruan c'patet pash Zotin.?
 
1588753731873.png


Ja se ku banon Hoxhë Elvis Naçi- Një foto-pyetje për Shpëtim Deskun e “N’ Kosove Show” dhe Xhematin e Youtube

Hoxhë Elvis Naçi zgjodhi emisionin e Shpëtim Deskut, drejtuesit të emisionit “N’ Kosove Show”, për të treguar për publikun e gjerë shtëpinë ku banon. Dhe me këtë rast tregoi banesën e tij të vjetër familjare të kohës së komunizmit, në Rrugën “Ali Demi”, në Tiranë, të përbërë nga një dhomë e një kuzhinë. Në fakt, ky apartament dhe ai përballë tij, janë në pronësi të vëllait të Hoxhë Elvisit.
Hoxhë Elvisi jeton në këtë shtëpi trekatëshe (vilë) që shikoni në fotografi, në zonën e quajtur “Fresku” në Tiranë, në anë të Xhamisë së Artë. Në këtë xhami Hoxhë Elvisi bën tani videot me ligjërata për xhematin e Youtube.
Vila dhe xhamia janë ndërtuar dhe kanë pasur si pronar z. Hergys Rreli, pikërisht pronarin e Spitalit “Continental” të blerë nga hoxha i nderuar që tregon se ky transaksion financiar ka qenë shumë më i ndërlikuar se sa duket.
Aq më tepër kur të dhënat financiare të spitalit tregojnë se ai ka humbje në masën mbi një million euro. Cili fondacion bamirës ble 350 mijë euro një spital që është me humbje, pra nuk jep të ardhura, aq më tepër kur shitja nuk përfshin as ndërtesën, as truallin, që i përkasin një pronari tjetër, i cili i kishte dhënë me qera që të ushtrohej veprimtaria e spitalit? Kuptohet ai që po bën bamirësi ndaj shitësit. Pra del që Hoxha I nderuar ka blerë për 350 mijë euro borxhet e spitalit në masën një milion e njëqind mijë euro si dhe pajisjet e tij. Një blerje krejt pa leverdi. Kuptohet përveç rastit kur këtë e bën dikush që me këtë shitje mbulon marrëveshje të tjera.
E thënë më thjesht, vila ka shkuar si pako me këtë shitje, me kontratë të rreme qeraje afatgjatë, deri kur të bëhet shitja në emër të ndonjërit nga djemtë e hoxhës. Në njëfarë mënyre edhe xhamia, që zyrtarisht duhet të jetë pronë e Komunitetit Mysliman, por që duket se është ende nën kontrollin e ndërtuesit të saj, meqënëse Elvisi e mori atë pako bashkë me vilën.
Këto janë një pjesë e vogël e pasurisë së hoxhës së nderuar. Të tjera do të tregoj më vonë. Sesi I përdor hoxha i nderuar paratë e dhuruara, apo të donatuara siç thotë ai.
Në fotografinë bashkëngjitur do të shikoni pamjen e pjesshme të vilës ku banon Hoxhë Elvisi, të mbuluar pjesërisht nga Xhamia e Artë, që tani është xhamia personale e tij./Kastriot Myftaraj
 
Uaaaaa ca genjeshtariiii
vidiot i bdn brenda xhamise. a duket ajo libraria qe shkruhet "ikra" arabisht?! eshte xhamia e kam vizitu une.

2. Ajo vila mbrapa ka brenda apartamenteeeeeee o Kaç. Para 2 vitesh do behej kopsht ne fakt por sra dakort klienti me vendin. Dhe e kam vizituar kat me kat. eshte projektuar 2 ose 3 apartamente per kat. Kati pare eahte hapesire e hapur . Se ca ka ndodh tani se di. m'duhet me e pa brenda. Dmth kjo ishte para 2 vitesh. Por nqs ja ka fut kot, Ky kaci duhet hedh ne gjyq per shpifje seriozisht
 
By the way: Se pyeten ku jane apartamentet. Para ca javesh ne emisionin shqiperia ime u pyet dhe ai tha: presim leje nga shteti. Praa, leket jane aty ku kane qene ama nuk nderto dot pa lejen e shtetit.

E dyta, kur thone ka edukim te ulet Naci po pse duhet doktorature me bere mire?! lol

Ne kohe te profetit Muhamed, njerezit vec 2 sure mesuan nga Kurani dhe dhane pasurine e tyre, flisnin per Zotin. se s'ka ndonje gje te madhe. Visi flet per besimin dhe sjelljen e mire. Pra moralin. Kaq. Jurispodencen fetare e deget e tjera te shkences fese ua ka lene tjerve. Pse duhet me qene ky cdo gje?!

Deri dje brohorisnin Naci-Naci. Kshu duhet te jene hoxhallaret. Tani e nxjerrin me edukim te dobet. Shqiptareve nuk u gjehet karari. ?
 
Ky eshte versioni i Baton Haxhiut arab, version 2.1.
 
Une akoma nuk e kam kuptu ca ka Ceni me teologet qe ngjoj une 🤣🤣

sikur ti boshim tgjitha ato qe degjojme lum si ne.
 
Une vec nje gje ju sygjeroj te imagjinoni, ama ta beni!!
Nje prift grek ose serb, qe mban liturgjine ne kishe ne mes te Tiranes ne gjuhen teknike greke apo ate barbaren sllave, lavderon e madheron njerez te panjohur nga zonat e veta,te panjohur per ne dhe ne fund te liturgjise merr flamurin shqipetar ne dore e thote jam shqipetar...!!
Tani ketu a ka hipokrizi me te madhe ne bote?
 
Per teologet e sotem qe rrafin grat dhe dashnoret e tyre e ke fjalen apo te atyre qe fene e kane si biznese??🤔
Xhehnemi do te filloj me teolog me sa e di une apo mos po gabohem.
Ca flet mo ca flet????
 
Quke jane ceshtje te thella akademike fetare per cka e kam fjalen une. Qe besa as hoxhet e Solmind si kane kuptuar mire keto ceshtje🤔
Flej rehat une Hoxhen qe e ke dost sta gjykoj per mekate.
Sa gjynahe i merr ti o njeri kot 🤣
Cilet hoxhe ngjoj une iher? se une ngjoj vec te huaj ne fakt 🤣
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top