Cilësitë e grave tërheqëse

Un e perdor per qellime humanitare ti e perdor per bukuri ?
Sa shpejt dilni ne te tilla konkluzione pupupu. Me krah te lehta ?
 
Me mund me vullnet me qetsi e dashni arrihet tpakten ti perngjaje persosmerise qe thu ti ?
Specie në zhdukje, ndjesë për pesimizmin. Por, po, ke të drejtë. Me vullnet të patundur dhe mund pa ndalë, ka gjasa.
 
hahahahaha,eh medet.
Ore ka ardhur koha ta leme qenien njerzore te lire,ne ujrat e ti.
Sa me shume lexoj lloj lloj broshurash,aq me paster,bukur sakte kuptoj se sa e piezim,se sa e dhunojme vetveten ne thelbin njerzore.
Te jemi keshtu,ashtu se keshtu ashtu duhet,duhemi,na duhet etj etj.
Mendoj qe njeriu mbi te gjitha duhet te mesoje te jetoje pa instiktin e dhunes ,ketu fillon e mira e njerzimit,tjerat jane gjera boshe e pa shume rezultat.
Se po me behet vone mua,apo tjetrit,se sa terheqes,apo zhgarravites jemi per te tjeret!?
Aman se me zor po duam veten,te merremi dhe se si te na duan tjeret?!
Si ta kene qejfin mor Zoteri!
 
Mu shpif duke lexuar si te jesh kshu e si te besh kshu qe te tjeret te te pranojne... te te shofin... te te adhurojne sikur me qen kukull vitrine.

Ji ajo qe ti ndjen dhe mundohu te besh sa me mire pa u ndiku nga asnjeri.
 
Por tani loja ka ndryshuar thote artikulli lool
 
Shiko fotografinë 1747338

Disa gra dallojnë nga të tjerat, duke pasur sjellje dhe ëndrra të ndryshme sesa shumica, gjë që jo vetëm i bën ato unike, por edhe më tërheqëse. Ja cilësitë e grave shumë tërheqëse.

Ato janë të pavarura
Një grua punëtore, plot ëndrra dhe suksese, si profesionale ashtu edhe financiare, tërheq interesin e çdo burri. Kjo është lloji i gruas që ka tendencë t’ju ndihmojë të rriteni në mënyrë që së bashku të mund të ndërtoni një marrëdhënie të qëndrueshme, të sigurt dhe të dashur.

Të vendosura
Për vite me radhë, burrat janë mësuar me gra të qeta dhe të nënshtruara që nuk tregojnë kurrë vullnetin e tyre. Por tani loja ka ndryshuar. Gratë e vendosura që ndjekin atë që dëshirojnë, përfshirë burrat që duan, tërheqin vëmendjen kudo.

Ato janë të bukura brenda dhe jashtë
Çdo burrë dëshiron të jetë në krah të një gruaje që kujdeset për veten, kujdeset për shëndetin e saj, por gjithashtu u jep përparësi parimeve të saj, mbi të gjitha. Nuk ka asgjë më interesante se një grua e ndershme, e sinqertë, solidare dhe altruiste.

Kanë besim
Nëse ka një gjë që askush nuk mund ta durojë, është mosbesimi, xhelozia, kështu që është stimuluese të gjesh një grua që “beson në klubin e vet”. Shumë gra veprojnë në mënyrë posesive mbi partnerët e tyre dhe kjo sjellje mund të rrezikojë çdo marrëdhënie.

Ato nuk kanë zili askënd
Gratë tërheqëse nuk kanë zili për njerëzit e tjerë, në thelb sepse ato e dinë potencialin e tyre dhe atë që janë në gjendje të arrijnë. Nuk kanë nevojë të dëshirojnë punën, paratë ose ndonjë të mirë të njerëzve përreth, pasi do të marrin shumë më tepër përmes përpjekjeve të tyre.

Ato janë besnike
Një grua besnike ndaj partnerit të saj, por edhe ndaj miqve dhe të afërmve, ngjall admirimin e kujtdo. Integriteti përcakton sjelljen e këtyre luftëtareve që përpiqen gjithmonë të ndihmojnë ata në nevojë.

Ato janë sensuale
Sensualiteti femëror nuk është domosdoshmërisht i lidhur me një trup të përsosur. Sensualiteti është në vështrim, në ecje, në atë që gratë e lënë veten të bëjnë nga dashuria. Misteri është pikërisht një nga virtytet më tërheqëse të grave dhe që magjeps çdo burrë.

meb.al


Te çafte ujku te çafte me kto tema qe paske hap lool
 
Back
Top