Cilesit e shokut te jetes.

HYSEEN

Anëtar i ri
Cilesit e sh
Cilsest e shokut të jetës 1

Këtë temë e shohim me rëndësi sidomos për të rinjtë dhe të rejat që kanë ndërmend të martohen së shpejti. Ashtu siç është e rëndësishme për prindërit, të cilët kanë fëmijë për të martuar.
Zgjedhja e shokut të jetës kalon në katër faza:
1 – Përcaktimi i cilësive dhe karakterit të shokut të jetës.
2 – Si do e kërkosh shokun e jetës?
3 – Këshillimi, mbledhja e informacionit dhe falja e istihares.
4 – Pëlqimi i familjes.

Siç e shohim dhe më lart, faza e parë është caktimi i cilësive dhe karakterit të vajzës apo djalit. Cilat janë ato kritere që kërkon tek bashkëshortja jote e ardhshme? Si e dëshiron bashkëshorten tënde? Po ti o motër, si e dëshiron bashkëshortin tënd?
Kur Zoti krijoi njeriun mbi tokë, i caktoi një mision të rëndësishëm, adhurimin e Tij dhe jetesën sipas urdhërave dhe dispozitave hyjnore. Ai i krijoi njerëzit me qëllim që jetën në tokë, t’a ndërtojnë sipas sistemit hyjnor.
Thotë Zoti në Kuran:”Kujto kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në tokë” (Bekare 30)
E veçanta qëndron në atë që familja ishte institucioni i parë të cilit iu ngarkua ky mision, ai i zbatimit të ligjeve të Zotit mbi tokë. Ky mision dhe obligim kaq i rëndësishëm dhe madhështor, iu ngarkua një burri dhe gruaje të martuar, Ademit dhe Havasë. Obligimi i parë nga Zoti, ishte për këtë familje. Gjithashtu, sihariqi dhe përgëzimi i parë me xhenet, ishte për këtë familje. “Bano ti dhe gruaja jote në xhenet..”
Zoti nuk e kishte të pamundur që mbi tokë të krijonte njëherazi një fis, qytet apo shtet të tërë. Me faktin që Zoti fillimisht krijoi një familje, burrë dhe grua mbi tokë, sikur na thotë që kriteri kryesor për zbatimin e ligjeve të Zotit mbi tokë, është familja.
Thotë Zoti në Kuran:”O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.” (Huxhurat 13)
Ky ajet vërteton atë që thamë më lart, që familja është zanafilla e përmbushjes së misionit të njeriut mbi tokë.
I gjithë njerëzimi është krijuar me qëllim që në tokë të zbatohen dhe respektohen ligjet e Zotit dhe është familja bërthama dhe katalizatori kryesor me anë të cilës do të arrihet kjo.
Kurdo që të martoheni o motër dhe o vëlla, kijeni parasysh këtë fakt. Me anë të kësaj lidhjeje të shenjtë, ju do të kontriboni në zbatimin e ligjeve të Zotit mbi tokë.
Mbyllja e ajetit të mësipërm është:” Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.”
Duke krijuar familje dhe plotësuar misionin e ngarkuar, ti o vëlla dhe o motër e shtoni devotshmërinë ndaj Zotit të madhëruar.
Mos u marto o vëlla dhe o motër thjesht se të gjithë martohen. Mos u marto vetëm për të thënë që je i martuar, por martohu me synimin e përmbushjes së misionit që je ngarkuar.

Kriteret e të rinjve për shokun\shoqen e jetës.
Të rinjtë dhe të rejat kanë kritere të ndryshme, përsa i përket shokut dhe shoqes së jetës. Disa prej tyre nuk e dinë se si e duan, thjesht thonë që dua të jetë e mirë. Ka disa prej tyre që shoqen e jetës e duan të ndjekë modën, të jetë elegante, e shoqërueshme dhe e hapur, fjalë ëmbël, shumë e bukur etj...
Kurse kriteret e të rejave, janë të tilla si jonevrik, të veshur mirë, i hijshëm, i kulturuar, ambicioz, të më dojë dhe të më mbajë pranë, të jetë i pasur, të ketë makinë të mirë, të mos jetë koprac etj...
Prej të rinjve ka dhe fetarë të cilët si kriterin më kryesor kanë fenë dhe përkushtimin në fe. Pas këtij kriteri, shumë prej tyre kërkojnë dhe bukurinë e saj.
Nga të rinjtë fetarë, ka të tillë që kriterin e parë dhe të fundit kanë përkushtimin e vajzës në fe. Ata pohojnë se asgjë tjetër nuk ka rëndësi, pas këtij kriteri.

