Cilat semundje lidhen me muajin e lindjes

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
- Ata qe kane lindur ne pranvere shpesh jane me shkurtpames sesa ata qe kane lindur ne muajt e veres, ndersa foshnjat e dimrit dhe te vjeshtes jetojne rreth 160 dite me gjate nga te tjeret.

Njerezit e lindur ne pranvere kane rrezik me te madh te semurjes nga skleroza e shumefishte dhe Alzheimeri ndersa jetojne rreth 160 dite me pak se ata qe kane lindur ne vjeshte, ka treguar hulumtimi 30-vjecar i kryer ne me shume se dy milione austriake dhe daneze. Shkencetaret pohojne se si rreziqet individuale shendetesore te lidhura me muajin e lindjes shpjegohen me ekspozimin ndaj rrezeve te diellit te nenes gjate kohes se shtatzenise.

Rrezet e diellit nxisin prodhimin e vitamines D ne organizem. Ndersa mungesat e tij ne muajt e pare te jetes mund te kene pasoja afatgjate ne shendetin fizik dhe psikik. Vitamina e diellit eshte pergjegjese per rregullimin e mijera gjeneve gjate zhvillimit te femijes ne miter, dhe keshtu ndikon edhe ne inteligjencen e tij. Shkencetaret kane vertetuar qe ata qe kane lindur ne vjeshte dhe dimer jane me inteligjente se femijet e pranveres dhe veres, sepse nenat gjate shtatzenesise “kane thithur” me shume rreze dielli.

Ndikimin e kohes se lindjes ne predispozitat shendetesore te individeve e kane vertetuar edhe studimet individuale amerikane dhe izraelite, te cilat kane zbuluar qe njerezit e lindur ne pranvere jane me shpesh shkurtpames se te lindurit ne vere.

Cka “mbart” secili muaj?

Janari

Njerezit e lindur ne janar kane rrezik me te madh per Alzheimerin, crregullimin bipolar, semundjen e Chronit, epilepsine dhe skizofrenine.

Shkurti

Njerezit e lindur ne shkurt kane rrezik me te madh nga Alzheimeri, crregullimet e te ushqyerit, semundja e Hodgkinsit dhe narkolepsia.

Marsi

Njerezit e lindur ne mars kane rrezik me te madh nga astma, autizmi, diabeti, crregullimet e personalitetit, abuzimi me alkool dhe semundja e Hodgkinsit.

Prilli

Te lindurit ne prill kane rrezik me te madh nga glaukoma, semundjet e neuroneve motorike, koeficienti me i vogel i inteligjences, semundja e Parkinsonit, abuzimi me alkool, rregullimet me ushqim dhe skleroza e shumefishte.

Maji

Njerezit e lindur ne maj kane rrezik me te madh nga autizmi, semundjet e neuroneve motorike, diabeti, koeficienti me i ulet i inteligjences, semundja e Parkinskonit, dhe crregullimi i personalitetit.

Qershori

Njerezit e lindur ne qershor kane rrezik me te madh per sindromen e Downit, diabetin, shkurtpamesine, sklerozen e shumefishte, glaukomen dhe semundjen e Parkinskonit.

Korriku

Ata qe kane lindur ne korrik kane rrezik me te madh nga shkurtpamesia, autizimi, abuzimi me alkool, semundjet e neuroneve motorike dhe sindroma e Downit.

Gushti

Te lindurit ne gusht kane rrezik me te madh nga autizmi, astma, sindroma e Downit dhe semundjet e neuroneve motorike.

Shtatori, tetori, nentori dhe dhjetori

Njerezit e lindur ne shtator, tetor, nentor dhe dhjetor kane rrezik me te madh nga astma.


B.Kuriozitete & Enigma (F_B)
 
Pe: Cilat semundje lidhen me muajin e lindjes

te gjithe muajt paskan nga nje apo me shume semundje....keshtu qe mos te gezohet asnje se mund tja hedhi...:D
 
Back
Top