Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Cikël me poezi nga Klito Fund

Le te heshtim

Lamtumirë, mike, lamtumirë,
Midis nesh tani nuk ka asgjë.
Ato netë që bashkë i kemi gdhirë,
Le të heshtin si filmat pa zë.

Le të heshtin orët erotike,
Shtrirë mbi një shtrat të çrregulluar,
Mes rrënkimesh, afshesh e dënesash,
Ndër çarçafë çmendurisht të ngatërruar.

Ti aty e flake virgjërinë,
Lodrën fëminore, që të mbeti.
Një njollë loti dhe tjetra ngjyrë vishnjë
Vajzërinë e brishtë përshëndeti.

Ti e di sa bukur ne kaluam,
Ti e di që duheshim aq fort,
Por takimet kanë edhe ndarje,
Buzëqeshjet kthehen shpesh në lot
 
Titulli: Cikël me poezi nga Klito Fund

Perse?

Pse me qendron tani keshtu e ftohte,
Si nje statuje e bardhe antikiteti,
Perse largohesh vazhdimisht nga une,
Si guralec i thate javes detit?

Po s'te pelqeu ky shpirti im plot dallge,
Ma thuaj dhe me lajka mos me mbaj,
Si burrat ndarjes un'di t'i bej balle,
S'e kam zakon te psheretij apo te qaj!..... -
 
Titulli: Cikël me poezi nga Klito Fund

VIRGJثRESHثS

اmë vështron ashtu moj bukuroshe e virgjër
Sa pi ti ujë unë pi konjak,
Në xhep mbaj veç një libër 'Rubairat e Khajanit plak.

اmë vështron ashtu moj kryevepër seksi
Dhe si mjellmë rrugës më rrëshqet,
Jam gjahtar i pamëshirshëm zoçkash,
Në lakun tim ke për të rënë shpejt.

اmë vështron ashtu moj bukuroshe e virgjër
Dhe më qesh ashtu me ironi,
Prit kur të kem në shtrat të shtrirë
Si të tjerat do qash dhe Ti...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back