Kriteret që ka caktuar i dërguari i Zotit.
I dërguari i Zotit a.s, thotë mbi kriteret në bazë të të cilave bëhet një lidhje martesore
Këto janë katër kriteret më të përhapura mes njerëzve, në përzgjedhjen e shoqes së jetës. Këto kritere janë bukuria e vajzës, pasuria e saj, farefisi (familja) dhe përkushtimi i saj fetar.
Kështu, ka njerëz që kriterin kryesor në përzgjedhjen e bashkëshortes kanë bukurinë e saj. Asgjë tjetër përveç bukurisë nuk i hyn në sy. Ka të tjerë që bashkëshorten e duan të pasur dhe të një rangu të lartë, të tjerat nuk kanë rëndësi. Dikush tjetër e kërkon të rrjedhë nga një fis i dëgjuar dhe me famë. Kurse ka të tjerë që duan që ajo të jetë e përkushtuar dhe e lidhur me Zotin.
Pasi i përmend kriteret më të përhapura, Profeti a.s thotë:”
Nëse nuk kërkon dhe merr atë vajzë që është e përkushtuar në fe, dije se nuk ke fituar por ke humbur. Mbushja e duarve me dhe, është simbol i humbjes. Nëse ti o vëlla nuk e zgjedh bashkëshorten të përkushtuar në fe, dije se ke humbur. Nëse ti o motër nuk e zgjedh bashkëshortin të përkushtuar në fe, dije se ke humbur.
Hadithi i mësipërm nuk është hadithi i vetëm që flet mbi kriteret e përzgjedhjes së bashkëshortes. Hadithet që flasin mbi këtë çështje janë të shumtë. Thotë Profeti a.s në një nga këto hadithe
Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër..” (Bekare 201)
Dijetarët thonë se të mirat e botës tjetër janë në xhenet. Kurse mbi të mirat e kësaj bote, thonë se për burrin është gruaja e ndershme dhe për gruan burri i ndershëm.
Thotë Profeti a.s në lidhje me kriterin e përzgjedhjes së bashkëshortit për gratë:”Nëse dorën e vajzës tuaj e kërkon një fetar dhe njeri i besueshëm, atëherë pranojeni këtë lidhje. Në të kundërt do të ndodhë fitne në tokë dhe degjenerim i madh.”
Të zgjedhësh një vajzë të përkushtuar në fe, nuk është vetëm një porosi dhe këshillë profetike, por edhe nga vetë përvoja e jetës, është vërtetuar se ajo që të fal më shumë lumturi dhe qetësi shpirtërore, është një grua e përkushtuar në fe dhe e ndershme. E njëjta gjë vlen dhe për femrën në përzgjedhjen e bashkëshortit të saj, i cili duhet të jetë i përkushtuar në fe.
Një prind, vajti tek një i ditur dhe e pyeti:”Kujt duhet t’ia jap vajzën time?”
I dituri iu përgjigj:”Jepja një fetari, pasi nëse do e dojë, do e nderojë. Por nëse do e urrejë, nuk do i bëjë padrejtësi.”
Mos prano për bashkëshort dikë që e din që konsumon alkol o motër. Mos e prano dikë që nuk falet, edhe nëse të premton se pasi të martoheni do të falet. Mos prano që fëmijët e tu t’a shohin babanë e tyre duke konsumuar alkol, apo duke mos u falur. اfarë do i thuash Zotit Ditën e Kijametit për këtë zgjedhje të gabuar? اfarë do i thuash për fëmijët e tu që janë edukuar me gotën e rakisë në shtëpi? اfarë do i thuash Zotit kur të të pyesë:”Kë ke zgjedhur si baba të fëmijëve, që t’i edukojë?”
Përzgjedhja e bashkëshortes dhe e bashkëshortit, duhet të ketë kriterin dysheme, që është përkushtimi në fe. Më pak se ky kriter mos prano o vëlla dhe motër!
Edhe pse ne kërkojmë që kriteri kryesor në përzgjedhjen e bashkëshortit apo bashkëshortes të jetë përkushtimi në fe, kjo nuk i hedh poshtë kritere të tillë si bukuria, pasuria, familja dhe farefisi, kultura etj.. Ti o vëlla mund t’a zgjedhësh gruan të bukur, e pasur, të fisshme... por fillimisht të jetë e përkushtuar në fe. E rëndësishme është që kriteri i parë dhe më kryesori të jetë feja, pastaj të vijnë kriteret e tjerë.
Gjatë kohës që Umer ibnul Hattabi ishte Halife i muslimanëve, shprehu dëshirën për t’u martuar me Ummu Kulthumin, vajzën e Ebu Bekrit. Për t’a realizuar këtë lidhje, ai vajti dhe i tregoi Aishes, motrës së Ummu Kulthumit.
Aisheja i premtoi se do të bëjë ç’mos që kjo lidhje të realizohet dhe vajti tek e motra të cilës i tha:”E lumja ti! Prijësi i besimtarëve, Umer ibnul Hattabi ka kërkuar dorën tënde.”
Ummu Kulthumi iu përgjigj:”E çfarë të bëj tek Umeri! Ai jeton në kushte të vështira, është shumë xheloz dhe mendja i rrin vetëm tek popullata. Ndërkohë që unë jam e re dhe kam nevojë për dikë që të më mbulojë me dashuri dhe njëkohësisht të adhurojë Zotin.”
Aisheja u ndje keq nga ky refuzim i motrës së saj dhe nuk dinte si t’ia thotë Umerit. Kështu, ajo thirri Amr ibnul Asin dhe i kërkoi atij që t’ia transmetojë refuzimin e Ummu Kulthumit.
Amr ibnul Asi vajti tek Umeri dhe i tha:”O Prijës i besimtarëve, përse nuk martohesh?!”
Umeri ia ktheu:”Po, së shpejti në dashtë Zoti.”
Amr e pyeti:”E kush është ajo?”
Umeri iu përgjigj:”ثshtë Ummu Kulthumi, vajza e Ebu Bekrit.”
Amr i tha:”Përse ngatërrohesh me këtë vajzë të njomë?! Nuk kanë kaluar veçse disa muaj nga vdekja e të atit dhe vajtimet për të atin do i dëgjosh natë e ditë.”
Umeri e pa me vëmendje dhe e pyeti:”Mos të ka thënë gjë Aisheja?!”
Amr i tha:”Po.”
“Atëherë lëre fare këtë punë!” iu përgjigj Umeri.
Ummu Kulthum, u martua me Talha ibnu Ubejdullah. Ai ishte një nga shokët e Profetit a.s, ishte i pasur, tregtar i shquar dhe një nga dhjetë të përgëzuarit me xhenet.
Siç shihet dhe nga kjo histori, ti o vëlla dhe o motër mund t’a zgjidhni bashkëshortin\en edhe të hijshëm, të pasur, të fisshëm... por pasi të ketë plotësuar kriterin më kryesor, fenë dhe përkushtimin.
Sot ka shumë të rinj që thonë:”Do të martohem me filanen pasi është e bukur, elegante... dhe pasi të martohem do e bind që të përkushtohet në fe.”
Ka edhe vajza të cilat kanë simpati për një djalë dhe pranojnë të martohen me të me synimin se pas martese do të ndryshojë dhe do të përkushtohet në fe.
Në fakt, një i ri ose e re që mendon në këtë mënyrë, nuk e dëshiron që bashkëshorti të jetë fetar.
Problemi qëndron në faktin se mjetet e informacionit dhe mediat e kanë shpërfytyruar imazhin e një vajze dhe të një djali të përkushtuar në fe. Një vajzë apo djalë i përkushtuar në fe, sipas tyre, është një i\e mbyllur në vetvete, i\e paarsimuar, jo e \ i pashëm etj... Në fakt, një koncept i tillë është i gabuar. Sidomos në kohët e fundit, ne shohin që shumë të rinj rrjedhin nga familje të një rangu të lartë në shoqëri, të kulturuar, intelektualë, të hijshëm, të hapur, sportistë... E njëjta gjë ndodh dhe me vajzat, të përkushtuara në fe, të hijshme, të suksesshme në mësime dhe në punë...
Ti o motër je dëshmitare me atë që po ndodh sot me shumë familje dhe çifte, të cilët i japin fund jetës së tyre bashkëshortore me shumë dhimbje, poshtërime, fyerje, sharje, dhunë... Nëse do të martohesh me një të përkushtuar në fe, ai do të të nderojë nëse të don, dhe nuk do të sillet padrejtësisht nëse nuk të don.
Nëse ti o vëlla je i lidhur me një vajzë dhe ti o motër je e lidhur me një djalë që të pëlqen, por që nuk është i përkushtuar, si duhet të veprosh? Mos duhet t’a refuzosh, apo të martohesh me qëllimin se pas martese do të përkushtohet? Në një rast të tillë, unë u këshilloj që të shihni nëse ky person e ka gatishmërinë e duhur për t’u përkushtuar në fe, gjë e cila dallohet nëse ai ose ajo ndërmarrin hapa praktikë në rrugën e përkushtimit. Nëse nuk ndërmerr hapa praktikë drejt përkushtimit, mos u mashtro nga lotët që mund t’i rrjedhin, nga gjendja shpirtërore etj... Vetëm veprat e tregojnë nëse është i gatshëm të përkushtohet ose jo.
Ti o vëlla dhe o motër duhet të caktosh nivelin më të ulët të përkushtimit në fe të atij që të ka propozuar për martesë. Dhe më e pakëta është që të mos pranosh për bashkëshort dikë që nuk falet. Mos pranosh për bashkëshort dikë që vepron gjynahe të rënda.
Gjithmonë kriteret e bashkëshortes apo të bashkëshortit për femrat, i lidhni me synimet dhe objektivat që i keni vënë vetes në këtë jetë. Nëse ke si synim të forcosh dhe përhapësh fenë e Zotit, kërko një shok jete që do të të ndihmojë. Nëse kërkon që nga barku yt të lindin muslimanë që do të jenë si Salahudin Ejubij, zgjidh për bashkëshort një të përkushtuar në fe.
Dikush mund të thotë me të drejtë:”Unë e pranova si bashkëshort\e, pasi e pashë të falej në xhami. Por me t’u martuar sjelljet dhe moralet e tij nuk ishin të mira.”
Kriterin e përkushtimit në fe, për të cilin folëm deri tani, ne kemi qëllim përkushtimin e vërtetë në fe dhe jo atë fallco. Kemi synim atë lloj përkushtimi që pasqyrohet tek sjellja, moralet dhe edukata me njerëzit. Kështu, nëse ti kërkon një të përkushtuar në fe, përveç hyrje-daljes nga xhamia, përveç hixhabit, përveç namazit... interesohu dhe për sjelljet dhe moralin e tij në shoqëri.
Një herë, Umer ibnul Hattabi pyeti një nga muslimanët për dikë nëse e njihte. Muslimani iu përgjigj:”Po e njoh dhe është njeri i mirë.”
Umeri, duke dyshuar e pyeti:”A ke udhëtuar me të?”
Muslimani:”Jo, nuk kam udhëtuar.”
Umeri:”A e ke provuar si reagon ndaj dinarit dhe derhemit?”
Muslimani:”Jo.”
Umeri:”A ke ndonjë miqësi dhe afërsi me të?”
Muslimani:”Jo.”
Atëjerë, Umeri i tha duke tundur kokën:”Ti nuk e njihke atë.”

Dallimet shoqërore
Kështu, kriteri i parë në përzgjedhjen e bashkëshortit, është përkushtimi në fe.
Kriteri i dytë, është barazia shoqërore. Me këtë kriter përballen si fetarët dhe jofetarët. Shumë nga fetarët mendojnë që e rëndësishme është që bashkëshortja e tyre të jetë e përkushtuar në fe, kurse barazia ose dallimet shoqërore nuk kanë rëndësi. Ata mendojnë se islami ka vënë barazi mes të gjithë njerëzve dhe diferencat kulturore, shoqërore, fisnore etj... nuk kanë më asnjë vlerë.
Kurse të tjerët mendojnë se është pikërisht barazia shoqërore, kulturore dhe fisnore ajo që ka rëndësi në një lidhje. Kurse përkushtimi në fe është diçka që ka të bëjë me shijen dhe hobin e secilit nga bashkëshortët.
Në fakt, të dy këto koncepte janë të gabuar. Të pretendosh se dallimet kulturore dhe shoqërore nuk kanë rëndësi në një lidhje martesore është e gabuar. Si mund të jenë njëlloj një vajzë që ka kryer universitetin me një djalë me tetëvjeçare? Si mund të jenë të barabartë një djalë që vjen nga shtresa më e ulët dhe e rëndomtë e shoqërisë, me një vajzë që i përket rangut më të lartë në shoqëri?!
Shumica e dijetarëve muslimanë mendojnë se barazia shoqërore dhe kulturore është një garanci për suksesin e një lidhjeje martesore.
Madje, për këtë kriter kemi dhe një ndodhi gjatë jetës së profetit Muhamed a.s. Zejneb bindtu Xhahsh, e cila rridhte nga një familje e fisshme, nga paria e Kurejshëve, ishte martuar me Zejd ibnu Harithe, i cili kishte qenë rob dhe kishte fituar lirinë. Të dy ishin bashkëkohës të Profetit a.s dhe besimin e kishin tepër të fortë. Zejdi pas pak kohësh do të vdesë si shehid, kurse Zejneb do të martohet me vetë të dërguarin e Zotit. Kështu, diferencat shoqërore çuan në prishjen e kësaj martese. Ajo u divorcua nga Zejdi dhe më pas u martua me Profetin a.s.
Umer ibnul Hattabi thotë:”Për vajzat që rrjedhin nga një rang i lartë shoqëror, nuk ka burra më të përshtatshëm për martesë se ata që rrjedhin nga i njëjti rang.”
Ai përmend gratë në veçanti, pasi për gruan është shumë e vështirë dhe e papranueshme që i shoqi të jetë nga një nivel shoqëror më i ulët se i saji.
Kjo nuk do të thotë që niveli shoqëror të jetë ekuivalent 100 %, por të jetë i përafërt. Nëse dallimet shoqërore janë shumë të vogla, besoj se kjo nuk ndikon negativisht në martesë.
Abdullah ibnu Umer thotë:”Beduinët le të martohen mes tyre, skllevërit le të martohen mes tyre, të gjithë të martohen me ekuivalentët e tyre.”
Nëse niveli kulturor dhe shoqëror janë të barabartë ose të përafërt, pasuria nuk përbën problem. E rëndësishme që niveli shoëror dhe kulturor të jenë të përafërt. Nuk prish punë nëse njëri nga bashkëshortët është i pasur dhe tjetri i varfër.

