Cilat shenja të horoskopit nuk do ndryshojnë kurre
Ka nga ata njerëz që do të vijnë gjithmonë përpara orarit të lënë dhe nga ata të tjerë që do të vonohen me orë të tëra
Kjo varet dhe nga astrologjia, të paktën sipas ekspertëve:
Dashi
Shenja me më pak durim nuk e toleron vonesën, madje as vonesën e vet nuk e duron dot. Ndonjëherë janë më të shpejtë se koha.
Demi
Shenja e Demit është gjithmonë vonë, ndaj i duhet përpjekje për t`u përmirësuar. Edhe nëse e kupton që është vonë për diku, nuk e prish terezinë, as magjinë e kafes që po pi.
Binjakët
Vrapon, vrapon, vrapon dhe është gjithmonë vonë. Arsyeja është se po bën shumë punë njëherësh.
Gaforrja
Gaforrja është një nga shenjat më të përpikta. Është gjithmonë i mirëorganizuar ky njeri. Nuk ia justifikon vetes asnjë vonesë dhe arrin ta programojë gjithçka.
Luani
E urren të presë, por të tjerët i lë ta presin.