Tre francezo-algjerianë myslimanë janë autorët e dyshuar të masakrës së ndodhur dje në Paris, ku mbetën të vrarë 12 persona.
Policia është vënë në kërkim të vëllezërve Cherif dhe Said Kouachi, ndërsa Hamyd Mourad, i cili ishte shoferi i makinës është dorëzuar.
Në vitin 2008, Cherif u dënua me 3 vite burg për terror, por bëri vetëm 18 muaj burg.
Kjo çështja ka ngritur pikëpyetje se përse ky person me lidhje të ngushë me islamin radikal dhe bashkëpunëtorë terroristë u la i lirë.
Policia identifikoi një prej vëllezërve pasi kishte lënë dokument identifikimi në Citroen-in e braktisur, me të cilën u larguan nga skena e krimit.
Shoferi, Moura, i cili është student, u dorëzua në polici nga të afërmit e tij pasi emri i tij nisi të qarkullojë në mediat sociale si i dyshuar.
Said Kouachi, 34 vjeç dhe vëllai i tij, Cherfi Kouachi, 33, u arrestuan fillimisht në vitin 2005, si të dyshuar të grupit “Buttes Chaumont”, që dërgonte terroristë në Irak.
Cherif u dënua në vitin 2008, ndërsa Said u lirua nga policia pas marrjes në pyetje. Por që të dy ishin të njohur si të radikalizuar që pas luftës së vitit 2003 në Irak, kur forcat anglo-amerikane rrëzuan Saddam Hussein-in nga pushteti.
Të dy vëllezërit ishin të xhindosur nga vrasja e myslimanëve nga ushtarët perëndimore dhe avionët luftarakë.
Avokati i tyre, i përshkroi djemtë si përdorues të hashashit, të cilët për të siguruar para shpërndanin pica. Sipas tij, këta djem nuk dinin ç’të bënin me jetën e tyre dhe pasi njohën një person, ky i fundit i bëri ata të ndiheshin të rëndësishëm.
Vëllezërit Kouchis kanë të njëjtën histori si Mohammed Merah, 23-vjeçari që është përgjegjës për vrasjen e shtatë personave, përfshirë katër hebrenj dhe tre ushtarë myslimanë, ngjarje e cila ndodhi në Tuluzë në vitin 2012.
/Shekulli