Diferenca e moshës
Një kriter tjetër i rëndësishëm, i cil shpesh herë bëhet objekt debatesh, konfliktesh dhe polemikash mes familjeve, është dhe mosha. Sot jemi dëshmitarë të lidhjeve martesore ku në shumicën e rasteve është bashkëshorti më i madh në moshë, por ka dhe raste të tilla ku bashkëshortja është më e madhe se i shoqi.
Vetë i dërguari i Zotit a.s u martua me Hadixhen e cila ishte pesëmbëdhjetë vjeç më e madhe. Profeti a.s ishte njëzet e pesë vjeç, ndërkohë që Hadixheja ishte dyzet vjeçe. Por kjo martesë ka të bëjë me një fakt dhe faktor shumë të rëndësishëm, nivelin e pjekurisë së burrit. Psikologët dhe shkencëtarët pohojnë se zhvillimi fizik dhe mendor i femrës deri në moshën njëzet e dy vjeçare, është më i lartë se ai i mashkullit.
Kështu, martesa me një femër më të madhe në moshë, mund të bëhet me dy kushte:
1 – Bashkëshortja të jetë e pjekur dhe e arsyeshme. Ajo nuk duhet të ndihet më e privilegjuar se i shoqi dhe të kërkojë t’i besohet asaj administrimi dhe vendim marrja, nëse është më e madhe në moshë.
2 – Në të njëjtën kohë, edhe burri duhet të ketë pjekurinë e duhur dhe të mos ndihet në një nivel më të ulët se e shoqja.
Psikologët dhe sociologët pohojnë se diferenca e moshës mes çiftit është e pranueshme deri në dhjetë vjeç, më lart jo. Për këtë, kur Fatimen e kërkoi Ebu Bekri dhe më pas Umeri, Profeti a.s i refuzoi, pasi diferenca e moshës ishte shumë e madhe. Ai pranoi Aliun, i cili ishte vetëm pesë vjet më i madh se Fatimeja.
Kohët e fundit mes shoqërive tona ka filluar të përhapet një fenomen i çufitshëm, ku shumë femra edhe pse të reja pranojnë dhe martohen me burra me një diferencë në moshë shumë të madhe. Edhe pse nuk më vjen mirë që e pohoj, por shkaku i kësaj është se të rinjtë e sotëm nuk janë të gatshëm të mbajnë përgjegjësitë që lindin nga lidhjet martesore. Këta të rinj, edhe pse duan të martohen, nuk e kanë gatishmërinë të marrin ndonjë përgjegjësi familjare. ثshtë gruaja ajo që punon jashtë shtëpie dhe brenda saj. ثshtë ajo që gatuan, ajo që lan dhe pastron fëmijët, është ajo që blen ushqimet, është ajo që kryen vizitat e duhura, ajo që dërgon fëmijët tek doktori etj... Ndërkohë që ai, nëse punon, ditën është në punë, kurse pasdite deri natën vonë qëndron me shokët në kafe. Fëmijëve nuk u kushton asnjë përkujdesje.
Duke parë çifte të tillë, shumë vajza kanë filluar të preferojnë bashkëshortë më të shtyrë në moshë, por që janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm.
Një diferencë të tillë moshe unë nuk ia këshilloj asnjë vajze dhe femre që dëshiron të martohet, pasi përveç diferencës së moshës, ata kanë dhe diferenca dhe raporte të ndryshme në mentalitet dhe mendësi.

Faza e kërkimit të shokut të jetës.
ثshtë fakt që shumë të rinj dhe të reja, pasi kanë përcaktuar cilësitë dhe kriteret e duhura në përzgjedhjen e shokut të jetës, befasohen me faktin që nuk gjejnë dot një person të tillë.
Kjo ndodh më së shumti me vajzat. Shumë prej tyre i kanë kaluar të tridhjetat dhe askush nuk ka trokitur në derën e tyre, ose ata që u kanë kërkuar dorën kanë qenë të papërshtatshëm.
Mendoj se kjo ndodh më së shumti për tre shkaqe:
1 – Kërkesat e shumta të familjarëve të vajzës, gjë e cila padyshim ndikon në ekonominë e dobët të djalit.
2 – Të rinj që nuk janë të gatshëm të mbajnë përgjegjësi familjare, gjë e cila i detyron vajzat të refuzojnë.
3 – Rastet e kontaktit dhe të njohjes nuk janë në nivelin e duhur. Shumë vajza sot janë detyruar të punojnë në kompani dhe institucione të ndryshme, jo për nevoja, por thjesht për t’u prezantuar dhe për të gjetur një person për t’u martuar. Shumë të tjera shohin internetin si zgjidhje për të gjetur dikë të përshtatshëm. Të tjera pranojnë të shoqërohen me të rinjtë, me shpresën se ndonjëri do pranojë të martohet me të.
Pyetja që lind është:”Si ia bënin të parët tanë, që rastet për t’u martuar ishin të shumta dhe shumë të lehta?”
Një problem i tillë nuk ekzistonte tek brezat e mëparshme, edhe pse universitete për t’u njohur nuk kishte, as kompani të mëdha ku të punësoheshin dhe gratë nuk kishte. Atëherë si martoheshin?
Tek brezat e mëparshëm ekzistonte një faktor shumë i rëndësishëm, i cili i ndihmonte të rinjtë dhe familjet e tyre në përzgjedhjen e duhur të shokut të jetës. Lidhjet familjare tek brezat e mëparshëm kanë qenë shumë të forta. Familja ishte shumë e lidhur me të gjithë të afërmit, farefisin dhe komshinjtë. Ajo që ndodh sot me familjet, ku nëna kërkon të qëndrojë vetëm me shoqet, babai me shokët dhe fëmijët me shoqërinë e tyre, nuk ekzistonte. Sot secili kërkon të jetojë jetën e tij private, pa u përzierë qoftë dhe me njerëzit më të afërt.
Rrjeti i lidhjeve ndërnjerëzore asokohe ka qenë shumë i fortë. Të gjithë e njihnin mirë njëri-tjetrin. Komshinjtë kishin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Ndërkohë që sot komshinjtë nuk e dinë kush dhe nga është komshiu i tij përballë.
Vallë ku është familja e cila i ruante lidhjet me të afërmit? Ku është ai baba dhe nënë që i merrnin fëmijët dhe së bashku vizitonin të afërmit? Ku janë komshinjtë dhe detyrimet ndaj tyre?
Veç lidhjeve familjare, asokohe edhe xhamia ishte një institucion që krijonte lidhje të reja, por këtë herë vëllazërore. Si burrat ashtu dhe gratë shkonin në xhami, ku njiheshin me frekuentuesit e xhamisë. Duke u falur për vite të tëra në të njëjtën xhami, padyshim që do të krijoheshin lidhje të reja dhe prezantimi me njëri-tjetrin do të ishte më i detajuar. Vizitat mes familjeve, komshinjve dhe farefisit ishin të shumta, gjë e cila i forconte lidhjet por dhe krijonte mundësi prezantimi mes atyre që kërkonin të martohen.
Kështu, vajzat kishin raste të shumta për t’u martuar, raste të cilat sot nuk ekzistojnë për fat të keq.
Le të përpiqemi t’i kthejmë këto lidhje mes familjeve dhe farefisit.
Asokohe vajza nuk kishte nevojë dhe as nuk përfytyrohej që të kërkojë burrë, pasi ishin këta të fundit që e kërkonin. Ajo ishte e nderuar dhe e respektuar. Edhe atëherë ajo mund të punonte, por për një objektiv dhe qëllim të lartë, jo thjesht për të gjetur burrë.
Ne i injoruam këto lidhje dhe u dhamë pas perëndimit, i cili është ndërtuar mbi individualizmin. Kështu, vajzat dhe motrat tona detyrohen të punësohen dhe të përdorin faqet e shumta të internetit, për t’u martuar me dikë. Këto faqe të posaçme për të krijuar lidhje, kanë një grup pune i cili studion rastet e paraqitura dhe bën lidhjet që i sheh si të përshtatshme. Tashmë janë njerëz që ti as nuk i njeh, ata që marrin në dorë çështjen e martesës tënde o motër dhe jo babai. Madje ka akoma më keq. Sot shohim që shumë vajza dërgojnë mesazhe në televizione të caktuara, ku përshkruajnë veten dhe presin orferta nga burra të ndryshëm.
A ka fyerje më të madhe se kaq për një femër? Kush tjetër e ka nderuar femrën, ashtu siç e ka nderuar dhe lartësuar islami?
Islami të vlerëson dhe të nderon o motër, mos prano të shitesh për lirë. Ti e merriton që të jesh e kërkuar dhe jo të kërkosh.
Le të përpiqemi të gjithë, secili sipas mundësive të veta, që rolin e familjes t’a kthejmë sërish në shoqëritë tona muslimane. Le të përpiqemi që nderin dhe dinjitetin e gruas t’a ruajmë, ashtu siç e ka ruajtur dhe vlerësuar islami. Kjo është shpresa e vetme, që dashuria, respekti dhe harmonia të kthehen sërish në familjet tona.

