Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Për të aksesuar përmbajtjen e forumit dhe të gjitha shërbimet tona, ju lutemi regjistrohuni ose hyni në forum. Anëtarësimi është plotësisht falas dhe zgjat vetëm një minutë.
Sa vjece je ti Baby?Perzotin ndoshta se besoni
Ama sot ma shume se kurr e du veten,edhe kam vetbesim![]()
20Sa vjece je ti Baby?![]()
Dhe 100!
Thank uDhe 100!
Ndjeshmeria eshte kalimtare, me faza qe shkojne e vijne sa lart poshte, ,pavaresisht moshes dhe kohes... pra sipas momenti/nteve / situatave.
Kshuqe nje femer e sigurte ne vetvete, zakonisht ndertohet qe ne femijeri.... ku pavaresisht situatave ne jete e moshes , siguria ne vetvete vazhdon dhe nuk humbet.
Pasuri e patundshme me pak fjale ...
Vërtet, nuk më ka pëlqyer kurrë vetja por pas të 30 ve jam ndjer mire me veten, dhe ato te cilat e quaja difekte fillova ti vlersoj30 vjec e tutje.
Unë bëj përjashtim30 vjec e tutje.
Asht e sigurt qe ka perjashtime ne te dy rastet, qe ka femna ne te njizetat e jan te pjekuna,Unë bëj përjashtimmë ka pëlqyer gjithmonë vetja
![]()
Të përshëndes dhe respekte për tyAsht e sigurt qe ka perjashtime ne te dy rastet, qe ka femna ne te njizetat e jan te pjekuna,
si dhe femna ne te tridhetat e nuk jan te pjekuna sa duhet, por qe te dy keto raste jan ma te rralla.
Une kam pas miqesi me disa qe ishin ne te njizetat e disa tjera ne te tridhetat.
Nuk ka dyshim qe ato ne te tridhetat ishin ma te pjekuna, ma te qeta; njeriu, sidomos ai me temperament si une,
e ndjen njifar prehje shpirtnore ne bisede me to, sepse ato , nga pervoja , nga deshprime e perjetime te idhta qe i sjell jeta,
arrijn me e njoft vetvehten njiher, pastaj edhe bashkebiseduesin, partnerin.
Me ka ra rasti disa her, kam pas miqesi me te tilla qe kan qene 2,3 e ndonjiher 5 vjet ma te moshueme se une.
Te tillat i tejkalojne me lehtesi keqkuptimet ne dialog,jan te matuna dhe e cfaqin aq natyrshem bukurine e personalitetit qe kan !
Thjesht, ato jan ne paqe me vetvehten,qe nenkupton: edhe me tjeret.
Ka ndodh qe nji e tille ne nji cast, qe ishte ma shum keqkuptim se sa kundershti mes nesh,
pas veprimit tem te pamatun, reagoi qetas e me elegance ma sqaroi si ishte puna…. une u ndjeva krejt i vogel pastaj !!
Madje, ne ato caste mendova, “ pse rrin kjo me mue ?!!”
Pse, pra ?? Kjo asht cashtje tjeter.
Ndoshta pikrisht veset qe i kemi, na ben qe ta kemi vemendjen….dhe jo vetem vemendjen,
po cuditnisht, te dalim ne njifar menyre interesant,terheqes per partneren/ partnerin !
E kam bindjen qe, aty ku fillon dashunia, perfundon logjika !
Meqe ne njifar menyre e kemi fjalen per pjekuni, po e permendi nji rast qe ka te bej me ket pike.
Ishim ne studime ne vjetin e trete e po bejm pauze. Njani qe punonte aty ku studjojshim po na tregon per pervojen e tij ne Europen perendimore. Nder te tjera na tha, vajzat skandinave shpesh i lane studimet pergjyst e dalin ne shtete tjera 1-2 vjet, marrin pervoje jetsore e kthehen e i perfundojne studimet , martohen e krijojne familje !
Te gjithe mbetem te hutuem ! Nuk na e kapte rradakja, qysh i len njeriu studimet e del shetit neper bote nji vjet a dy,
e kthehet e i vazhdon prap !!
Disa vjet ma vone me qiti rasti e punojsha ne nji qytet ne Europen perendimore.
Sa isha ne Prishtine per disa dite e u bena gati me u kthtue mbrapa te nesermen, me vjen njani
te dera, te cilin s`e njifsha se s`e kisha pa kurre e po me thote:
Me fal nese te pengoj! Adresen tande e mora nga agjensia ku e ke ble bileten dhe e kam nji lutje.
"Aman i merr keta dokumenta e m`ia con djalit se banon afer qytetit ku banoni ti…
....e kam te vetmin djale, mbas shtate vajzave!"
(ma vone e mora vesh qe kjo ishte rrene e tij, se ai i kishte 3-4 djem e dy vajza)
I mora dokumentat.
Kur mbrrina ne qytetin ku banojsha i telefonova atij personit qe me duhej me ia dhane dokumentat. U morem vesh te takohemi te nesermen mbas dite ne qytetin ku banojsha, ne stacion te trenit ne nji pijetore.
Te nesermen mbasi i kreva do pune e isha ne qytet, po e shoh oren, i kisha edhe nja 40 min. deri ne takim me at personin.
Me shkue ne banese e prap me dale ne qytet, nuk kisha kohe e shkova ne stacion, ne pijetore, zuna vend pran banaku.
Sa e porosita nji kafe, po e vrej njanen, bjonde e natyrshme, ne moshe 23-24 vjec, qe ishte ulun pran meje ne te majte,
u kthye kah une e po me thote, ”mirese erdhe!”
- “Mirese te gjeta” i thashe.
E vrej at ftyre e buzeqeshje te saj: fort e kandshme, fort e ambel !!
Ishte nji simpati e dyanshme mes nesh… hyme ne bisede.
Me pyeti sa me pyeti…prej nga je, cfar profesioni ke, ku punon e tj. dhe kohe pas kohe e shiqonte oren e dores! Ishte nji bisede e kandshme me te.
Kan kalue nja 30 min. ajo u ngrit ne kambe, e mori valixhen, qe e kishte ne anen tjeter, e po me thote:
na shkojka biseda fort bukur, a ma jep adresen e mbesim ne kontakt !
- Te mbesim ne kontakt pa tjeter, se qenke vajze interesante, po qe i biem ma shkurt,
i ndrrojme numrat e tel. , i thashe.
- Ah, jo…nuk kam numer te tel. njiher, une jam tue udhtue per ne SHBA, atje do te qendroj nja nji vjet !
- Nji vjet ne SHBA ?! Po ti sapo me tregove qe e ke krye vjetin e trete te studimeve ne mjekesi,
cka do te besh me studime, qe shkon atje ?!
- Ah, kjo asht gja normale te na ne Danimarke…. I lame studimet pergjyste, dalim ne shtete tjera, njofim kulturat tjera, e njofim boten ma mire, po edhe vetvehten, behmi me te pjekun e pastaj kthehmi i kryejm studimet, punesohmi e krijojme familje !
Mbasi u peshendetem e i deshirova udhe te mbare, vet mbeta i hutuem !
Pastaj m`u kujtuen fjalet qe na i pat thane disa vjet ma pare ne studime, ne pauze, ai personi qe na tregonte per Skandinavi.
Switch between full screen and narrow screen modes.
Easily review content and get an organized view with grid mode.
Display your content in an organized and visually rich way with background images.
Create a larger workspace by hiding the sidebar.
Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.
You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.
Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.
Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.