Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Cilat janë dallimet e islamit sunit dhe atij shiit?

Ekzekutimi i klerikut shiit, Sheik Nimr al-Nimr, prej Arabisë Saudite mund të përshkallëzojë tensionet në botën myslimane edhe më shumë.

Në teokracinë shiite të Iranit, lideri suprem, ajatollahu Ali Kamenei, ka deklaruar se Arabia Saudite, që sundohet prej monarkisë sunite, do të ndëshkohet prej «hakmarrjes hyjnore» për vrasjen e klerikut të zëshëm, që ishte pjesë e ekzekutimit masiv të 47 burrave.

Sheiku Nimr ishte avokat i zëshëm i të drejtave politike për shiitët në Arabinë Saudite dhe në vendet fqinje. Arabia Saudite e kishte akuzuar për nxitje të dhunës kundër shtetit. Dhe ja këtu keni një udhërrëfyes të thjeshtë të dallimeve ndërmjet islamit sunit dhe atij shiit:

Si u shkaktua ndarja?

Skizma erdhi në shprehje pas vdekjes së profetit Muhamed më 632. Ai vdiq pa lënë një pasardhës në krye të bashkësisë myslimane, dhe menjëherë plasën sherret se kush duhej t’i printe besimit të ri dhe në përhapje të rrufeshme.

Disa besonin se prijësi i ri duhej të zgjidhej me ujdi; të tjerëve ua hante mendja se vetë trashëgimtarët e profetit mund ta pasonin kalifin.

Titulli i ishte besuar këshilltarit besnik të profetit, Abu Bakrit (Ebu Bekrit), megjithëse disa mendonin se froni i takonte Aliut, kushëri dhe dhëndër i profetit. Aliu u bë kalif pas vrasjes së dy pasardhësve të Abu Bakrit.

Pasi e vranë edhe Aliun, me një shpatë të helmuar në xhaminë e Kufas në atë që sot njihet si Irak, të bijtë e tij, Hasani dhe Huseini, morën titullin.

Por Huseini dhe shumë të afërm të tij ishin masakruar në Karbala (Qerbela) në Irak më 680.

Martirizimi i tij u bë doktrinë kryesore për ata që besonin se Aliu ishte dashur ta pasonte profetin.

(Për çdo vit bëhen homazhe në muajin Muharrem për nder të tij.) Ndjekësit e tij u bënë të njohur si shiitë, një tkurrje e frazës Shiat Ali, ose ndjekësit e Aliut.

Sidoqoftë, sunitët i konsiderojnë tre kalifët para Aliut si pasardhës të drejtë dhe veten si besnikë të përnjëmendtë të sunah ose traditës së profetit.

Sundimtarët sunitë u prinë pushtimeve të mëdha që zgjeruan kalifatin deri në Afrikën Veriore dhe në Europë. Kalifati i fundit mori fund me rënien e Perandorisë Osmane pas Luftës së Parë Botërore.

Ku dallojnë bindjet e tyre?

Sektet sunite dhe shiite të islamit ngërthejnë një spektër të gjerë të doktrinës, opinioneve dhe shkollave të mendimit.

Degët kanë mendime të njëjta për shumë aspekte të islamit, por ka mosmarrëveshje të konsiderueshme brenda secilës.

Të dy degët kanë besimtarë që përfshijnë gamë të gjerë prej shekullarizmit deri në fundamentalizëm.

Shiitët e konsiderojnë Aliun dhe prijësit që erdhën pas tij si imamë.

Shumica prej tyre besojnë në linjën e 12 imamëve, i fundit prej të cilëve, një djalosh, besohet se ishte zhdukur në shekullin e nëntë në Irak pasi ia kishin vrarë babanë.

Shiitët të njohur si Dymbëdhjetëshat pretendojnë se ai do të rikthehet si Mahdi, ose Mesia.

Për shkak të dy rrugëve të ndryshme që kanë ndjekur dy sektet, sunitët theksojnë fuqinë e Zotit në botën materiale, nganjëherë duke përfshirë sferën publike e politike, derisa shiitët vlerësojnë martirizimin dhe sakrificën.

Cili sekt është më i madh, dhe ku janë të përqendruar?

Më shumë se 85 për qind e 1,5 miliardë myslimanëve të botës janë sunitë. Ata jetojnë përgjatë botës arabe, si dhe në vende si Turqia, Pakistani, India, Bangladeshi, Malajzia dhe Indonezia. Irani, Iraku dhe Bahrejni janë kryesisht me popullsi shiite.

Familja mbretërore saudite, që praktikon një formë të sertë dhe konservatore të islamit sunit të njohur si vahabizëm, kontrollon vendet më të shenjta të islamit, Mekën dhe Medinën. Karbalaja, Kufa dhe Najafi në Irak konsiderohen si vende të shenjta për shiitët.*
Arabia Saudite dhe Irani, fuqitë dominuese sunite e shiite në Lindjen e Mesme, shpeshherë hahen dhe janë në armiqësi në konflikte rajonale.

Kryengritësit shiitë në veri të Jemenit, huthitë, rrëzuan qeverinë e dominuar nga sunitët, duke i prirë pushtimit prej një koalicioni të kryesuar nga sauditët.

Në Siri, që ka shumicë sunite, sekti shiit alavi i presidentit Bashar al-Assad, që për një kohë të gjatë ka dominuar qeverinë, ruan pushtetin edhe në kulmin e luftës së përgjakshme civile.

Edhe në Irak vazhdon belaja për pushtet ndërmjet qeverisë shiite dhe bashkësive sunite, duke u kontribuar fitoreve të «Shtetit Islamik». /dialogplus/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back