Përktheu: Elmas Fida
 
Titulli: Cilesit e shokut te jetes.

Nese nje i ri do martohet me nje shok?
Nuk i bie qe ky i ri te jete homoseksual?
Dhe nese ky i ri eshte homoseksual nuk i bie qe feja islame ta vari ne nje shesh dhe ti gjuaj me gure?
Pra dhe nese kjo nuk ndodh i bie te jemi prane rrenimit te fese islamike?
 
i dashur shok... te sugjeroj te lexosh kimine looool
padyshim qe do te bazohemi mbi kuran per te zgjidh e per te lidh shokun e jetes.

Gjithsesi per mua ka rendesi vetem 1 aspekt -LLOGJIKA, te tjerat spin uje, po kishte kete ka gjithcka, personalisht kete kam mar per baze ne zgjedhjen time.
 
Titulli: Cilesit e shokut te jetes.

Nese nje i ri do martohet me nje shok?
Nuk i bie qe ky i ri te jete homoseksual?
Dhe nese ky i ri eshte homoseksual nuk i bie qe feja islame ta vari ne nje shesh dhe ti gjuaj me gure?
Pra dhe nese kjo nuk ndodh i bie te jemi prane rrenimit te fese islamike?

Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje( mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit)”. Kur’an,Dharijat (51:49) pytja ime eshte per ty , a ka nga krijesat tjera ,qe e bjene ate pune si njeri me mende.Dhe nga shenjat (e madhështisë së) Tij është për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji i juaj palën (gratë) ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (30: 31). tu kisha lute vella e ke gabu me qellim a po pa qellim fjalen shoke edhe ne ket citat e ke pergjigjen me te mire.
 
Titulli: Cilesit e shokut te jetes.

Roli i familjes në Islam
Shkruar nga --
Wednesday. 29 November 2006

Familja, e cila është epiqendra e shoqërisë, sot, në shumë vende të botës, po shkatërrohet.
Në Islam, jeta familjare është e bazuar në sakrifica, besnikëri dhe bindje. Sistemi i familjes islame i vendos të drejtat e burrit, gruas, fëmijëve dhe të të afërmve në një ekuilibër të përsosur. Ai ushqen tek individi bujarinë, dashurinë dhe sjelljet joegoiste në kuadrin e një familjeje të organizuar mirë. Qetësia dhe siguria e ofruar nga një familje e stabilizuar ka vlerë të jashtëzakonshme dhe është thelbësore për anëtarët e saj. Pa ekzistencën dhe përkrahjen e një familjeje të shëndoshë nuk mund të realizohet kurrë harmonia në një shoqëri.
Familja është sistemi më i vjetër shoqëror, të cilin e ka njohur njerëzimi, sepse ajo arrin deri tek familja e parë e Ademit, alejhi selam, për të cilën deshi Zoti që ajo të ishte bërthamë e tërë shoqërisë njerëzore. Kur’ani tregon për ambientin e qetësisë, prehjes shpirtërore, të mëshirës dhe të dashurisë, të cilën e formon sistemi familjar dhe ai e bën këtë sistem një argument prej argumenteve të urtësisë, të fuqisë dhe të madhështisë së Allahut xhele shanuhu.:
“Dhe nga shenjat (e madhështisë së) Tij është për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji i juaj palën (gratë) ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (30: 31).
Në familje ne lindim, jetojmë dhe vdesim. Prej familjeve të lumtura burojnë rrezet e lumturisë në mbarë shoqërinë njerëzore, kurse fatëkeqësinë e familjeve jo të lumtura e përjetojnë tërë bashkësia. Prej familjes pra, fillojnë themelet e shëndosha ose jo të shëndosha të shoqërisë njerëzore.
Jeta bashkëshortore është themel i familjes, kurse familja themel i bashkësisë njerëzore. Dashuria dhe harmonia në martesë dhe në familje ku çdo anëtar i familjes i përmbush detyrat e tij familjare, është kënaqësi e vërtetë dhe “XHENETI I KثSAJ BOTE”, në të cilën fitohet Xheneti i vërtetë i Ahiretit.
Joharmonia në familje rrjedh nga mungesa e vetëdijes për detyrimet dhe përgjegjësitë ndaj familjes. Shkalla e ulët e edukatës morale, alkooli dhe jobesnikëria bashkëshortore, janë shkaktarët më të shpeshtë për shuarjen e vetëdijes familjare dhe në këto familje shikojmë “XHEHENEMIN E VثRTETث Tث KثSAJ BOTE” , në vuajtjet e të cilit fitohet Xhehenemi i vërtetë i Ahiretit.Jeta bashkëshortore, sipas Islamit, duhet të vendoset në themele të shëndosha, të përforcuara me dashuri e mirëkuptim të bashkëshortëve që shkon në interes të përbashkët edhe të pasardhësve dhe ardhmërisë së tyre të lumtur.
Respektimi i përbashkët i vlerave të martesës dhe besnikëria në mes bashkëshortëve janë elementet kryesore që e fuqizojnë paqen dhe harmoninë në jetën bashkëshortore.Bashkëshorti është përgjegjës për familjen e tij. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Më i miri (më i dobishmi) prej jush është ai, që është më i miri për gruan (familjen e tij), e unë jam më i miri prej jush për familjen time”.
Ngase, në vullnetin e mirë, në fjalë të bukura dhe në veprime të njerëzishme askush nuk ka më shumë të drejtë se bashkëshortja e ndershme. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kjo botë është kënaqësi dhe kënaqësia më e mirë e saj është gruaja e mirë. Kur e shikon atë, e gëzon, kur e urdhëron e dëgjon dhe, nëse nuk është i pranishëm, ia ruan nderin dhe pasurinë ”. Sepse, bashkëshortja e tillë e çmon bashkëshortin e vet, e çmon punën, mundin dhe kujdesin e tij për familje. Ajo kujdeset për shtëpinë dhe i edukon fëmijët.”
Gjithashtu Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Sjellja pa përgjegjësi ndaj shtëpisë dhe fëmijëve, është mëkat i madh për gruan”, sepse, siç e dimë kjo është detyrë kryesore e saj. Dihet se fëmija ka nevojë të domosdoshme për dashurinë prindërore; ajo e rrit, e frymëzon dhe i jep vullnet atij.Ajshja, radijallahu anhu, tregon se një rast e ka pyetur Muhamedin, alejhi selam.: ‘Ndaj kujt ka më së shumti detyrime bashkëshortja?’ Ai tha: “Ndaj bashkëshortit”. Pastaj, prapë e pyeta: ‘Ndaj kujt ka më së shumti detyrime bashkëshorti?’ Ai më tha: “Ndaj nënës së tij”.
Këtë hadith të Muhamedit, alejhi selam, mund ta kuptojmë në këtë mënyrë: pasi bashkëshorti angazhohet shumë për sigurimin e bazës materiale të familjes, gruaja detyrohet për kujdesin ndaj tij, ndërsa, nëna, pasi lind fëmijë dhe përjeton vuajtje të mëdha rreth edukimit të tyre, bijtë detyrohen për kujdesin ndaj saj. Andaj, sipas mundit e kontributit pasojnë edhe meritat.
Hadithi i Muhamedit, alejhi selam, vlen edhe në familjen tonë bashkëkohore-moderne, ku bashkëshortja ndihmon shumë me punën e saj në sigurimin e bazës materiale.
Me qëllim që të mos ketë anarki dhe çrregullim në udhëheqjen e çështjeve të familjes, Islami udhëheqjen ia caktoi burrit. Allahu i Madhëruar thotë: "Burrat janë mbrojtësit dhe mbajtësit e grave, sepse Allahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën, e edhe sepse ata shpenzojnë (për t’i mbajtur ato) nga mjetet e tyre të jetesës. Kështu, gratë e drejta janë të bindura me çiltërsi (ndaj Allahut dhe ndaj burrave të tyre) dhe në mungesë të bashkëshortëve të tyre, ruajnë çfarë Allahu i ka urdhëruar ato të ruajnë (dëlirësinë, ndershmërinë dhe pasurinë e bashkëshortëve të tyre)." (En-Nisa: 34)
Udhëheqja e këtij institucioni dhe mbrojtja e tij i është ngarkuar burrit, pasi ai është më i fortë që të ballafaqohet me vështirësi të ndryshme, me peripecitë e punëve të ndryshme gjatë kërkimit të rrizkut në tokë dhe sepse burri ka një përvojë më të madhe në njohjen e gjendjes së njerëzve dhe të jetës për shkak të natyrës së krijimit të tij dhe rolit të tij në shoqëri. Kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohet si sundim apo nënshtrim, por do të thotë sistematizim e radhitje e përgjegjësive.
Familja është shkolla e parë për edukimin e fëmijëve. Familja e shëndoshë në shpirtin e fëmijës kultivon ndjenjën e dashurisë, respektit, bashkëpunimit, vullnetin e mirë për të tjerët, punën për të mirën e përgjithshme, si dhe sakrificën për hir të parimeve të larta.
Hulumtimet e shumta shkencore vërtetojnë se shumica e atyre që kanë devijuar dhe janë zhytur në rrugën e kriminalitetit, janë ata, që nuk kanë pasur rastin të shijojnë ngrohtësinë familjare, si dhe nuk kanë pasur rast të edukohen me vlerat dhe ndjenjat e jetës së familjes së shëndoshë.
Islami e ndaloi imoralitetin dhe ndërrmori masa të ashpra për ndalimin e tij sepse imoraliteti është sulm i hapur ndaj sistemit të familjes dhe shenjtërisë së saj. Prandaj, martesa është e vetmja mënyrë për kënaqjen e instinkteve seksuale. Kështu, Islami hapi dyert për formimin e familjeve duke iu përgjigjur natyrës së njeriut me të cilën Allahu i krijoi njerëzit. Kur’ani shpjegon se martesa ishte traditë e pejgamberëve:
“Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kishin gra e fëmijë…” (13: 38).

Islami e sendërtoi strukturën familjare mbi baza të shëndosha, me qëllim të suksesit dhe vazhdimësisë së saj. Ato janë:

1. Besimi. Me anën e besimit dhe Sheriatit, secili nga bashkëshortët i din të drejtat dhe obligimet e veta dhe ata kanë para vetes një program të qartë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

2. Pëlqimi. Pëlqimi i dyanshëm është baza e dytë për formimin e familjes. Martesa duhet të jetë e sendërtuar me pëlqimin dhe pajtimin e të dy palëve, sepse vetëm një martesë e tillë do të jetë e sukseshme.

3. Përgjegjësia e përbashkët. Martesa obligon përgjegjësi të caktuara, të cilat i përkufizon Sheriati.
Islami ndalon rreptësisht çdo përpjekje të jashtme për prishjen e marrëdhënieve midis bashkëshortëve. Për këtë, Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Nuk është prej nesh ai, që e largon një grua prej burrit të saj”.

Përgatiti: Fexhrie Kaçiu
 
Pe: Cilesit e shokut te jetes.

Cilesit e sh
Cilsest e shokut të jetës 1

Këtë temë e shohim me rëndësi sidomos për të rinjtë dhe të rejat që kanë ndërmend të martohen së shpejti. Ashtu siç është e rëndësishme për prindërit, të cilët kanë fëmijë për të martuar.
Zgjedhja e shokut të jetës kalon në katër faza:
1 – Përcaktimi i cilësive dhe karakterit të shokut të jetës.
2 – Si do e kërkosh shokun e jetës?
3 – Këshillimi, mbledhja e informacionit dhe falja e istihares.
4 – Pëlqimi i familjes.

Siç e shohim dhe më lart, faza e parë është caktimi i cilësive dhe karakterit të vajzës apo djalit. Cilat janë ato kritere që kërkon tek bashkëshortja jote e ardhshme? Si e dëshiron bashkëshorten tënde? Po ti o motër, si e dëshiron bashkëshortin tënd?
Kur Zoti krijoi njeriun mbi tokë, i caktoi një mision të rëndësishëm, adhurimin e Tij dhe jetesën sipas urdhërave dhe dispozitave hyjnore. Ai i krijoi njerëzit me qëllim që jetën në tokë, t’a ndërtojnë sipas sistemit hyjnor.
Thotë Zoti në Kuran:”Kujto kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në tokë” (Bekare 30)
E veçanta qëndron në atë që familja ishte institucioni i parë të cilit iu ngarkua ky mision, ai i zbatimit të ligjeve të Zotit mbi tokë. Ky mision dhe obligim kaq i rëndësishëm dhe madhështor, iu ngarkua një burri dhe gruaje të martuar, Ademit dhe Havasë. Obligimi i parë nga Zoti, ishte për këtë familje. Gjithashtu, sihariqi dhe përgëzimi i parë me xhenet, ishte për këtë familje. “Bano ti dhe gruaja jote në xhenet..”
Zoti nuk e kishte të pamundur që mbi tokë të krijonte njëherazi një fis, qytet apo shtet të tërë. Me faktin që Zoti fillimisht krijoi një familje, burrë dhe grua mbi tokë, sikur na thotë që kriteri kryesor për zbatimin e ligjeve të Zotit mbi tokë, është familja.
Thotë Zoti në Kuran:”O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.” (Huxhurat 13)
Ky ajet vërteton atë që thamë më lart, që familja është zanafilla e përmbushjes së misionit të njeriut mbi tokë.
I gjithë njerëzimi është krijuar me qëllim që në tokë të zbatohen dhe respektohen ligjet e Zotit dhe është familja bërthama dhe katalizatori kryesor me anë të cilës do të arrihet kjo.
Kurdo që të martoheni o motër dhe o vëlla, kijeni parasysh këtë fakt. Me anë të kësaj lidhjeje të shenjtë, ju do të kontriboni në zbatimin e ligjeve të Zotit mbi tokë.
Mbyllja e ajetit të mësipërm është:” Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.”
Duke krijuar familje dhe plotësuar misionin e ngarkuar, ti o vëlla dhe o motër e shtoni devotshmërinë ndaj Zotit të madhëruar.
Mos u marto o vëlla dhe o motër thjesht se të gjithë martohen. Mos u marto vetëm për të thënë që je i martuar, por martohu me synimin e përmbushjes së misionit që je ngarkuar.

Kriteret e të rinjve për shokun\shoqen e jetës.
Të rinjtë dhe të rejat kanë kritere të ndryshme, përsa i përket shokut dhe shoqes së jetës. Disa prej tyre nuk e dinë se si e duan, thjesht thonë që dua të jetë e mirë. Ka disa prej tyre që shoqen e jetës e duan të ndjekë modën, të jetë elegante, e shoqërueshme dhe e hapur, fjalë ëmbël, shumë e bukur etj...
Kurse kriteret e të rejave, janë të tilla si jonevrik, të veshur mirë, i hijshëm, i kulturuar, ambicioz, të më dojë dhe të më mbajë pranë, të jetë i pasur, të ketë makinë të mirë, të mos jetë koprac etj...
Prej të rinjve ka dhe fetarë të cilët si kriterin më kryesor kanë fenë dhe përkushtimin në fe. Pas këtij kriteri, shumë prej tyre kërkojnë dhe bukurinë e saj.
Nga të rinjtë fetarë, ka të tillë që kriterin e parë dhe të fundit kanë përkushtimin e vajzës në fe. Ata pohojnë se asgjë tjetër nuk ka rëndësi, pas këtij kriteri.

Kriteret që ka caktuar i dërguari i Zotit.
I dërguari i Zotit a.s, thotë mbi kriteret në bazë të të cilave bëhet një lidhje martesore
Këto janë katër kriteret më të përhapura mes njerëzve, në përzgjedhjen e shoqes së jetës. Këto kritere janë bukuria e vajzës, pasuria e saj, farefisi (familja) dhe përkushtimi i saj fetar.
Kështu, ka njerëz që kriterin kryesor në përzgjedhjen e bashkëshortes kanë bukurinë e saj. Asgjë tjetër përveç bukurisë nuk i hyn në sy. Ka të tjerë që bashkëshorten e duan të pasur dhe të një rangu të lartë, të tjerat nuk kanë rëndësi. Dikush tjetër e kërkon të rrjedhë nga një fis i dëgjuar dhe me famë. Kurse ka të tjerë që duan që ajo të jetë e përkushtuar dhe e lidhur me Zotin.
Pasi i përmend kriteret më të përhapura, Profeti a.s thotë:”
Nëse nuk kërkon dhe merr atë vajzë që është e përkushtuar në fe, dije se nuk ke fituar por ke humbur. Mbushja e duarve me dhe, është simbol i humbjes. Nëse ti o vëlla nuk e zgjedh bashkëshorten të përkushtuar në fe, dije se ke humbur. Nëse ti o motër nuk e zgjedh bashkëshortin të përkushtuar në fe, dije se ke humbur.
Hadithi i mësipërm nuk është hadithi i vetëm që flet mbi kriteret e përzgjedhjes së bashkëshortes. Hadithet që flasin mbi këtë çështje janë të shumtë. Thotë Profeti a.s në një nga këto hadithe
Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër..” (Bekare 201)
Dijetarët thonë se të mirat e botës tjetër janë në xhenet. Kurse mbi të mirat e kësaj bote, thonë se për burrin është gruaja e ndershme dhe për gruan burri i ndershëm.
Thotë Profeti a.s në lidhje me kriterin e përzgjedhjes së bashkëshortit për gratë:”Nëse dorën e vajzës tuaj e kërkon një fetar dhe njeri i besueshëm, atëherë pranojeni këtë lidhje. Në të kundërt do të ndodhë fitne në tokë dhe degjenerim i madh.”
Të zgjedhësh një vajzë të përkushtuar në fe, nuk është vetëm një porosi dhe këshillë profetike, por edhe nga vetë përvoja e jetës, është vërtetuar se ajo që të fal më shumë lumturi dhe qetësi shpirtërore, është një grua e përkushtuar në fe dhe e ndershme. E njëjta gjë vlen dhe për femrën në përzgjedhjen e bashkëshortit të saj, i cili duhet të jetë i përkushtuar në fe.
Një prind, vajti tek një i ditur dhe e pyeti:”Kujt duhet t’ia jap vajzën time?”
I dituri iu përgjigj:”Jepja një fetari, pasi nëse do e dojë, do e nderojë. Por nëse do e urrejë, nuk do i bëjë padrejtësi.”
Mos prano për bashkëshort dikë që e din që konsumon alkol o motër. Mos e prano dikë që nuk falet, edhe nëse të premton se pasi të martoheni do të falet. Mos prano që fëmijët e tu t’a shohin babanë e tyre duke konsumuar alkol, apo duke mos u falur. اfarë do i thuash Zotit Ditën e Kijametit për këtë zgjedhje të gabuar? اfarë do i thuash për fëmijët e tu që janë edukuar me gotën e rakisë në shtëpi? اfarë do i thuash Zotit kur të të pyesë:”Kë ke zgjedhur si baba të fëmijëve, që t’i edukojë?”
Përzgjedhja e bashkëshortes dhe e bashkëshortit, duhet të ketë kriterin dysheme, që është përkushtimi në fe. Më pak se ky kriter mos prano o vëlla dhe motër!
Edhe pse ne kërkojmë që kriteri kryesor në përzgjedhjen e bashkëshortit apo bashkëshortes të jetë përkushtimi në fe, kjo nuk i hedh poshtë kritere të tillë si bukuria, pasuria, familja dhe farefisi, kultura etj.. Ti o vëlla mund t’a zgjedhësh gruan të bukur, e pasur, të fisshme... por fillimisht të jetë e përkushtuar në fe. E rëndësishme është që kriteri i parë dhe më kryesori të jetë feja, pastaj të vijnë kriteret e tjerë.
Gjatë kohës që Umer ibnul Hattabi ishte Halife i muslimanëve, shprehu dëshirën për t’u martuar me Ummu Kulthumin, vajzën e Ebu Bekrit. Për t’a realizuar këtë lidhje, ai vajti dhe i tregoi Aishes, motrës së Ummu Kulthumit.
Aisheja i premtoi se do të bëjë ç’mos që kjo lidhje të realizohet dhe vajti tek e motra të cilës i tha:”E lumja ti! Prijësi i besimtarëve, Umer ibnul Hattabi ka kërkuar dorën tënde.”
Ummu Kulthumi iu përgjigj:”E çfarë të bëj tek Umeri! Ai jeton në kushte të vështira, është shumë xheloz dhe mendja i rrin vetëm tek popullata. Ndërkohë që unë jam e re dhe kam nevojë për dikë që të më mbulojë me dashuri dhe njëkohësisht të adhurojë Zotin.”
Aisheja u ndje keq nga ky refuzim i motrës së saj dhe nuk dinte si t’ia thotë Umerit. Kështu, ajo thirri Amr ibnul Asin dhe i kërkoi atij që t’ia transmetojë refuzimin e Ummu Kulthumit.
Amr ibnul Asi vajti tek Umeri dhe i tha:”O Prijës i besimtarëve, përse nuk martohesh?!”
Umeri ia ktheu:”Po, së shpejti në dashtë Zoti.”
Amr e pyeti:”E kush është ajo?”
Umeri iu përgjigj:”ثshtë Ummu Kulthumi, vajza e Ebu Bekrit.”
Amr i tha:”Përse ngatërrohesh me këtë vajzë të njomë?! Nuk kanë kaluar veçse disa muaj nga vdekja e të atit dhe vajtimet për të atin do i dëgjosh natë e ditë.”
Umeri e pa me vëmendje dhe e pyeti:”Mos të ka thënë gjë Aisheja?!”
Amr i tha:”Po.”
“Atëherë lëre fare këtë punë!” iu përgjigj Umeri.
Ummu Kulthum, u martua me Talha ibnu Ubejdullah. Ai ishte një nga shokët e Profetit a.s, ishte i pasur, tregtar i shquar dhe një nga dhjetë të përgëzuarit me xhenet.
Siç shihet dhe nga kjo histori, ti o vëlla dhe o motër mund t’a zgjidhni bashkëshortin\en edhe të hijshëm, të pasur, të fisshëm... por pasi të ketë plotësuar kriterin më kryesor, fenë dhe përkushtimin.
Sot ka shumë të rinj që thonë:”Do të martohem me filanen pasi është e bukur, elegante... dhe pasi të martohem do e bind që të përkushtohet në fe.”
Ka edhe vajza të cilat kanë simpati për një djalë dhe pranojnë të martohen me të me synimin se pas martese do të ndryshojë dhe do të përkushtohet në fe.
Në fakt, një i ri ose e re që mendon në këtë mënyrë, nuk e dëshiron që bashkëshorti të jetë fetar.
Problemi qëndron në faktin se mjetet e informacionit dhe mediat e kanë shpërfytyruar imazhin e një vajze dhe të një djali të përkushtuar në fe. Një vajzë apo djalë i përkushtuar në fe, sipas tyre, është një i\e mbyllur në vetvete, i\e paarsimuar, jo e \ i pashëm etj... Në fakt, një koncept i tillë është i gabuar. Sidomos në kohët e fundit, ne shohin që shumë të rinj rrjedhin nga familje të një rangu të lartë në shoqëri, të kulturuar, intelektualë, të hijshëm, të hapur, sportistë... E njëjta gjë ndodh dhe me vajzat, të përkushtuara në fe, të hijshme, të suksesshme në mësime dhe në punë...
Ti o motër je dëshmitare me atë që po ndodh sot me shumë familje dhe çifte, të cilët i japin fund jetës së tyre bashkëshortore me shumë dhimbje, poshtërime, fyerje, sharje, dhunë... Nëse do të martohesh me një të përkushtuar në fe, ai do të të nderojë nëse të don, dhe nuk do të sillet padrejtësisht nëse nuk të don.
Nëse ti o vëlla je i lidhur me një vajzë dhe ti o motër je e lidhur me një djalë që të pëlqen, por që nuk është i përkushtuar, si duhet të veprosh? Mos duhet t’a refuzosh, apo të martohesh me qëllimin se pas martese do të përkushtohet? Në një rast të tillë, unë u këshilloj që të shihni nëse ky person e ka gatishmërinë e duhur për t’u përkushtuar në fe, gjë e cila dallohet nëse ai ose ajo ndërmarrin hapa praktikë në rrugën e përkushtimit. Nëse nuk ndërmerr hapa praktikë drejt përkushtimit, mos u mashtro nga lotët që mund t’i rrjedhin, nga gjendja shpirtërore etj... Vetëm veprat e tregojnë nëse është i gatshëm të përkushtohet ose jo.
Ti o vëlla dhe o motër duhet të caktosh nivelin më të ulët të përkushtimit në fe të atij që të ka propozuar për martesë. Dhe më e pakëta është që të mos pranosh për bashkëshort dikë që nuk falet. Mos pranosh për bashkëshort dikë që vepron gjynahe të rënda.
Gjithmonë kriteret e bashkëshortes apo të bashkëshortit për femrat, i lidhni me synimet dhe objektivat që i keni vënë vetes në këtë jetë. Nëse ke si synim të forcosh dhe përhapësh fenë e Zotit, kërko një shok jete që do të të ndihmojë. Nëse kërkon që nga barku yt të lindin muslimanë që do të jenë si Salahudin Ejubij, zgjidh për bashkëshort një të përkushtuar në fe.
Dikush mund të thotë me të drejtë:”Unë e pranova si bashkëshort\e, pasi e pashë të falej në xhami. Por me t’u martuar sjelljet dhe moralet e tij nuk ishin të mira.”
Kriterin e përkushtimit në fe, për të cilin folëm deri tani, ne kemi qëllim përkushtimin e vërtetë në fe dhe jo atë fallco. Kemi synim atë lloj përkushtimi që pasqyrohet tek sjellja, moralet dhe edukata me njerëzit. Kështu, nëse ti kërkon një të përkushtuar në fe, përveç hyrje-daljes nga xhamia, përveç hixhabit, përveç namazit... interesohu dhe për sjelljet dhe moralin e tij në shoqëri.
Një herë, Umer ibnul Hattabi pyeti një nga muslimanët për dikë nëse e njihte. Muslimani iu përgjigj:”Po e njoh dhe është njeri i mirë.”
Umeri, duke dyshuar e pyeti:”A ke udhëtuar me të?”
Muslimani:”Jo, nuk kam udhëtuar.”
Umeri:”A e ke provuar si reagon ndaj dinarit dhe derhemit?”
Muslimani:”Jo.”
Umeri:”A ke ndonjë miqësi dhe afërsi me të?”
Muslimani:”Jo.”
Atëjerë, Umeri i tha duke tundur kokën:”Ti nuk e njihke atë.”

Dallimet shoqërore
Kështu, kriteri i parë në përzgjedhjen e bashkëshortit, është përkushtimi në fe.
Kriteri i dytë, është barazia shoqërore. Me këtë kriter përballen si fetarët dhe jofetarët. Shumë nga fetarët mendojnë që e rëndësishme është që bashkëshortja e tyre të jetë e përkushtuar në fe, kurse barazia ose dallimet shoqërore nuk kanë rëndësi. Ata mendojnë se islami ka vënë barazi mes të gjithë njerëzve dhe diferencat kulturore, shoqërore, fisnore etj... nuk kanë më asnjë vlerë.
Kurse të tjerët mendojnë se është pikërisht barazia shoqërore, kulturore dhe fisnore ajo që ka rëndësi në një lidhje. Kurse përkushtimi në fe është diçka që ka të bëjë me shijen dhe hobin e secilit nga bashkëshortët.
Në fakt, të dy këto koncepte janë të gabuar. Të pretendosh se dallimet kulturore dhe shoqërore nuk kanë rëndësi në një lidhje martesore është e gabuar. Si mund të jenë njëlloj një vajzë që ka kryer universitetin me një djalë me tetëvjeçare? Si mund të jenë të barabartë një djalë që vjen nga shtresa më e ulët dhe e rëndomtë e shoqërisë, me një vajzë që i përket rangut më të lartë në shoqëri?!
Shumica e dijetarëve muslimanë mendojnë se barazia shoqërore dhe kulturore është një garanci për suksesin e një lidhjeje martesore.
Madje, për këtë kriter kemi dhe një ndodhi gjatë jetës së profetit Muhamed a.s. Zejneb bindtu Xhahsh, e cila rridhte nga një familje e fisshme, nga paria e Kurejshëve, ishte martuar me Zejd ibnu Harithe, i cili kishte qenë rob dhe kishte fituar lirinë. Të dy ishin bashkëkohës të Profetit a.s dhe besimin e kishin tepër të fortë. Zejdi pas pak kohësh do të vdesë si shehid, kurse Zejneb do të martohet me vetë të dërguarin e Zotit. Kështu, diferencat shoqërore çuan në prishjen e kësaj martese. Ajo u divorcua nga Zejdi dhe më pas u martua me Profetin a.s.
Umer ibnul Hattabi thotë:”Për vajzat që rrjedhin nga një rang i lartë shoqëror, nuk ka burra më të përshtatshëm për martesë se ata që rrjedhin nga i njëjti rang.”
Ai përmend gratë në veçanti, pasi për gruan është shumë e vështirë dhe e papranueshme që i shoqi të jetë nga një nivel shoqëror më i ulët se i saji.
Kjo nuk do të thotë që niveli shoqëror të jetë ekuivalent 100 %, por të jetë i përafërt. Nëse dallimet shoqërore janë shumë të vogla, besoj se kjo nuk ndikon negativisht në martesë.
Abdullah ibnu Umer thotë:”Beduinët le të martohen mes tyre, skllevërit le të martohen mes tyre, të gjithë të martohen me ekuivalentët e tyre.”
Nëse niveli kulturor dhe shoqëror janë të barabartë ose të përafërt, pasuria nuk përbën problem. E rëndësishme që niveli shoëror dhe kulturor të jenë të përafërt. Nuk prish punë nëse njëri nga bashkëshortët është i pasur dhe tjetri i varfër.

Diferenca e moshës
Një kriter tjetër i rëndësishëm, i cil shpesh herë bëhet objekt debatesh, konfliktesh dhe polemikash mes familjeve, është dhe mosha. Sot jemi dëshmitarë të lidhjeve martesore ku në shumicën e rasteve është bashkëshorti më i madh në moshë, por ka dhe raste të tilla ku bashkëshortja është më e madhe se i shoqi.
Vetë i dërguari i Zotit a.s u martua me Hadixhen e cila ishte pesëmbëdhjetë vjeç më e madhe. Profeti a.s ishte njëzet e pesë vjeç, ndërkohë që Hadixheja ishte dyzet vjeçe. Por kjo martesë ka të bëjë me një fakt dhe faktor shumë të rëndësishëm, nivelin e pjekurisë së burrit. Psikologët dhe shkencëtarët pohojnë se zhvillimi fizik dhe mendor i femrës deri në moshën njëzet e dy vjeçare, është më i lartë se ai i mashkullit.
Kështu, martesa me një femër më të madhe në moshë, mund të bëhet me dy kushte:
1 – Bashkëshortja të jetë e pjekur dhe e arsyeshme. Ajo nuk duhet të ndihet më e privilegjuar se i shoqi dhe të kërkojë t’i besohet asaj administrimi dhe vendim marrja, nëse është më e madhe në moshë.
2 – Në të njëjtën kohë, edhe burri duhet të ketë pjekurinë e duhur dhe të mos ndihet në një nivel më të ulët se e shoqja.
Psikologët dhe sociologët pohojnë se diferenca e moshës mes çiftit është e pranueshme deri në dhjetë vjeç, më lart jo. Për këtë, kur Fatimen e kërkoi Ebu Bekri dhe më pas Umeri, Profeti a.s i refuzoi, pasi diferenca e moshës ishte shumë e madhe. Ai pranoi Aliun, i cili ishte vetëm pesë vjet më i madh se Fatimeja.
Kohët e fundit mes shoqërive tona ka filluar të përhapet një fenomen i çufitshëm, ku shumë femra edhe pse të reja pranojnë dhe martohen me burra me një diferencë në moshë shumë të madhe. Edhe pse nuk më vjen mirë që e pohoj, por shkaku i kësaj është se të rinjtë e sotëm nuk janë të gatshëm të mbajnë përgjegjësitë që lindin nga lidhjet martesore. Këta të rinj, edhe pse duan të martohen, nuk e kanë gatishmërinë të marrin ndonjë përgjegjësi familjare. ثshtë gruaja ajo që punon jashtë shtëpie dhe brenda saj. ثshtë ajo që gatuan, ajo që lan dhe pastron fëmijët, është ajo që blen ushqimet, është ajo që kryen vizitat e duhura, ajo që dërgon fëmijët tek doktori etj... Ndërkohë që ai, nëse punon, ditën është në punë, kurse pasdite deri natën vonë qëndron me shokët në kafe. Fëmijëve nuk u kushton asnjë përkujdesje.
Duke parë çifte të tillë, shumë vajza kanë filluar të preferojnë bashkëshortë më të shtyrë në moshë, por që janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm.
Një diferencë të tillë moshe unë nuk ia këshilloj asnjë vajze dhe femre që dëshiron të martohet, pasi përveç diferencës së moshës, ata kanë dhe diferenca dhe raporte të ndryshme në mentalitet dhe mendësi.

Faza e kërkimit të shokut të jetës.
ثshtë fakt që shumë të rinj dhe të reja, pasi kanë përcaktuar cilësitë dhe kriteret e duhura në përzgjedhjen e shokut të jetës, befasohen me faktin që nuk gjejnë dot një person të tillë.
Kjo ndodh më së shumti me vajzat. Shumë prej tyre i kanë kaluar të tridhjetat dhe askush nuk ka trokitur në derën e tyre, ose ata që u kanë kërkuar dorën kanë qenë të papërshtatshëm.
Mendoj se kjo ndodh më së shumti për tre shkaqe:
1 – Kërkesat e shumta të familjarëve të vajzës, gjë e cila padyshim ndikon në ekonominë e dobët të djalit.
2 – Të rinj që nuk janë të gatshëm të mbajnë përgjegjësi familjare, gjë e cila i detyron vajzat të refuzojnë.
3 – Rastet e kontaktit dhe të njohjes nuk janë në nivelin e duhur. Shumë vajza sot janë detyruar të punojnë në kompani dhe institucione të ndryshme, jo për nevoja, por thjesht për t’u prezantuar dhe për të gjetur një person për t’u martuar. Shumë të tjera shohin internetin si zgjidhje për të gjetur dikë të përshtatshëm. Të tjera pranojnë të shoqërohen me të rinjtë, me shpresën se ndonjëri do pranojë të martohet me të.
Pyetja që lind është:”Si ia bënin të parët tanë, që rastet për t’u martuar ishin të shumta dhe shumë të lehta?”
Një problem i tillë nuk ekzistonte tek brezat e mëparshme, edhe pse universitete për t’u njohur nuk kishte, as kompani të mëdha ku të punësoheshin dhe gratë nuk kishte. Atëherë si martoheshin?
Tek brezat e mëparshëm ekzistonte një faktor shumë i rëndësishëm, i cili i ndihmonte të rinjtë dhe familjet e tyre në përzgjedhjen e duhur të shokut të jetës. Lidhjet familjare tek brezat e mëparshëm kanë qenë shumë të forta. Familja ishte shumë e lidhur me të gjithë të afërmit, farefisin dhe komshinjtë. Ajo që ndodh sot me familjet, ku nëna kërkon të qëndrojë vetëm me shoqet, babai me shokët dhe fëmijët me shoqërinë e tyre, nuk ekzistonte. Sot secili kërkon të jetojë jetën e tij private, pa u përzierë qoftë dhe me njerëzit më të afërt.
Rrjeti i lidhjeve ndërnjerëzore asokohe ka qenë shumë i fortë. Të gjithë e njihnin mirë njëri-tjetrin. Komshinjtë kishin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Ndërkohë që sot komshinjtë nuk e dinë kush dhe nga është komshiu i tij përballë.
Vallë ku është familja e cila i ruante lidhjet me të afërmit? Ku është ai baba dhe nënë që i merrnin fëmijët dhe së bashku vizitonin të afërmit? Ku janë komshinjtë dhe detyrimet ndaj tyre?
Veç lidhjeve familjare, asokohe edhe xhamia ishte një institucion që krijonte lidhje të reja, por këtë herë vëllazërore. Si burrat ashtu dhe gratë shkonin në xhami, ku njiheshin me frekuentuesit e xhamisë. Duke u falur për vite të tëra në të njëjtën xhami, padyshim që do të krijoheshin lidhje të reja dhe prezantimi me njëri-tjetrin do të ishte më i detajuar. Vizitat mes familjeve, komshinjve dhe farefisit ishin të shumta, gjë e cila i forconte lidhjet por dhe krijonte mundësi prezantimi mes atyre që kërkonin të martohen.
Kështu, vajzat kishin raste të shumta për t’u martuar, raste të cilat sot nuk ekzistojnë për fat të keq.
Le të përpiqemi t’i kthejmë këto lidhje mes familjeve dhe farefisit.
Asokohe vajza nuk kishte nevojë dhe as nuk përfytyrohej që të kërkojë burrë, pasi ishin këta të fundit që e kërkonin. Ajo ishte e nderuar dhe e respektuar. Edhe atëherë ajo mund të punonte, por për një objektiv dhe qëllim të lartë, jo thjesht për të gjetur burrë.
Ne i injoruam këto lidhje dhe u dhamë pas perëndimit, i cili është ndërtuar mbi individualizmin. Kështu, vajzat dhe motrat tona detyrohen të punësohen dhe të përdorin faqet e shumta të internetit, për t’u martuar me dikë. Këto faqe të posaçme për të krijuar lidhje, kanë një grup pune i cili studion rastet e paraqitura dhe bën lidhjet që i sheh si të përshtatshme. Tashmë janë njerëz që ti as nuk i njeh, ata që marrin në dorë çështjen e martesës tënde o motër dhe jo babai. Madje ka akoma më keq. Sot shohim që shumë vajza dërgojnë mesazhe në televizione të caktuara, ku përshkruajnë veten dhe presin orferta nga burra të ndryshëm.
A ka fyerje më të madhe se kaq për një femër? Kush tjetër e ka nderuar femrën, ashtu siç e ka nderuar dhe lartësuar islami?
Islami të vlerëson dhe të nderon o motër, mos prano të shitesh për lirë. Ti e merriton që të jesh e kërkuar dhe jo të kërkosh.
Le të përpiqemi të gjithë, secili sipas mundësive të veta, që rolin e familjes t’a kthejmë sërish në shoqëritë tona muslimane. Le të përpiqemi që nderin dhe dinjitetin e gruas t’a ruajmë, ashtu siç e ka ruajtur dhe vlerësuar islami. Kjo është shpresa e vetme, që dashuria, respekti dhe harmonia të kthehen sërish në familjet tona.

Përktheu: Elmas Fida

duke te lexu me vemendjen me te madhe , jo per hir te dashuris qe ushqej per perrallat qe shkruhen neper libra fetare mos me keqkupto por per kuriozitetin tim te madh . ketu lexohet ose me sakt un ket shkrim e shikoj si nje katalog ose si nje parathenie e nje libri , si nje udherrefyes per te gjetur perfekten , me te miren per veten .

duke te lexuar me shkojn e vijn ne kok pytje si ,

a jan keto qe na lodhin mendjen dhe zemren duke i kerkuar ? a jan kto qe shkruhen aty te cilat na plotsojn ne si njerez dhe na bejn te lumtur ? apo e gjith kjo duket si nje petk qe dum ta mbulojm veten dhe vetem per ti treguar te tjerve se lumturia ekziston ? (por jo ajo qe na ushqen dhe qe ndjejm se kemi gjetur vet ne)

jo çdo gje ne jet vjen duke e kerkuar e kerkuar , e kerkuar dhe duke u lodhur . ne jete ekziston dhe spontaniteti , ai spontanitet qe kur vjen duhet ti hapesh deren , esht ky ai qe te ben te kuptosh qe ajo qe kerkon nuk vjen asnjeher kur ti sforcohesh ta kerkosh , ai vjen pa te pyetur , vjen ne nje menyr qe te ben te mendosh qe ka dhe kshu ne jet , ndryshe nga cfar e ke menduar apo menyren se si e ke menduar qe do te vij tek ty . shum here lodhemi te kerkojm ate qe MENDOJME se na ploteson , duke idealizuar te miren dhe shpresen per ta ushqyer veten me dashuri dhe respekt . un jam fryt i asaj qe deri dje mendoja kshu , pa lexuar keto perrallat por duke idealizuar se nje dit dhe un do te gjej ate qe mendoja se do te me plotesonte si njeri , duke i mbyllyr dyert asaj qe supozohet te jet ajo qe me ploteson vertet. kuptohet qe cdo njeri gjen ne forma te ndryshme lumturin qe i mungon , dikush me thjeshtesin , dikush tjeter me komplikacione duke kerkuar me shum saç mund ti ofroj ne kembim tjetrit, por gjithmon kerkon edhe pse nuk jep aq sa kerkon .

thuhet se...

gjithmon do te ofrosh me shum se sa çdo te marresh, si ligj natyre . si ligj i pashkruar dhe i pakuptimt. por qe jeta ka treguar keshtu . por kur kupton se ajo se cfar ke deshiruar ose qe te ploteson si njeri e ke perball , cfar te stopon mos ta prekesh , mos ta shijojsh , mos ta ndjesh . ta besh te ndihet e jotja , ta plotesosh ate pjes ku duket si e pakuptimt . jo duke idealizuar por duke vepruar dhe duke ofruar , pa patur ndrrojtjen e dikujt apo te nje arsye te dobet qe te cenoj dhe te pengoj veprimet .

jan kto qe shkruhen ketu ,, si etapa qe duhen ndjekur medoemos per te qen i lumtur ? un them jo .

ndoshta un jam aq i qorruar nga kjo ndjenj lumturie , saqe dhe dicka gabim mund ta shikoj si te drejt . por fundja ndihem i lumtur sepse fundja kam dicka qe te lumturohem . dhe e vetmja gje qe mundohem te bej ,, esht mos te me iki prej duarsh kjo ndjenj qe dua te zgjas pafund ,,

ateher do te me duhet te lexoj kto perrallat dhe cdo gje ta nis nga e para ,, si nje rrug pa fund . por deri ateher ket gabim nuk ja lejoj vetes . jetoj jeten time duke u bazu ne rregulloren e jetes , ate qe shikojm prekim cdo dite . duke mos e genjyer veten dhe ti jap shpresa te kota , por duke pranuar dhe hapur dyert asaj qe me lumturon dhe ti fal tjetres te njeten gje . (siç ajo mua)

jam shum i lumtur dhe nje her ,, qe prek realitetin cdo dit . pastaj gabime bejm , njerez jemi...mund ti rregullojm me vazhdimsin e jetes .
 
Titulli: Pe: Cilesit e shokut te jetes.

Te falenderoj per kohen vella ,kurse mendimi yte eshte vella per ate qe thua , je i lire te flasesh por edhe une do te pergjigjna me keto fjale Lumturin une si nje njeri me trup dhe shpirt e kam gjetur ne Islam , ne keto rregulla ti si i kupton perralla , po une i kuptoj thesar te kesaj jete . Kete thesar eshte kompetent qe te na jap Krijusi I Madhe e aty gjenedet lumturia.
 
Pe: Cilesit e shokut te jetes.

ket jam mundu , ta fus brenda tek shkrimi dhe ta le te kuptohet pa qen nevoja ta shkruaj ose ta theksoj . si ne rastin tat , qe i jep shpjegim duke u kap pas atyre qe un i them prralla. per ty esht ndryshe , ka ardh krejt spontanisht sepse aty gjen paqe , aty ti ke gjetur ate pjesen qe je mundu ti japesh kuptim . ket kam shkrujt me lart . pa dashur te ofendoj ty personalisht se ku beson apo do te besosh ti , kam then nje mendim krejt te sinqert se si vjen lumturia tek ne . disa e lexojn diku dhe mendojn se e kan gjetur , disa e kan prekur dhe nuk e besoj , disa te tjer e prekin çdo dit dhe i falen ,

ne fakt kjo e fundit , lumturia shpjegohet ndryshe per cdo individ nuk esht e shkruar , si , qysh , tek kur vjen,, hapi deren thon ,
 
Fjala perralla me preku pak, nese nje dite do te jesh ne vendin tim do tya kuptojshe vete, kurse sa i prket filozofive tua me larte , po te them edhe une ta sqarove shume qarte qe ta kuptojsh por , e di qe smundesh Allahu te udhezofte une e permenda ehde njeher kush na jep neve lumturin apo nga mirret lumturia dhe si shijohet lumturia .dhe jam shume i sigurt se te mungon lumturia , ne ate sa po muj te kuptoj .Kur hidhrohesh te pyes kue gjon lumturin , i kap i shfleton filozofit e sokratit apo filozofeve tjere ?
 
Pe: Cilesit e shokut te jetes.

:studim

:tv:

:gallate:

:poezi:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Cilesit e shokut te jetes.

Allahu te shperblefte per postimin e ketij artikulli !
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top